Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7 mënyra për të thyer rutinën në shtrat

Kur e ke kokën të zënë me shumë gjëra, seksi është shpesh gjëja e fundit që të shkon nëpër mend.

Fajin e ka kriza ekonomike, punët e përditshme dhe plot faktorë të tjerë që shtojnë stresin.

Pikërisht për të pakësuar këtë të fundit, për t’u ndjerë e shëndetshme dhe për të pasur një lidhje të fortë me partnerin, duhet të kesh një jetë seksuale të kënaqshme. Kini parasysh dy faktorë: Zbavitjen dhe kufijtë tuaj personalë. Më poshtë kemi renditur 7 mënyra për të thyer rutinën në seks…

Advertisement

1. Ka gjithmonë kohë për seks të shpejtë

Mjaft i rrudhe buzët! Seksi i shpejtë mund të jetë zbavitës nëse jeni krijuese dhe mbani qëndrimin e duhur. Pastaj, të gjithë ekspertët e seksit mendojnë se, sa më shumë seks të bësh, aq më shumë të shtohet dëshira. “Seksi i shpeshtë sjell edhe më shumë seks, pasi kështu qëndroni të lidhur”, thotë një seksolog. Kur çiftet e shprehin fizikisht dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, kjo shton intimitetin. Pra, kur fëmijët janë te gjyshja dhe gjella është duke zier në zjarr, shtrëngoje pas vetes partnerin dhe tregoji se ç‘do të thotë seks “i vërtetë”! Nuk ke nevojë as të heqësh të gjitha rrobat. Nëse keni kohë që jeni bashkë, një sulm erotik surprizë do ta bëjë të ëndërrojë me sytë hapur për javët në vazhdim.

2. Ditët e lavdishme nuk kanë marrë fund

Të kujtohet fillimi i lidhjes suaj, kur ishit kaq të ngjitur me njëri-tjetrin sa nuk prisnit të shkonit në dhomën e gjumit për të hequr rrobat? Nganjëherë nuk arrinit dot të dilnit as nga makina. Herën tjetër, kur jeni duke u kthyer në shtëpi nga një mbrëmje, përgatitu më parë dhe vish të brendshme seksi. Kur makina të jetë parkuar në garazh, ulu në sediljen e pasme dhe joshe si dikur (tani e di se cilët butona erotikë të shtypësh). Mbase makinat nuk kanë qenë vendi ideal për ju, por mund të gjeni një vend që e frekuentonit dikur në lidhjen tuaj. Strategjia është të rizgjosh ato ndjesi magjike të dëshirës së pakontrolluar, me kusht që ky vend të mos ketë qenë shtëpia e prindërve të tij…

3. Filloni lojërat

Nganjëherë, është e vështirë ta bindësh partnerin të provojë gjëra të reja, por nëse keni ngecur në pozicionin e misionerit pasi keni fikur dritat, ka ardhur koha të thyesh rutinën dhe të bësh diçka të re. Fillojeni duke vizituar një “dyqan për të rritur” (sex shop). Keti, një nënë e zënë me punë, tregon për një ditëlindje zbavitëse që kishte kaluar me të shoqin e saj prej 16 vjetësh. “Ne shkuam në një restorant dhe, kur u kthyem, u futëm në një “dyqan për të rritur”. Nuk kishim parë kurrë aq shumë gjëra që mund ta ndihmojnë një çift të martuar, sa u desh të mbanim njëri-tjetrin mos qeshnim me të madhe. Ishim si adoleshentë!”. Çifti provoi disa nga lodrat e dyqanit dhe patën vërtet një ditëlindje për t’u mbajtur mend. Nuk ke nevojë të blesh gjithë kompletin e dominueses (jo të gjitha mund të kopjojmë lukun e Madonës, pa u dukur qesharake!). Mund të blini disa gjëra si për shembull, zari i seksit dhe të bëni ç’thotë ai, ose mund të blini një “lojë me letra”, në të cilat janë shkruar gjëra pikante… Seksi duhet të jetë zbavitës, prandaj mos hezitoni të luani me të.

4. Kurrë mos ji aq e zënë sa ta lësh seksin pas dore

Nganjëherë ia vlen të hidhesh ti në sulm. Nuk janë më vitet ‘50, nuk është më situata kur burri të kërkon seks dhe ti “shtrihesh dhe e lë të bëjë punën e vet…”. Shumë burra në lidhjet afatgjata ankohen se partneret e tyre presin që ata të bëjnë hapin e parë, sepse tradicionalisht, ky është roli i mashkullit. Tani, jo më! Gratë lyejnë shtëpinë dhe riparojnë aparatet elektrike, ama përsëri të mbetemi gra të dëshirueshme për partnerët tanë, kështu që edhe mund ta bëjmë hapin e parë dhe të jemi seksi. Bëje seksin zbavitës, duke i lidhur duart ose sytë dhe lëre ta gjejë vetë mënyrën si të heqë rrobat e tua… Përveçse do të shkaktojë të qeshura, ky test i vogël do të të tregojë sa i shkathët është partneri yt. Kështu, do të thyeni rutinën e vjetër të heqjes së rrobave dhe kjo do të shërbejë edhe si “zgjatje e lojërave paraparake”. Ai do të mendojë si ti je lojcakja e tij e prapë dhe e parezistueshme. Vetëm sigurohu që të jeni të dy dakord për këtë.

5. Bëni fizkulturë së bashku

Mund të duket e çuditshme, por fizkultura së bashku mund t’ju eksitojë të dyve dhe jo vetëm sepse do të vishni pak rroba. Sipas ekspertëve, nëse bën bashkë fizkulturë me një tjetër person të rëndësishëm, kjo shton dopaminën (hormonin e dëshirës) dhe qetëson ankthin, duke bërë që të kesh dëshirë të luash edhe kur je e lodhur dhe e djersitur. Mendojeni fizkulturën si një lojë paraprake për djegien e dhjamërave, e cila nuk do të jetë më e mërzitshme dhe rutinë si për shembull të rrish një orë në biçikletë vetëm. Ja edhe një bonus tjetër për partnerin: Djersa e tij përmban androstadienon, një derivat i testosteronit që shton eksitimin e femrës kur ajo e nuhat. Pra, nëse të është mërzitur rutina e fizkulturës, ka një mënyrë tjetër me zbavitëse për të djegur kaloritë, sesa të bësh një kilometër vrap më shumë.

6. Nuk është më tabu t’i tregosh se e do në publik

Ti e do partnerin… Tani tregoja këtë… në publik! Dikur ishte e paimagjinueshme t’i shfaqje partnerit shenja dashurie në publik, por kjo është diçka shumë stimuluese për të dy, me kusht që të respektoni disa kufij. Sigurisht, kapja përdore është gjithmonë e mirë (ju doni të rrini të lidhur), por një fërkim i lehtë pas qafe ose një prekje e gjurit poshtë tavolinës në mënyrë diskrete, nuk do të shkaktojë asnjë skandal. Ti e di tashmë se çfarë i pëlqen partnerit tënd. Nëse i pëlqen një puthje e lehtë në qafë, atëhere, pse të mos e bësh? Shoqëroje me një buzëqeshje të prapë dhe ji e sigurtë se atij do t’i lindin ide të reja kur të ktheheni në shtëpi.

7. Pajtohuni me seks

Kemi dëgjuar shumë vetë të thonë se “seksi pas një zënke është më i miri”. Në realitet, është pak e vështirë të kesh dëshirë për seks, kur gjithçka që të shkon nëpër mend është ta godasësh… ama, është e mundur të marrësh gjithë pasionin që krijon zemërimi dhe ta kanalizosh atë në energji seksuale. Në fund të fundit, pas një lufte, trupi yt prodhon sasi të madhe adrenaline dhe dopamine, përbërës shumë të mirë për të bërë seks të fuqishëm. Herën tjetër, kur ti dhe partneri i futeni një grindjeje të madhe, kujtohu se lufta fitohet më mirë në shtrat ose në kanape, duke bërë seks pasionant që të lejon të ruash intimitetin edhe në momentet e vështira.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë të bëj për ta rifituar?

Next Post

Ç’thonë statistikat për seksin?

Advertisement