SKICË NGA JAKUP B. GJOÇA
KARAKTERE TË KUNDËRTA Nuk më mjafton, që ty të më burgosësh në zemrën Tënde… Dikur, kur të mbetesh e vetmuar në egoizmin Tënd, do të mësosh, pse je e humbur, në majën e thikës, në ndërkohën që ajo lë vrazhdat e lëngimit në Shpirtin Tënd, kur ndërkohë, ata, që ty u besove zemrën, kërcejnë mbi kufomën e ndenjave të tua të pakkallur. Do ta kuptosh që Ty nga Unë ike me trenin e gabuar, pa prerë as biletën e Përcjelljes Tonë. Që të të mos gjente agimi i ditës së re, mbështetur në kraharorin tim, dhe, tanimë, rri e strukur në stolin e Pritjes të një treni tjetër… Do ta kuptosh edhe Ty, që disa njerëzve u dhe mundësinë, të hipnin në trenin e jetës tënde, që të të hidhnin nga dritarja, si një leckë e përlyer e epshtit, dhe të mbeteshe tërë jetën, e vuajtur mbi shina, si një relike e aksidentit të Jetës tënde. Ndërsa ty do lëngosh mbi shinat e copëzuar, e pandjenjë, ata, që ty u dhe trupin tënde, do të rrinë sehirxhinj, dhe nga dritarja e trenit të jetës tënde, do të soditin ty, të shtrirë mbi shina… Dikur, ty do kërkosh një dashuri tjetër, që të shpëtosh nga lëngimi i shpirtit tënd, por, e sëmurë shpirtërisht, do të kuptosh, që lëngon nga një sëmundje e pashërueshme, e cila tashmë, nuk ka therapi. Atë therapi, që ia mohove shpirtit tim, kur të dashurova me pathos, kur të përqafoja me mall, kur të përkëdhelja me etje, kur ndjenim të dy llavën e zjarrtë të Erotës tonë… Dhe ty, tani, e lënguar mbi shinat, do të mundohesh të hapësh Fjalorin e Jetës, për të gjetur një fjalë të paditur… Sepse deri tani, fjalët e tua vdiqën, sa nuk mund të përmendësh dot as emrin tim. Do të të mungojë ai përqafim, që do të të jepte atë ngrohtësi, Sa të harroje dhimbjet e shpirtit tënd dhe dimrat e jetës tënde. Ndaj, tani, e braktisur mbi shinat, nuk di ku të shkosh, sepse askush nuk të pret më krahëhapur… Dhe ngushëllimin tënd, e gjen vetëm te lotët e tua. Që tani, as kripë, as ngjyrë nuk kanë më lotët e tua. Veç dhimbjen tënde.. A do të mësosh, a do të takosh, a do të ndjesh më Dashurinë e vërtetë, Atë Dashuri që Ty më Mohove Mua? Sa je e gatshme, tani, të bësh gjithçka, që dikur, në fjalorin tënd të jetës, fjalën “SAKRIFICË” nuk e doje ta mësoje kurrë?… Do të gdhijë më ndonjë Agim Dite, që ty të të gjejë në kraharorin e Dashurisë?… Apo, dritën e mëngjezit, do ta pengosh me perdet e dritares së dhomës, ku natën u dhe, por pa ndjerë asgjë?…. Vallë, në ëndrrat e tua, a do të mbijnë ndonjëherë lulëkuqe, Të cilat çelin në dritën e ditës së re?…. Do të zbardhë për ty ai mëngjez, që të edhe ty të ndihesh një e tërë, dhe jo gjysëm, sië je tani? Që dritës së mëngjezit, kur t’i thuash emrin tënd, dhe të mos tretesh nga lëngimi. Si mund të të besoj, kur tani, në boshllëkun e vetmisë tënde, thua se Unë kam mbetur në zemrën tënde? Kur do të mundesh, që Ty të jesh emri Yt?…