Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç‘lidhje ka rënia e flokëve me tiroiden?

– Përshëndetje dr. Dashamiri!

Jam Aurora, 27 vjeçe, nga Tirana. Doja të dija, ç‘lidhje ka rënia e flokëve me sëmundet e tiroides? Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekësore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- – Duke ju falënderuar për pyetjen tuaj tepër elegante, po tentoj t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë. Në kushte fiziologjike, flokët qëndrojnë në lëkurë në rrënjët e tyre, duke u kontrolluar dhe balancuar nga shumë faktorë gjenetikë, ushqimorë, hormonalë etj. Kuptohet, hormonet që prodhon gjendrra tiroide janë të domosdoshme për rritjen dhe mbajtjen normale të flokëve dhe anekseve të tjera të lëkurës. Nuk duhet të shqetësoheni nëse ju keni rënie të menjëhershme e deri në disa fije, pasi çdo ditë, trupi humbet rreth 100 fije floku, por edhe rikuperon. Si rregull, nëse nuk pritet, floku mund të rritet deri në 2 vjet e më pas, e ndalon rritjen e tij. 1 në 10 njerëz kanë ndërrim të flokëve çdo tre muaj (flitet këtu për një rritje të lehtë, në formë pushi). Rënia e flokëve ka lidhje të drejtpërdrejta me sëmundjet e gjendrrës tiroide, sidomos me sëmundjet që shoqërohen me rënie të punës së kësaj gjëndrre apo siç e njohim në gjuhë profesionale: Me hipotiroidizmin (pakica e jodit). Në jo pak raste, kemi rënie të flokëve edhe kur kemi mbiprodhim të jodit nga gjendrra tiroide.

Advertisement

Ka edhe sëmundje të tjera të tiroides, si për shembull infeksionet e saj të ndryshme, por veçanërisht, disa sëmundje autoimune, që rënien e flokëve e kanë një ndër shenjat bazë të manifestimeve klinike. Rënia e flokut në sëmundjet e tiroides ka disa karakteristika që e dallojnë me rënien në sëmundje të tjera apo me rënien fiziologjike, siç ndodh te disa meshkuj që kanë alopeci a androgjenike (këtu, në thelb, qëndron faktori gjenetik).

– Nuk po ndalem më shumë në dallimet mes sëmundjeve të ndryshme sepse këto janë pjesë e vizitës që ju duhet të kryeni dhe në të gjitha protokollet botërore, për të eksploruar këtë patologji, duhet të kontrollohet medoemos gjëndrra tiroide nëse ka probleme apo jo. Sipas literaturës dhe studimeve të fundit, rënia e flokëve ka lidhje në rreth 30% të rasteve, me sëmundje të tiroides. Sigurisht, kur prishet balanca fiziologjike që thamë më lart e veçanërisht, kur keqtrajtohet floku me lëndë kimike të ndryshme si xhel, bojëra, llak, substanca frizante etj. kemi dobësim dhe humbje të dendësisë e cilësisë së flokëve. Pra, si përfundim, ju duhet të drejtoheni te mjeku i lëkurës, dermatologu, por në këtë rast, nuk duhet të neglizhoni vlerësimin e tiroides. Kisha edhe shumë për të thënë, por po i mbetem besnik formatit të pyetjes tuaj. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krimineli më i bukur në botë miliarderja pushime luksi në Tailandë

Next Post

Ajo që shihni në këtë foto, tregon shumë për personalitetin tuaj

Advertisement