– Jam një zonjushë 55 vjeçe, ende e virgjër, që gëzoj shëndet të mirë. Deri tani nuk po shoh ndonjë shenjë të menopauzës me aq sa kam lexuar dhe kam marrë informacion.
Në rast se po, a mund të pihet progresteron për ta shtyrë sa më shumë menopauzën? Për sa kohë duhet t’i pi dhe a e dëmtojnë organizmin progresteronet?
Nga eksperienca e nënës sime, ju them se ajo, pas moshës 55 vjeçe, ka pirë ca ilaçe për ndërprerjen e menstruacioneve dhe jetoi deri në moshën 78 vjeçe. Po martesa mbi moshen 55 vjeçe, a sjell dëmtime në organizëm? Ju falënderoj për përgjigjet tuaja. Me respekt, Vera.
Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, whatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje e nderuara zonjushë Vera! Piksëpari më vjen mirë që gëzoni shëndet të mirë por më vjen shumë keq që deri tani s’keni arritur të martoheni, të lindni fëmijë dhe të keni kontakte seksuale të rregullta që është pjesa fiziologjike e jetës pjesa më e bukur e jetës se dashuria e seksi të japin energji pozitive kurse virgjiniteti në moshë të madhe të jep energji negative dhe jo të krenoheni që jeni e virgjër po të ndiheni si fajtore. Është një gabim shumë i madh që s’e keni shfrytëzuar këtë pjes të jetës që nuk kthehet më. Dashuria dhe seksi janë procese fiziologjikë, jo vetëm që japin kënaqësi apo dëfrim po dhe shëndet të mirë. Menopauza është një proces fiziologjik si çdo proces tjetër jetësor dhe për këtë nuk duhet të kemi frikë. Ju jeni me fat që trashëgoni nga nëna juaj një menopauzë në moshë jo të hershme,prandaj nuk duhet perdor hormone per te ardhe sa me shpejt ne menopauz se eshte me mire per shendetin qe sa me ne moshe tju lejn mestruacionet aqe me mir eshte per shendetin. Mendoj se nuk duhet t’ju trembë ky fakt dhe nuk jam dakord për ta shtyrë këtë fazë duke përdorur hormonoterapi, edhe për faktin që periudhën riprodhuese e keni patur pasive, ndërsa nëna juaj ka riprodhuar, kështu që nuk jeni në të njëjtat kushte. Uroj të keni një periudhë sa më normale të saj, por duke e ndihmuar me qëndrimin tuaj aktiv gjatë kësaj periudhe dhe duhet hormonoterapi per te trajtu shenjat e menopauzes duke marre vit E 400 mg nje her ne dit,kalcium glukonat kunder osteoporozes dhe hormono terapi me estrogjene angjeliq sipas nevojes po te keni shenja te menopauzes. Menopauza nënkupton ndërprerjen e ciklit menstrual. Normalisht fillon mes moshës 45-55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët se 45 vjeç apo edhe pas moshës 55 vjeçe por sa me von tu vije menopauza aqe me mir eshte per shendetine. Megjithatë, me fillimin e menopauzës nuk do thotë se fillojnë vitet e pleqërisë ,po kesaj periudhe duhet ti kushtoni shume rendesi se po i trajtut mire shqetesimet e menopauzes periudhen e trete te jetes do e kaloni me shendete shum te mire. Menopauza është periudha e tranzicionit në jetën e gruas, kur vezoret e saj ndalojnë së prodhuari vezë, trupi i saj prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, dhe cikli menstrual bëhet më i rrallë, eventualisht ndalojnë të gjitha së bashku.Hulumtimi i ri, i botuar në revistën Neurologji, tregon se një shfaqje e vonë e menopauzës mund të përfitojë aftësitë e kujtesës së grave të vjetra më vonë në jetë. Nuk ka mënyra për ta vonuar momentin e hyrjes në klimaterium, por menopauza është proces fiziologjik natyral por po të keni simptomë të menopauzës këto simptome mund të zbuten apo tërësisht të parandalohen. Terapia hormonale ka qenë me vite një subjekt i mosmarrëveshjeve të ashpra. Preparatet hormonale jepen vetëm tek gratë, të cilat pa ato preparate do kishin kualitetin e jetesës të barabartë me zero, sepse edhe terapia hormonale masovike dhe preventive është shumë e rrezikshme, shkruajnë ekspertët Progesteroni qe po thoni ju është hormoni i dytë femëror për nga rëndësia si dhe estrogeni, pjesa më e madhe e tij prodhohet nga vezoret. Një sasi më e vogël prodhohet nga gjëndrat adrenale (mbiveshkore). Progesteroni luan rolin kryesor në përgatitjen e organizmit për shtatzani. Para shtatzanisë, ovaret prodhojnë progesteron mbas ovulacionit, për të përgatitur mitrën për konceptim si dhe për të krijuar ambjent të përshtatshëm për spermën dhe nuk ka nevoj te merret per te ardhe ne menopauze. Progesteroni ndihmon gjoksin të prodhojë qumësht. Në menopauzë prodhimi i progesteronit ulet pak, krahasuar me periudhën e riprodhimit. Martesa në moshë të madhe nuk është e dëmshme për shëndetin dhe keni mundur dhe mundeni të martoheni në çdo periudhë të jetës por unë ju rekomandoj që para se të martoheni të bëni një konsultë me psikologun dhe gjinekologun që të merrni informacionin e duhur sepse 55 vjet e virgjër dhe mund të keni humbur ndjenjat për meshkujt dhe mund të ndiheni keq dhe të krijoni stres që mos të arrini deri te divorci e të zhgënjeheni nga martesa në moshë të madhe. Ju uroj të martoheni sa më shpejt dhe të shfrytzoni pjesën më të bukur të jetës, dashurinë që ju ka munguar deri tani .