Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam dashuruar me njerkun tim!

Unë jam një vajzë nga Tirana, por emrin s`dua ta bëj publik. Vij nga një familje e pasur dhe në jetë, kurrë s`më ka munguar asgjë.

Tani jam 25 vjeçe dhe studioj për Shkencat e Natyrës. Kur isha e vogël, familjarët e mi më llastonin shumë. Duke qenë se mami u nda nga babai, shumë herët unë jetoja me mamin.

Atëhere isha vetëm 17 vjeçe dhe, edhe pse isha zhvilluar shumë në trup, me mendje isha ende një fëmijë. Mami im, jo se dua ta paragjykoj, por ishte shumë e lëvizshme, por kohët e fundit u lidh me një njeri që quhej S. dhe që krijoi me të një lidhje të qëndrueshme. Ai ishte shumë i bukur. Ishte tipi i meshkujve që shikohen vetëm në telenovela. Ajo e donte dhe marrëdhënia e tyre u zgjerua aq shumë saqë herë-herë ai vinte te ne, derisa ata filluan të bashkëjetojnë në shtëpinë tonë. Nw atë kohë, kjo gjë më dukej normale. Edhe pse shoqet e mia më pyesnin se si e duroja, unë nuk i kushtoja shumë rëndësi.

Advertisement

Ata ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin, unë e ndieja veten shumë të lumtur mes tyre dhe mami në të vërtetë më mbante shumë afër. Edhe S. ishte një njeri i dashur dhe mua më respektonte si vajzën e vet. Sa herë vinte, më sillte lloj-lloj gjërash që t`i kërkoja unë dhe ulej e bënte shaka me ne nëpër darka, ashtu siç babi im s`kishte bërë kurrë. Sa herë ata dilnin, më kërkonin të dilja me ta dhe unë mund të them me plot gojën që kam qenë ndër të paktat vajza që kanë dalë nëpër lokalet e natës të asaj kohe sepse shoqet e mia nuk i linin. Jeta jonë ishte aq e bukur sa ngjante me një ëndërr. Kishte netë kur trembesha në gjumë dhe, edhe pse nuk isha shumë e vogël me trup, mami më thërriste dhe flija me ta në krevatin dopio. Unë fillova të lidhesha aq shumë pas S.-së saqë nuk e kuptoja se çfarë ndjeja ekzaktësisht. Duke qenë se nw atë kohë shihja shumë telenovela, fillova që netëve të ëndërroja për të. Edhe kur uleshim për të ngrënë, e shikoja me admirim se si na pastronte peshkun mua e mamit dhe si na rrinte gati. E kisha fiksuar në mendje se nuk kishte burrë si ai dhe dalëngadalë fillova ta imagjinoja si njeriun tim ideal.

Mami kishte ditë që i kërkonte të vinte të më merrte në shkollë dhe ai ashtu bënte. Unë hipja në makinë dhe e puthja në faqe, por ndjeja se gjunjët më priteshin. Mezi prisja të mbaronte ora e gjashtë e të ikja në shtëpi. Sa herë më thoshte mami që ai kishte punë dhe s’vinte dot, ikja në shtëpi gjithë nerva. Ishte një ndjesi që s`duhet ta provoja kurrsesi. Gjatë muajve të verës, ne vendosëm të shkonim me pushime në Turqi. Në atë kohë, shumë pak njerëz shkonin nga Tirana, mirëpo mami vendosi të shkonim dhe sigurisht, ata më morën me vete. Ishte hera e parë që do të dilja me rroba plazhi në sy të S.-sw dhe kisha pak ndrojtje. Nw atë kohë fillova të ndjeja shumë më shumë për të, fillova të bëhesha aq xheloze edhe kur putheshin ose rrinin afër me mamin. Unë fillova që ndjenjat e mia t`i shpalosja në një ditar, gjë që realisht, ishte diçka jo e mirë. Fillova të shkruaja aty ëndrrat që shikoja me të. Shikoja sikur natën linte dhomën e tij dhe vinte më shtrëngonte e rrinte me mua. Sikur më nxirrte nëpër rrugë përdore dhe sikur më mbante në krahë. Aty madje shkruaja edhe sikur e imagjinoja një natë me të duke iu dhënë me aq dashuri sa provoja, mirëpo kur ngrihesha në mëngjes, të gjitha çfarë kisha ëndërruar më duhej t`i lija mbas krahëve e të shihja një realitet tjetër i cili filloi avash-avash të më bënte të vuaja. Një herë mbaj mend që, kur S po më mbante në pishinë për t’u hedhur bashkë, më erdhi ta puthja dhe bëra sikur kisha frikë, vetëm e vetëm për t’u shtrënguar nga krahët e tij të fuqishme. Nuk e di nëse ai e vuri re, por pasi më përqafoi, ai më shtyu si me lezet, duke më larguar. Ai kishte disa ditë që i evitonte kontaktet tona fizike dhe kjo ndoshta ishte një shenjë për mua, por unë si fëmijë që isha, edhe një buzëqeshje e merrja për sinjal.

Mbaruan pushimet dhe neve na duhej të ktheheshim në Tiranë. Imagjinoni si është të shikosh si rivale mamin e cila më kishte mbajtur afër dhe më kishte dhënë gjithçka në jetë. Kisha arritur deri aty sa, kur dilnim për të blerë diçka, i thoja mamit: “Jo, nuk të shkon”, si e si që të mos dukej më e mirë se unë. Kur vishej për të dalë në darkë, i thoja se ishte e vjetër tani dhe duhet të mbulohej pak, ndërkohë që ndihesha xheloze, sepse trupi i saj ishte shumë i bukur…

Më vjen turp tani kur e mendoj, por realisht, këto i kam bërë. Kulmi i fantazisë sime ishte kur unë merrja këmishat e palara të S.-së dhe u merrja erë. E doja aq shumë atë erë parfumi, sa nuk mund ta imagjinoni. Më dukej sikur po flija me të, por realisht, flija me këmishat. Një ditë, herët në mëngjes, mami erdhi dhe më gjeti. Unë isha krejtësisht e zhveshur dhe kisha këmishën e S.-së sipër. Më tha: “Ç’je veshur ashtu? Ajo është e palarë!”, sepse kurrë nuk mund ta kuptonte atë që bluaja unë në mëndje. E hoqa dhe e çova për ta larë.

Unë në Tiranë kisha një shoqe shumë të ngushtë me të cilën ndaja çdo sekret. Ajo e dinte edhe për ndjenjat që kisha për S.-në, por e kuptonte se ato ishin thjesht fantazi. Fola me shoqen time një ditë në telefon, por më mbaroi krediti dhe i thashë mamit të më jepte telefonin e saj. Ajo ma dha dhe unë fola gjatë nga dhoma ime. Kur mbarova, ia dhashë telefonin prapw, por ajo shoqja ime, budallaçka, padashje, duke menduar se ma dërgonte në telefonin tim, më kishte çuar në telefonin e mamit, këtë mesazh…“Kujdes me ditarin moj, se mos e lë vend e pa vend dhe ta lexon ajo e bëhet nami”.

Mami e kishte marrë mesazhin dhe, duke qenë se shumë herë më kishte pyetur nëse më ngacmonte njeri dhe unë e kisha mohuar, kishte menduar se unë kisha bërë diçka me ndonjë djalë dhe nuk më tregoi se më kishte ardhur mesazh. Ajo erdhi nga dhoma ime dhe me pretekstin se ishte dhoma pis, më tha që të kapnim e të pastronim gjithë shtëpinë. Realisht, unë isha e lodhur atë ditë dhe bëra pak debat me të, por ajo insistoi dhe në momentin e fundit, më tha:

– Ok, t`i pastro vetëm ballkonin, me shtëpinë merrem unë.

Unë mora të pastroja ballkonin, duke mos ditur asgjë se çfarë po bënte ajo në dhomën time. Pas gjysëm ore, erdhi një e ulëritur nga dhoma:

– Hajde urgjent këtu!

Unë shkova shumë e qetë sepse s’e dija ç’do të ndodhte. Sa u futa dhe e pashë me ditarin tim në dorë, më iku mendja. U trishtova pa masë. Fillova të qaja, pa më kërkuar ajo asnjë shpjegim. Ajo i kapi të gjitha fletët dhe i grisi me inat.

– S’duhet të ma kishe bërë këtë kurrë! – më tha dhe iku nga dhoma.

Unë qëndrova aty. Nuk munda ta besoja se i kishte lexuar të gjitha ato gjëra që kisha shkruar aty si për S.-në, si për atë. Aty shprehja dëshirën që S.-ja ta linte e unë më vonë të ikja me të jashtë shtetit. Mendova se do të më thsohte të bëja rrobat gati e të ikja te babi, edhe pse e dinte se gruaja e babit më urrente dhe ziheshim shumë. Ishte një konfuzion total ai që kisha në mendje, por nuk kisha as guximin të shkoja t`i kërkoja falje. Pas dy orësh që unë nuk dola fare nga dhoma dhe fillova t’i bija kokës me grushta, erdhi ajo dhe më kërkoi falje mua.

– Nuk duhet të të kisha dhënë shembullin e gabuar… – më tha dhe më përqafoi duke më thënë se S.-ja nuk do të jetonte më me ne.

Unë ngela e shtangur në vend sepse për mua, ajo situatë nuk kishte zgjdhje. Më tha se tani do të më përkushtohej më shumë dhe nëse vërtet isha dashuruar me këtë njeri, do të më tregonte aq shumë difekte që kishte ai sa do të ma largonte nga zemra. Tha kështu dhe qeshi me të madhe. Unë e kuptoja që isha shumë gabim, iu luta që këtë muhabet të mos e bënte fare me S.-në dhe ajo m’u betua. Në darkë e mori në telefon dhe i tha që unë kisha disa probleme në shkollë dhe se do të iknim ca ditë në fshat te dajat. Ashtu bëmë. Të nesërmen ikëm në shkollë, morëm leje dhe u nisëm për një javë pushime te dajat. Gjatë atyre ditëve unë fola shumë me mamin dhe kuptova sa rëndë kisha vepruar dhe sa larg kisha shkuar me fantazinë time. Ajo ma bëri të qartë me 1000 arsye se pse nuk mund të dashurohesha me një njeri 16 vjet më të madh se veten, edhe pse ai ishte djalë i mirë dhe na donte shumë të dyjave. Ndenjëm disa ditë në fshat me gjyshërit dhe unë rifitova disi qetësinë mendore e shpirtërore që më kishte munguar. Me pak fjalë, fillova t`i thërrisja mendjes.

Kur erdhëm në Tiranë, mami u mundua ta takonte S.-në më rrallë dhe unë, hap pas hapi, fillova të dilja e të pëlqeja moshatarët e mi. Ishte një fazë kalimtare për mua, edhe pse brenda meje kisha kaluar një makth të vërtetë. Nuk e di nëse mami e kishte të lehtë të kapërcente ato që kishte lexuar në ditar, sepse ishin shumë të rënda, por mendoj se deri diku i pranoi sepse ishin vetëm fantazi.

Tani jam shumë e lumtur dhe jam e lidhur prej disa vitesh me një djalë nga Elbasani i cili jeton dhe punon në Tiranë. Ai është moshatari im dhe kuptohemi shumë bashkë, ndërkohë që mami është fejuar më S.-në dhe ata kanë ikur të jetojnë te njerëzit e tij në Greqi, për të na e lënë shtëpinë neve. I dua të dy pa masë dhe, sa herë i përqafoj, më kujtohet sa budallaçkë kam qenë. Një herë, i thashë S.-së: “Dikur ti ke qenë mashkulli ideal, ndërsa tani, kam princin tim të kaltër”.

Ai qeshi, por unë e mami e dinim se vërtet ishte ashtu. Tani, kur e mendoj, qesh me veten time… Është një histori që s`do ta rrëfeja kurrë për dikë sepse nuk ndodh shpesh që të dashurohesh me njerkun, por duke parë që sot në shoqërinë shqiptare njerëzit janë bërë shumë të hapur dhe mirëkuptues, mendova ta ndaj me ju. Ndoshta mund të ndihmoj edhe ndonjë vajzë tjetër në këtë vend, që mund të gjendet në një situatë të ngjashme. Shpresoj ta kem bërë tashmë! Ju falënderoj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Menopauza, periudha më e vështirë në jetën e gruas!

Next Post

Në prag të martesës, zbulova që kishte fëmijë

Advertisement