Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

MANI I BARDHË

Tregim nga Fadil Shyti​

​Dudi, kjo pemë e ëmbël, më zgjoi ca kujtime të serta fëmijërore.Këtë pemë të mrekullueshme, të ëmbël, freskuese dhe tejet qetësuese, dikur nga fundi i  viteve 60-ta, e kishim në oborrin e shtëpisë sonë! ​Atëbotë, në katundin tim, Ashlan, fqinjë  i kishim dhe  ardhacakët,-kolonët serbo-malazezë; mësa më kujtohet, isha afërsisht, 10 vjçar, në njërën anë të oboorreve tona me ato gardhiqe me ferra; që i ndanin shtëpitë tona, unë isha hipur në njëren anë të oborrit, kurse, në anën tjetër ishte hipur fqinja jonë Jella, e cila shquhej si zhurmaqe, ishte një vajzë vërtet fytyrë-skëterrë, e kisha zët dhe për faktin që ishte shumë grindavece, prandaj mua më dukej kjo sjellje e saj, shumë e pandershme.​Jella,  zakonisht vishej me rroba të zeza; mua më shtonte më tej mërinë; më dukej ashtu si ato shtrigat e netëve dimërore. Jella, për nga mosha ishte para meje, afërsisht, pesë vite, por me “kojshiken e dashur” ardhacake, (kolone), “mjerisht”, nuk shkonim mirë!…​-Një ditë vjeshte, ashtu siç ishim hipur nëpër degë pemësh, unë, si bilbil, isha hipur në Manin e Bardhë; të cilin andej nga anët tona, populli  e quan “Dud”; ndërsa, ajo si shpendkeqe, ishte hipur në një kumbull; trupi i saj, kishte vërtet një pamje të zezë e gërshetuar lëkurë gri, si vet pamja e Jellës.​Jella, zakonisht kërkonte sherre, Gjuhën Shqipe e fliste disi për faqe të zezë; tashmë kanë kaluar shumë vite, nuk më kujtohet saktësisht, shkaku pse ajo e filloi zhurmën e para…, ashtu, me mëri të papërmbajtura, të dy iu futëm “politikës”!… ​Moj, ti Jella! A më thua ti mua, pse kini ardhur ju, këtu në trojet tona, pse nuk rrini atje ku ishit, në Serbi e Mal të Zi ?!Pse nuk vijnë shqiptarët në vendet tuaja, por ju serbo-malazezët vini në Kosovë? ​-Ajo më thoshte: “Kosovo, nasha zemlje” që, serbisht do të thotë; “Kosova, toka jonë”!​Të nderuar lexues!​-Ky  ishte dhe është thelbi i shovinizmit, të breznive të edukuara me ide pushtuese, serbo-malazeze. ​-Pikërisht, mbi bazën e kësaj ideje anti-koloniale dhe pushtuese, ajo çdo ditë më dukej me e zezë sesa ish në të vërtetë, sepse më të zezën e kish në shpirt, sesa në lëkurë.​Grindja mori kahje tejet acaruese, ajo, thoshte: “Rroftë Serbia”!​-Unë, i thosha: “Rroftë Shqipëria”!​Ajo, thoshte: “Ju e keni mike Kinën, po ajo është larg, kurrsesi nuk arrin që, t´ju ndihmon”?!​-Unë, i thosha: “Ju e keni Rusinë nënë; por edhe Rusia është larg dhe dije se, ajo nuk guxon me ju ndihmuar juve, sepse Kina është qindra milionëshe, Kina, është e madhe,-e fshinë!… ​Ajo, pas zënkës me argumenta të zjarta, u hidhërua keq; si e pacipë që ishte, filloi me më sharë…,-po disi habitshëm:​-Për faktin që s´ dinte të fliste shqipen mirë, prandaj më thoshte:​ “O, Fadil ma “shkërdh….”, nënën”?!!!​Pas atyre shfrimeve shoviniste që, iu kthyen bumerang…, krejt papritur e mori rolin e viktimës, filloi me klithje: ​“O mami, ky Fadili, po më shanë, po më kërcënon edhe me luftë, etj…​-E ëma e saj, Milica , së cilës veç para pak javësh ia kishim hedhur ca “sheqerka” gurësh shpinës, bashkë me Hakiun, një kushëri imi moshatar, iu kujtua “tmerri” i asaj dite, ia bëri me dorë së bijës, të  zbret nga kumbulla, duke i thënë:​“Çiko, ikë prej tij, se Fadili është djalli vet”!… ​-Atëbotë, s´e dija serbishten, bile as sot e sot, nuk e flas, as e shkruaj, mirëpo fjalët e saj Jella i vërtetoi, kur i tha: ​“Po, po, o mami, Fadili është djalli vet”! ​-Prandaj, prej saj e kuptova, “që jam djalli vet” dhe në vitet e mëvonshme; fort mirë e vërtetova,-sesa, edhe jam?!!!​Kanë kaluar kaç vite, tashmë jam shumë i kënaqur që, asnjëherë në asnjë rrethanë historike, gjatë rrokopujave jetësore, në jetën time, gjer më sot, për asnjë çmim; nuk u bëra,-as që do të bëhem kurrën e kurrës, engjëlli i pushtuesve, serbo-maqedonë e malazezë dhe i tradhëtarëve të atdheut.​Botuar, 5 Shkurt, 2014​

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Da Vinçi na rishfaq sërrish artin e tij të madh. Nga Luan Rama

Next Post

"Baxhanak" i Pro Band pëlqehet por dhe sjell shumë pyetje për djemtë e grupit

Advertisement