Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E dua, por është impotent!

Unё qё po ju shkruaj jam njё 40 vjeçare, akoma e pamartuar.

Nё rini kam patur shumё kёrkesa, por duke dashur të zgjedh burrё, mbeta fare pa tё. Ka gati 4 vjet qё njoh njё burrë që i ka kaluar tё 45-tat, pra, s`ёshtё djalё, por burrё.

Historia jonё filloi rastёsisht. Unё e njoh atё qёkur kam qenё e re sepse banon nё ish- lagjen e gjyshes sime, por nuk e kisha parё qёkur gjyshja ndёrroi lagje. Siç ju thashё, para katёr vjetёsh po pija kafe me njё shoqen time tё ngushtё dhe pashё nё tavolinёn ngjitur njё fytyrё tё njohur. Nё fakt, edhe ai po mё shihte dhe kur shikimet tona u bashkuan, ai ma bёri:

Advertisement

– Ç`kemi?

U ngrita dhe ai u ngrit. U pёrshёndetёm dhe e ftova tё ulej nё tavolinёn tonё. E prezantova me shoqen dhe kujtuam kohёn e fёmijёrisё kur luanim sё bashku. Ai ishte mё i madh se unё dhe ajo qё mbaja mend mё mirё ishte se ai mё dilte zot kur mё ngacmonin, pasi ai ishte shumё mё i madh se unё. Shkёmbyem numrat e telefonit dhe u ndamё. Nё fakt, mё mbeti mendja tek ai dhe mezi po prisja tё mё telefononte. Dhe ai nuk vonoi shumё. Tё nesёrmen mё mori nё telefon dhe mё ftoi tё takoheshim nga liqeni pёr vrap. I thashё menjёherё, po. Dolёm nga liqeni dhe pasi bёmё pak vrap, u futёm nё njё lokal pёr kafe. Ndenjёm aty duke folur pёr jetёt tona dhe u ndjeva shumё mirё.

Ai nuk ishte martuar, mё tha se kishte qenё i lidhur me disa femra, por me asnjёrёn nuk kishte pёrfunduar nё martesё. Nё fakt, e kuptoja shumё mirё sepse edhe mua mё kishte munguar guximi qё kisha arritur nё moshёn 40-vjeçare e pamartuar. Ai mё pёrcolli deri te shkallёt e pallatit dhe aty u ndamё.

Takimet tona u shpeshtuan. Takoheshim mbasdite, sepse paradite ai ishte nё punё, ndёrsa unё nuk isha nё punё sepse ndёrmarrja ku punoja ishte privatizuar dhe mё ishte shkurtuar vendi i punёs e nuk isha munduar tё gjeja punё tjetёr. Në atë kohë, s’po kërkoja as punë sepse prisja tё shkoja te njё shoqe nё Itali pёr vizitё.

Njё ditё tё premte e ftova tё shkonim jashtё Tiranёs. Ai mё nxori njё mal me justifikime tё kota. Nuk u binda fare nga kёto justifikime, por atij nuk i thashё gjё.

– Mirё – i thashё – S`ka gjё. Shkojmё njё herё tjetёr, nuk mё mbetet hatri.

Ne e vazhduam jetёn normalisht mё ato takimet nёpёr kafene, nё kinema, te liqeni e kudo. Ishte shumё bukur tё ishe e lidhur me tё. Ai mё bёnte dhurata shumё tё shtrenjta dhe, kur shkonim diku, preferonim vetёm vende luksoze. Nga ana ekonomike ai ishte shumё mirё. Fundjavёn tjetёr i dhashё pёrsёri variantin pёr tё dalё jashtё Tiranёs. Ai nuk donte pёrsёri. Unё u nevrikosa dhe ia mbylla telefonin, me shpresё se ai do t’i binte nё çast e do të mё thoshte tё bёhesha gati e tё shkonim, por ai nuk i ra fare, as atё natё, as të nesёrmen. Edhe unё u tregova kryeneçe. Nuk e mora. Tashmё, çdo gjё ishte gati pёr tё shkuar nё Itali te shoqja. Ai kishte dy ditё qё nuk mё kishte telefonuar, kёshtu qё unё e ndjeva se duhet ta lajmёroja se do tё shkoja nё Itali. E mora nё telefon dhe i thashё:

– Si je? Pse s`mё ke telefonuar?

– Kam qenё i zёnё – tha shumё ftohtё. – pastaj ti ma mbylle telefonin dhe ti e di qё unё e kam shumё inat kёtё gjё.

Ai bёnte gjithmonё qё faji tё mё ngelte vetёm mua.

– Mё fal – i thashё, pavarёsisht se nuk kisha faj. – Tё mora se nesёr do tё shkoj nё Itali dhe thashё se do tё doje ta dije.

– Udhё tё mbarё dhe ia kalofsh sa mё mirё! – tha ai.

– Faleminderit! – i thashё.

U nisa dhe nё avion mendoja se ku kisha gabuar, se pse u nxeh ai me mua. Nё fakt, ateherё nuk e dija se ai bёnte si i nxehur pёr tё fshehur sekretin e tij. Kur u ktheva nga Italia, e mora nё telefon dhe i thashё se i kisha sjellё njё shishe verё tё mirё dhe doja ta takoja se mё kishte marrё malli. Pranoi.

U takuam. Ai mundohej tё mё mbante mёri, por biseduam dhe çdo gjë u normalizua. U takuam pёrsёri e pёrsёri, por mes nesh kishte thjesht shoqёri. Nuk kishte ndodhur asnjё akt tjetёr pёrveç puthjes. Ai dinte tё puthe shumё mirё, por vetёm kaq. Ai nuk mund tё bёnte asgjё tjetёr veçse tё puthte, ai ishte impotent. Mundohej ta fshihte kёtё gjё me shumё justifikime, por unё e kisha kuptuar. Sado vonё, njё ditё, e vёrteta del nё shesh. U mundova ta tёrhiqja edhe te shtёpia ime, qё ta vёrtetoja mё mirё kёtё gjё.

Kёshtu, i thashё se nuk dilja dot njё ditё pasdite dhe e ftova tё vinte nё shtёpi. Ai erdhi dhe qёndronte i ulur nё sallon, nё kolltuk. Unё u ula afёr tij dhe filluam tё putheshim. Ai nё fakt ishte shumё i tensionuar, nuk donte t’i dilte “e fshehta” nё shesh, por unё kisha vendosur ta bёja tё ma thoshte vetё kёtё tё vёrtetё. Pёr fatin tim tё keq, ra telefoni dhe e thёrritёn te puna, kёshtu qё ai “shpёtoi” edhe njё herё.

– E lёmё pёr njё herё tjetёr – tha ai – se po mё presin te puna.

– S`ka gjё – thashё – nxemjen e kemi bёrё – dhe qesha. Qeshi edhe ai me shakanё time.

Pasdite mё ftoi pёr kafe dhe, kur po pinim kafe, ndёr tё tjera, i thashё:

– Na mbeti pёrgjysmё sot?

– Eh, ç`t’i bёsh? Puna ime kёshtu e ka, orar e pa orar.

– S`ka gjё. Takohemi sonte. Jam vetёm nё shtёpi. Hajde edhe ti e kёshtu rrimё deri nё mёngjes.

– Nuk e di a mund tё vij. – tha ai duke ulur sytё pёrtokё.

– Po pse?

– Po ja, kam frikё se mos tё vjen vёllai ose ndonjё tjetёr.

– Ata janё tё gjithё jashtё shtetit, kёshtu qё s`ka kush tё vijё. Jemi vetёm ne tё dy. Kemi kohё qё e presim kёtё rast, apo jo?

– Mirё – tha ai me gjysёm zёri.

Nё darkё ai erdhi dhe kishte sjellё me vete njё shishe verё. Unё kisha përgatitur njё darkё tё lehtё, por aroma e saj tё hapte oreksin. Ai, qëkur u fut brenda, dukej se ishte i tensionuar. U ul nё vendin ku kishte qenё kur i ra telefoni. Iu ula afёr, por e pashё se ai u nervozua edhe mё tepёr. E ftova tё vinte tё hante. Hёngrёm, ai mё tha se ishte njё darkё e pёrkryer. U kёnaqa. Ishte njeri shumё i mirё dhe me kulturё. Pas darkёs i erdhi radha krevatit.

– Ç`ke? – i thashё. – Nuk je mirё?

Ai nuk ishte fare nё humor. E putha dhe i thashё tё qetёsohej se ishim vetёm ne tё dy. Nё fakt, atё nuk e mundonte kjo gjё, por njё tjetёr gjё. U futёm nё dhomёn e gjumit dhe duke u puthur, u zhveshёm. Ai puthte shumё mirё, por vetёm kaq. Pas nja gjysёm ore çdo gjё u vёrtetua. Ai rrinte nё njёrёn anё tё krevatit dhe mё shikonte. Unё e shikoja e nuk flisja. Ai njeri i kishte tё gjitha tё mirat qё mund tё ketё njё mashkull, por fati nuk donte ta ndihmonte kudo. Ndoshta nuk ishte fati i tij kёshtu, por realiteti ishte i tillё. Ai qёndroi atё natё. Mua mё kishte marrё gjumi e kur u zgjova nё mёngjes, ai kishte ikur.

Mё pas, mё mori nё telefon dhe mё tha:

– Tashmё, e kupton edhe vetё se si ёshtё puna. Ti mё thuaj, do tё rrish me mua, apo jo?

– Nuk e di, – i thashё. – Mё duhet tё mendohem. – Por pa e mbyllur telefonin, i thashё: – S’kam nevojё tё mendohem. Ne do tё vazhdojmё se nuk i dihet se si mund tё ndryshojё puna.

Qё nga ajo ditё, jemi takuar shumё pak vetёm për vetëm. Kur e kёrkoj unё tё pimё nga njё kafe dhe, kur takohemi, bёjmё biseda tё pёrgjithshme e jo ndonjё gjё tё veçantё. Nё fakt, kur takohemi, mendoj se po tё mё kёrkojё tё martohem me tё, do ta bёj. Nuk e di nëse do të bëj mirë apo keq, por kam nevojë për një mendim nga të gjithë ju. Ç’të bëj me të?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza!

Next Post

Rita Ora rikthehet në vendlindje

Advertisement