Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ja çfarë nuk dinit për trupin tuaj…

1. Ne përdorim 100% të trurit

Mendon se vë në punë vetëm 10% të kapacitetit të trurit? Në fakt, nuk është e vërtetë.

Sipas Erik Çadler, profesor në Universitetin e Uashingtonit, po t’i hiqnim trurit tonë 90% të kapacitetit, do të mbeteshim me aftësinë e të menduarit që ka një dele. Profesori në fjalë është marrë për një kohë të gjatë me idenë e hedhur se “përdorim vetëm 10% të kapacitetit të trurit” dhe ka shkruar disa artikuj për këtë temë. Ai thotë se gjatë skanerit të rezonancës magnetike të trurit, doktorët mund të shohin se ç’zonë e trurit po përdoret, bazuar në sasinë e gjakut që drejtohet atje. Sipas doktor Çadlerit, gjatë këtyre analizave është vënë re se 100% e trurit tonë është në funksionim. 

Advertisement

2. Bebet flenë shumë, por bëjnë gjumë të copëzuar

Thuhet se një bebe fle 18 orë në ditë. Nëse ju keni një bebe në shtëpi, mund të vini re se ky gjumë nuk bëhet me orë të tëra rresht, ashtu si flenë të rriturit. Kjo, sepse bebet flenë ndryshe nga të rriturit. Sipas Shoqatës së Neuroshkencës, gjatë viteve të para të jetës, bebet flenë shumë, por me copa, duke kaluar më pak kohë në gjumin REM (kur truri është aktiv dhe shihen ëndrrat) dhe më shumë në gjumin e thellë. Të rriturit flenë në mënyrë të kundërt: Më pak orë, më pak gjumë të thellë, më shumë gjumë REM. Ka të dhëna se ky ndryshim varet nga nevojat e trupit që rritet. Studimet kanë treguar se gjumi i thellë shkaktohet nga sekretimi i hormonit të rritjes.

3. Maksimumi i masës kockore arrihet në moshën 30 vjeç

Maksimumi i masës kockore është pika kur trupi ynë ndalon në prodhuari inde kockore. Paskëtaj, kockat tuaja nuk shtojnë më në densitet. Burrat mund ta mbajnë stabël densitetin e kockave, por gratë humbasin shumë gjatë menopauzës dhe sipas të dhënave të një shoqate, sa më e ulët të jetë masa kockore, aq më shumë keni mundësi të vuani nga osteoporoza më vonë. Për fat të keq, 75% e masës kockore është e lidhur me faktorët gjenetikë, që ju nuk mund t’i kontrolloni, por gratë mund të kujdesen për 25%-in tjetër, duke konsumuar sa më shumë ushqime me kalçium dhe vitaminë D (sidomos në adoleshencë), duke përdorur pilulën, duke mos pirë duhan dhe duke bërë ushtrime rregullisht, por jo me tepri. Vajzat e reja që bëjnë fizkulturë dhe dieta drastike, aq sa u ndërpriten periodat, humbasin gjithashtu edhe sasi të mëdha të masës kockore, të cilën mund të mos e shtojnë kurrë më.

4. Ne kemi 2 milionë qime të holla në veshin e brendshëm

Prania e qimeve (ose stereocileve) thellë në vesh nuk konsiderohet mungesë higjiene, në ndryshim nga qimet që rriten në veshin e jashtëm. Përkundrazi, ato janë të domosdoshme për procesin e dëgjimit, për kthimin e valëve akustike në sinjale elektrike që lexohen nga truri. Kur stereocilet goditen nga vibracionet e zërit, ato prodhojnë elektricitet dhe fillojnë “të kërcejnë”. Në maj 2008, disa studiues zbuluan se ky “kërcim” dhe proteina që e shkakton atë janë shkaktarët e amplifikimit të zërit nga stereocilet. Nëse qimet e vogla nuk kërcejnë dot, truri me të cilat janë lidhur nuk mund të dëgjojë tingujt me frekuencë të lartë duke shkaktuar deri edhe shurdhim.

5. Në sy zhvillohen tri procese të ndara nga njëra-tjetra

Studime të reja kanë treguar se në sy zhvillohen tri procese të ndara që e ndihmojnë trurin tonë “të lexojë” të dhënat vizuale. Njëri proces fokusohet te forma, tjetrit te ngjyra dhe i treti ka për detyrë të interpretojë lëvizjen dhe vendndodhjen. Është vërtetuar se njerëzit mund të shohin dhe kuptojnë gjëra të tilla si perceptimi i thellësisë dhe tekstura e materialit, edhe në mungesë të ngjyrave, vetëm duke u bazuar tek intensiteti i dritës.

6. Gjuha jonë mund të dallojë 5 lloj shijesh

Në shkollë mbase keni mësuar se gjuha e njeriut mund të dallojë 4 shije të ndryshme: të ëmblën, të kripurën, të thartën dhe të hidhurën. Megjithatë, në tekstet shkollore është lënë jashtë një tjetër shije: Umami. Kjo është një fjalë japoneze që përkthehet: e shijshme. Kjo shije është identifikuar si nga një shijet primare nga një kimist japonez në vitin 1908, që u bë kureshtar ta studionte pasi hëngri një tas me supë algash. Ai gjeti një përbërës kimik që ndikonte tek umami, monosodiumi glutamati ose ndryshe, MSG. Megjithatë, MSG nuk është mënyra e vetme për të ngacmuar puprrat e umamit në gjuhë. Shpesh ato ngacmohen edhe nga ushqime si mishi, djathi i stazhionuar, domatet dhe kërpudhat.

7. Në vitin 1900, mosha mesatare ishte 47 vjeç, kurse sot, 77 vjeç

Në atë kohë vetëm 4% e popullsisë ishte mbi 65 vjeç dhe ata nuk ishin aq në formë sa 65 vjeçarët e sotëm. Sot, mosha mesatare është mbi 77 vjeç. Pse sot jetojmë dhe jemi të shëndetshëm për një kohë më të gjatë? Arsyet janë të shumta… janë shtuar vaksinimet, kemi përmirësuar standardet e sigurisë, që nga vendet e punës deri në mjetet e transportit. Gjithashtu, mjekësia është zhvilluar aq shumë sa sëmundje që dikur ishin vdekjeprurëse, sot janë bërë të shërueshme, ose të paktën, janë vënë nën kontroll. Por, sipas studimeve, përparimet më të mëdha janë bërë në fushën e nivelit të vdekshmërisë te bebet. Ato janë ulur në masën 90%, ndërsa vdekshmëria e nënave është ulur në masën 99%.

8. Bebet 8 muajshe kanë 1000 trilionë sinapse

Sinapset janë lidhjet ndërmjet neuroneve, qelizat që kontrollojnë funksionimin e trurit. Bebet bëjnë shumë prej këtyre lidhjeve, edhe më shumë sesa i duhet trurit të një të rrituri. Në këtë mënyrë, truri mëson se cilat lidhje janë më efikase dhe të nevojshme. Nëse një sinaps nuk përdoret, ai “krasitet”. Kur fëmija arrin moshën 10 vjeçare, numri i tij i sinapseve arrin sa gjysma e fillimit. Për këtë arsye, ajo që fëmijët mësojnë në fëmijëri është shumë e rëndësishme. Nëse një fëmije nuk i mësohet të flasë, gjë që ka ndodhur në disa raste të neglizhimit të plotë, ata kanë mundësi të mos flasin kurrë më, sepse sinapset që bëjnë të mundur komunikimin nuk janë përdorur kurrë dhe për këtë arsye, shkatërrohen. Nga ana tjetër, nëse procesi i “krasitjes” nuk ndalon në mënyrë të natyrshme, ashtu siç duhet të ndalojë, edhe lidhjet më thelbësore mund të shkatërrohen. Studiuesit kanë zbuluar kohët e fundit se disa sëmundje degjeneruese, duke përfshirë glaukomën, fillojnë kur truri vazhdon të shkatërrojë sinapse.

9. Vëllimi i stomakut bosh të një të rrituri është 50cm3

Por… kjo është e vërtetë për stomakun bosh. Nëse e ngjeshim me ushqime, vëllimi i tij mund të arrijë deri në 4000 cm3. Sigurisht, madhësia e stomakut ndryshon sipas njerëzve dhe kjo i shtyn ata të mendojnë se njerëzit shumë të dobët kanë edhe stomak të vockël, por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Një studim i publikuar në 2005 nga Gazeta e Kirurgjisë së Obezitetit krahasonte madhësitë e stomakut të personave obezë, me ata jo obezë dhe zbuloi se obezët nuk kanë stomak më të madh se të tjerët. Megjithatë, një studim tjetër ka treguar se njerëzit që janë mësuar ta teprojnë me të ngrënë, kanë një stomak më të madh se mesatarja. Mësimi i nxjerrë ishte ky: Nëse e ke stomakun e madh nuk do të shëndoshesh me domosdo, por nëse ha më shumë se ç’duhet, vazhdimisht, vëllimi i tij mund të zmadhohet dhe krijohet një cikël që ai bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u mbushur dhe për t’iu kthyer zakoneve të mira të të ngrënit, duke mos rënë në peshë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Java e... Silvana Rusit!

Next Post

Kush pi kafe duhet të mendohet dy herë, ajo bën dëm si kanabis

Advertisement