Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

15 mënyra për të ulur nivelin e kolesterolit të keq

Zakone të shëndetshme që ende nuk i dinit…

“Burimi i rinisë së përjetshme” mbase është një përrallë, por është gjetur vërtet një gen mrekullibërës në banorët e një fshati në Veri të Italisë.

Para dy dekadash, studiuesit zbuluan se, megjithëse kishin nivele të pashëndetshme të kolesterolit, 40 banorë të fshatit Limone sul Garda ishin të imunizuar nga sëmundjet e zemrës. U zbulua se shkaktare nuk ishte dieta e famshme mesdhetare, por variacioni i një proteine në kolesterolin HDL (i mirë), që quhej ApoA-1 Milano. Me një fjalë, fshatarët kishin lindur me arterie që pastronin vetveten. Studiuesit filluan menjëherë punën për të krijuar një version sintetik të proteinës që mbron enët e gjakut dhe në vitin 2003, ata e krijuan atë. Problemi është se ilaçi është ende shumë i shtrenjtë për t’u përdorur nga masa e gjerë. Për fat, ju nuk keni nevojë për ilaçin magjik për të përmirësuar kolesterolin tuaj. Ja 15 mënyra për të rritur HDL-në (kolesterolin e mirë) ose ulur LDL-në (kolesterolin e keq). Gjëja më e mirë është se, ato nuk kushtojnë!

Advertisement

1. Hani më shumë arra

Kryeministri ynë, si doktor zemre që është, e di se “arroret” të bëjnë mirë për shëndetin. Nga një analizë e 25 studimeve të ndryshme të bëra mbi arrat, arrat e pekanit, makadamias, bajamet, fistikët, etj., studiues të Universitetit Amerikan të Loma Lindas zbuluan se 67 gramë arra në ditë, e shtojnë me 8.3% nivelin e HDL-së në gjak. Gjithashtu, shkencëtarët australianë kanë zbuluar se po të hash 12-16 arra makadamia në ditë, niveli i HDL-së rritej me 8%. Gjithashtu, mund të hani arra të mbështjella me çokollatë ose pluhur kakaoje. Në një studim japonez u zbulua se polifenolet që përmban çokollata, aktivizojnë genet që shtojnë prodhimin e HDL-së.

2. Bëni fizkulturë

Studiues në Japoni zbuluan se nëse bën fizkulturë 20 minuta në ditë, shton me 2.5 pikë nivelin e HDL-së. Kjo nuk është shumë, por për çdo 10 minuta shtesë fizkulturë, i shton 1.4 pikë HDL-së tënde. Nuk ka rëndësi se çfarë aktiviteti bën, mjaft që të të lodhë, por jo të të lërë pa frymë.

3. Forconi muskujt e kofshëve

Studiues të Universitetit të Ohajos zbuluan që njerëzit që bënin ushtrime për gjymtyrët e poshtme, si ato që janë në palestra, dy herë në javë për 16 javë rresht, e rrisnin nivelin e tyre të HDL-së me 19%. Për këtë, mund të bëni 8-15 ushtrime në çdo vegël të palestrës, duke ngritur çdo herë një peshë deri në 85% të aftësisë suaj maksimale ngritëse.

4. Shtoni kalçiumin

Në një studim të publikuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë, njerëzit që merrnin çdo ditë një suplement prej 1000 mg kalçiumi me tableta, shtonin në masën 7% nivelin e HDL-së së tyre. Zgjidhni tableta që përmbajnë citrat kalçiumi dhe 400 UI vitaminë D, për ta thithur.

5. Shtoni konsumumin e peshkut

Studiues kanadezë i krahasuan njerëzit që hanin shumë peshk me ata që hanin mish pa yndyrë e pulë dhe zbuluan se njerëzit që hanin peshk, kishin një shtim prej 26% të HDL2, një formë veçanërisht mbrojtëse e HDL-së. Kini parasysh se filetot e peshkut të mbështjella me thërrime buke, nuk janë ushqim i shëndetshëm, përveçse nëse i piqni.

6. Mësoni të thoni “polikosanol” (poly-CO-sanol)

Kjo përzierje alkoolesh që vjen nga kallami i sheqerit, është një nga suplementet e rralla natyrale që mund të përmirësojnë kolesterolin. Dozat 10-20 mg në ditë mund ta shtojnë HDL-në deri në 15%, sipas David Maronit, një studiues në Universitetin e Vanderbildit. Provoni ato të firmës Naturals dhe Nature’s Life, që shiten në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme.

7. Pini lëng boronice të kuqe

Shkencëtarë të Universitetit të Skrantonit zbuluan se vullnetarët që pinin 3 gota lëng boronice të kuqe në ditë, e shtonin nivelin e HDL-së së tyre me 10%, e mjaftueshme kjo për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës me të paktën 40%. Mundohuni të pini lëng që është sa më natyral.

8. Hani grejpfrut

Një grejpfrut në ditë mund të reduktojë ngushtimin e arterieve tuaja me 46%, të ulë LDL-në tuaj me më shumë se 10% dhe të ulë presionin e gjakut me më shumë se 5 pikë.

9. Mos e lini barkun bosh

Në një studim të publikuar në Gazetën Mjekësore Britanike u zbulua se njerëzit që hanin 6 ose më shumë vakte të vogla gjatë ditës, kanë një ulje 5% të niveleve të kolesterolit LDL, sesa ata që janë një apo dy vakte të rënda. Kjo është e mjaftueshme që të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 10-20%.

10. Hani drithëra ose biskota thekre

Në një studim të Universitetit të Konektikatit, njerëzit me nivel të lartë LDL (mbi 200 mg/dL) që hanin drithëra thekre çdo ditë, për 8 javë rresht, ulnin nivelet e kolesterolit të tyre me më shumë se 20%.

11. Blini gjalpë dhe djathë special

Blini margarinë ose gjalpë special për kolesterolin, si ai i firmës Benecol. Studiuesit norvegjezë kanë zbuluar se, në krahasim me gjalpin e zakonshëm, margarina e ul nivelin e LDL-së me 11%.

12. Përdorni rrushin e zi

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se përbërësit e rrushit të zi të llojit Concord, mund të ndihmojnë në uljen e formimit të LDL-së në enët e gjakut. Ky rrush ul edhe presionin e gjakut me mesatarisht 6 pikë nëse pini 350 gr lëng në ditë.

13. Përdorni ushqime që kanë fitosterole ose fitostanole

Të dyja këto substanca gjenden me shumicë në farat e pishës e në sojë dhe ulin nivelet e kolesterolit me 10-15%. Gjenden edhe në formë suplementesh, por edhe në gjalpin dhe djathin special, si ai i firmës Benecol.

14. Bëhuni pjesërisht vegjetarian

Studiues të Universitetit të Torontos zbuluan se njerëzit që i shtonin dietës së tyre ditore ushqime vegjetariane, si: fara, arra dhe bishtaja për një muaj rresht, e ulnin nivelin e LDL-së me afro 30%.

15. Zgjidhni çokollatën e zezë

Studiuesit finlandezë zbuluan se konsumi i çokollatës së zezë, 70 gr çdo ditë, shton nivelet e HDL-së me 11-14 %.

Një këshillë: Zemra juaj do të përfitojë më shumë nga ndryshime afatgjata, sesa nga një ndryshim afatshkurtër, i ndjekur nga rikthimi në zakonet e rrezikshme. Lart keni mjetet për të mbrojtur veten. Përdorni pesë prej tyre në rutinën tuaj ditore gjatë muajit që vjen. Kur ato të bëhen natyra juaj e dytë, provoni edhe pesë të tjera. Deri në fund të vitit, do t’u keni dhënë shansin zemrës dhe enëve tuaja të gjakut të jenë të shëndetshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E bëri për t’u hakmarrë ndaj meje

Next Post

Flori Mumajesi, kapet edhe me gazetarin shqiptar

Advertisement