Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (8) (9)

3 janar 2010

Sot ishte e diel. E kisha pushim. Për mua, ishte Viti i Ri. I kisha premtuar djalit që do ta festoja me të sot. U zgjova shumë shpejt (për mua, ora 10 është “shumë shpejt”). Gjumi po më rëndonte mbi qepalla, por nuk e dhashë veten para djalit. Ç’faj ka ai i shkreti që mamaja është si ato fluturat që dalin vetëm natën?! E vesha dhe shkuam te patinazhi në Paleo Faliro. Vesha dhe unë patinat. Nuk kisha bërë asnjëherë patinazh, por djali nguli këmbë. Në drekë e çova te Goody, ndërsa në darkë i kisha premtuar se do ta çoja në restorant. U kënaq. U kënaqa edhe unë. Harrova gjithçka sot, punën, hallet. Për mua, ekzistonte vetëm djali im. Dhe, “Grazie di esistere”, siç thoshte ajo kënga italiane e rinisë sime. “Shyqyr Zotit që e ke”, do ta përkthente mamaja ime e mirë…

5 janar

Advertisement

Sot piva prapë një kafe me L. Në fakt, nuk kam qejf ta takoj e të ulem me të në kafe, por nuk dua ta prish me të. Jo rrallë, madje shpesh, fati të përball në jetë me persona që nuk dëshiron t’i takosh, madje ai të vë përballë më shumë nga këta të fundit sesa ata që do t’i takosh dhe, të duket se në jetë ka më shume njerëz të këqinj, sesa të mirë, por mbase kështu është vërtet. Në botë ka më shumë njerëz të këqinj, sesa të mirë. E di ç’me tha Nadja një ditë? “30 për qind e njerëzve në botë janë të këqinj në gen, më tha, ndërsa te ju, shqiptarët, kjo shifër është 70 për qind”. Nuk kishte faj, ia kishte sjellë shpirtin në majë të hundës një shqiptar atë ditë. Ishte detyruar të thërriste shoferin lart se ai donte patjeter të bënte siç deshte vetë, gjëra që Nadia nuk donte t’i bënte. “Unë të paguaj”, i kishte thënë ai dhe donte t’ia bënte me forcë nga mbrapa… Nejse, L. nuk është njeri i keq, vetëm se është shumë llafazane. “Me mua takohu kur nuk dëshiron të flasësh, por do të dëgjosh”, më thotë gjithnjë ajo duke qeshur…

L.-në e kisha takuar për herë të parë para disa muajsh. Si nuk më pushoi zemra atë ditë, as sot nuk e di! Kam mallkuar veten një mijë herë që i hyra kësaj pune; i jam lutur Zotit që në atë moment të ndodhte diçka, një aksident apo nuk e di çfarë…

Po ktheheshim nga një klient, kur Ilian e mori ne telefon Eftalia dhe i tha që duhet të shkonte te merrte një vajzë, pasi shoferi i saj kishte bërë karambol dhe ajo vajzë ishte L., “Llapaqenia”, siç  i thoshim në shkollë, vajza që nuk i mbyllej goja kurrë. E njoha vetëm kur u fut në makinë dhe më përshëndeti, ndërsa ajo nuk më njohu. Ndofta sepse nuk më pa vëmendje, ndofta sepse ishte gjithë nerva, sepse sa hapi derën, u përplas në sediljen  e parë duke shfryrë e duke sharë rëndë. “Kam një orë që po pres këtu në rrugë, në mes të vapës. Vjen tani, vjen pastaj, më thonë…”, dhe nuk i pushonte goja…

“Do Zoti nuk më njeh, thosha me vete duke u munduar të mos i tërhiqja vëmendjen. Nxora nga xhepi pasqyrën e tualetit dhe, me duart që po më dridheshin, bëja sikur lyeja sytë. “Dëgjo, motra, kurrë mos i beso ata të grafios, kur është fjala për orare”, më thotë mua, duke u kthyer nga prapa dhe, kur shikimet tona u kryqëzuan, fytyra e saj ngriu. Goja i mbeti e hapur dhe sytë sikur iu bënë të pajetë. “Ti këtu?!”, më tha shqip. Një herë mendova ta gënjeja, të bëja sikur nuk kuptoja shqip, por lotët më tradhtuan. Ajo, si një mace, ngriti dorezën e sediljes, e uli atë dhe kërceu nga prapa ku isha ulur unë. Ilia u tremb dhe frenoi menjëherë. Nga frenimi, unë rashë përpara dhe të dyja u përplasëm me njëra-tjetrën. Ilia ndaloi e po shihte i habitur. Kujtoi se po ziheshim, siç duket, sidomos kur pa lot në syte e mi dhe u kthye e zgjati duart të na ndante.

– Çfare keni, moj vajza?! – na bërtiti. L. ishte kthyer nga unë e po më fshinte lotët. Ai u qetësua.

– Ah, unë harrova që ju jeni shqiptare. Harrova edhe t’ju prezantoj… – tha ai.

L-në kisha pa e parë që në vitin e parë ose të dytë të gjimnazit, se ajo e la shkollën. U njoh me një djalë nga një fshat që ishte si lagje e qytetit tonë dhe iku në Greqi. Nuk dija asgjë për atë dhe në fakt, as isha interesuar. E kisha harruar krejtësisht L-në. Nuk më pëlqente shumë ajo vajzë. Ishte shumë llafazane dhe njerëzit që flisnin shumë, unë i urreja. Mbaja mend se ajo nuk kishte asnjë shoqe të ngushtë. Shoqe kishte plot, por asnjë të ngushtë. Dy javë, një muaj e trashte muhabetin me njërën, një muaj me tjetrën. Ishte një vajzë trupvogël, gjithë energji, të cilën e shprehte me fjalë. Goja nuk i pushonte kurrë. Dukej sikur në gojë kishte një mitraloz që në vend të plumbave, nxirrte fjalë me nje shpejtësi marramendëse. Nuk i mbaronin kurrë fjalët, kurrë, kurrë, kurrë… Goja e saj, me ata dhëmbët kataroshë, dukej sikur ishte një fabrikë pambarim fjalësh…

Edhe tani nuk takohesha shpesh me të. Nganjëherë më bënte ftesë për kafe dhe kujtonim kohën e shkollës. Për punën, sikur kishim bërë një pakt të heshtur, nuk flisnim asnjëherë. Mbaj mend se herën e parë që kishim pirë kafe, sikur të kishte lexuar mendimet e mia, më tha: “E di që ke frikë se do të mbush gjithë qytetin duke thënë që X. bënte këtë apo atë punë atje. Nuk e bëj zemër, të betohem që nuk e bëj se jam e zhytur edhe vetë në këtë mut” dhe që atëhere ne nuk e zumë në gojë këtë muhabet…

Sot më tregoi diçka të dhimbshme, që nuk më shqitet nga mendja… Po e shkruaj, siç ma tregoi L. të gjithë ngjarjen…

Ajo kishte ardhur në Greqi sapo e la shkollën, me djalin me cilin qe dashuruar si e çmendur. Ishte dashuria e saj e parë dhe vetëm një femër mund ta kuptojë se sa e madhe është kjo dashuri… U nisën këtej vetëm disa ditë pasi ishin fejuar zyrtarisht. Ishte hera e parë që dilte jashtë shtetit dhe ajo fluturonte. Fluturonte dhe ëndërronte. Ëndërronte një jetë të lumtur në Athinë me njeriun që dashuronte më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ai i kishte thënë se do të punonin bashkë, të dy; ajo kamariere e ai badigard në një klub. Do punonin natën, ndërsa gjithë ditën do rrinin bashkë, do bënin dashuri, do dilnin shëtitje… Të nesërmen në mëngjes, e kishte çuar te lokali. Ai ishte një lokal i vogël në qendër të Athinës, në një nga rrugicat e Omonias, që asaj nuk i pëlqeu fare. “Pse, kështu është Athina?”, kishte thënë e habitur ajo, kur pa ato rrugica të pisëta, mbushur me të droguar e lypës. “Pse, si e doje ti moj zemër? Këtu, nga pocaqia, nxirret paraja…”, i tha ai duke qeshur me të folurën e tij dialektore.

Në darkë kishte shkuar ne lokal. Nuk kishte asnjë klient. Vetëm dy-tre vajza rrinin këmbë mbi këmbë te banaku e bënin muhabet me banakierin. I kishte therur në zemër kur kishte parë veshjen e tyre, me bluza thuajse transparente e minifund. “Me këto punon burri im këtu?”,  ishte mendimi i parë që i kishte ardhur në kokë nga xhelozia. Pastaj, kishte menduar për vete: “Po unë në këtë lokal do punoj?”, por nuk i kishte thënë gjë atij që i ishte afruar vajzave e po i puthte në faqe një e nga një. “Hajde, i tha L-së në greqisht, pse nuk afrohesh? Ti di greqisht, je vorioepiriote, nuk je alvanose, si puna ime”. Ajo ishte afruar dhe u kishte dhënë dorën vajzave. “Kjo është L, u kishte thënë, e fejuara ime”. “Oh e paske shumë të bukur të fejuarën”, thanë ato me një nënqeshje tallëse, që kuptohej lehtë, por atij nuk i bëri asnjë përshtypje… “Me siguri nuk do ta japë veten para këtyre femrave”,  thashë dhe kështu m’u duk vërtet, sepse, në ato momente, ai u kthye nga unë dhe me puthi fort në buzë. U ndjeva mirë, edhe pse në atë ambient. Fundja, ç’rëndësi kishte për mua ambienti, kur kisha pranë njeriun që e doja dhe më donte? Ndërkohë, hyri një klient, një burrë me kostum të zi e bluzë të zezë pa jakë. Vajzat menjëherë iu sulën atij si grerëzat në mjaltë dhe filluan ta përkëdhelnin e ta joshnin. Ai mbajti vetëm njërën, atë bjonden më të gjatë. Filloi ta përkëdhelte dhe t’i fuste duart poshtë bluzës. Ai ngriti dy gishtat lart. Kamarieri shkoi atje dhe u rikthye sakaq me njw shishe shampanjë e dy gota… Ata trokitën gotat dhe filluan përsëri të përkëdheleshin. Ai gati ishte shtrirë në kolltuk e ajo i ishte ngjitur sipër…

“Unë nuk e bëj dot këtë punë, i thashë të dashurit, tregonte L. T’i çosh gotat tjetrit kur janë duke u fërkuar, jo, jo nuk e bëj dot…”

“Ti nuk do të bësh këtë punë, tha ai, ti do punosh bashkë me vajzat”. Sikur më ra tavani mbi kokë. Gota e mbushur me koktejl…

(9)

Ata trokitën gotat dhe filluan përsëri të përkëdheleshin. Ai gati ishte shtrirë në kolltuk e ajo i ishte ngjitur sipër…

“Unë nuk e bëj dot këtë punë, i thashë të dashurit, tregonte L. T’i çosh gotat tjetrit kur janë duke u fërkuar, jo, jo nuk e bëj dot…”

“Ti nuk do të bësh këtë punë, tha ai, ti do punosh bashkë me vajzat”. Sikur më ra tavani mbi kokë. Gota e mbushur me koktejl më ra përtokë ose e hodha vetë, nuk e mbaj mend dhe dola me vrap jashtë. Ai më ndoqi nga mbrapa. “Budallaqe, ç’bën kështu se le kokrrën e namit në mes të lokalit! Ç’gjë të keqe ka se të preku dikush? As nuk do shkosh me të e as nuk do bësh gjë. Do të fitojmë para e do të bëjmë qejf. Pastaj, për çdo gjë, unë do të jem aty…” dhe më puthi fort. E puthura e tij më mposhtte gjithmonë. Kështu, fillova. Dita e parë qe e tmerrshme. Sapo më afrohej klienti, unë ktheja kokën nga ai si për t’i kërkuar ndihmë. Ai e kuptoi, doli jashtë dhe nuk u fut brenda gjatë gjithë natës. Natën e parë, nuk fitova pothuajse asgjë se ne paguheshim duke marrë një përqindje të pijeve që porosiste klienti. Kur u kthyem në shtëpi, e kundërshtova sa munda, po qe e kotë… Herë me të bërtitura e herë me të puthura, më bindi. “Bëje për dashurinë tonë”, më tha dhe kështu, fillova… Nuk ia kalonim keq. Fitoja shumë para. Natën punonim, ditëm flinim e bënim qejf… Unë bëhesha ndonjëherë xheloze kur afrohej me vajzat e tjera, por ai më puthte dhe… gjithçka mbaronte në paqe.

Pas ca kohësh i erdhi një shok nga Kreta dhe të dy filluan të merreshin me femra. Morën një shtëpi me qira. Në katin e parë jetonte shoku i tij me tre vajza e sipër, ne. Dy vajza ishin shqiptare, nga Veriu, nga fshatrat, ndërsa tjetra ishte moldave. “Kanë ardhur me qejf, na tha ai, se andej nga janë, nuk kanë bukë të hanë. Vetëm t’i shihje se si ishin në fillim, na tha shoku i tij. Ia bënin “mu” 300 metra larg që ishin nga fshati. Edhe moldavja dukej si nga Bjeshkët”. Ndërkohë, i imi e kishte lënë punën si truprojë dhe merrej edhe ai me vajzat; i shoqëronte, i ruante. Ato punonin në një shtëpi publike dhe ata fitonin shumë lekë. Xhepat i kishte gjithnjë plot me para… Me njërën nga vajzat, atë më të voglën, zura muhabet shumë. Ishin nëntë fëmijë në shtëpi. Kjo ishte më e madhja. Kishte ikur nga shtëpia me një shoqe e kishte përfunduar në Greqi… Ajo shoqja e kishte prezantuar me shokun e këtij timit dhe kishin filluar punë. Kishte pesë vjet që punonte. Kishte filluar në Kretë, në Selanik e tani në Athinë. E kishte filluar që 18 vjeçe. “Jam mërzitur, nuk e shtyj dot më, më tha, por nuk mundem. Nuk më lë. Ai ka, jo vetëm pasaportat, por edhe paratë e mia… Nuk e shtyj dot këtë jetë kështu. Dua të iki në Tiranë, të hap një parukeri dhe të ble edhe një shtëpi atje; ta nis jetën e nga e para. Kam frikë të iki fshehurazi, se ai është kriminel, shiko ç’më ka bërë në këto vite sa herë që ngrija krye”, tha dhe më tregoi barkun. E kishte gjithë shenja dhe blana plagësh. “Janë të gjitha cigare të shuara në barkun tim dhe shenja të majave te thikave. Nuk e di si do t’ia bëj. Të treja duam të ikim, por kemi frikë. Moldaves i ka rrëmbyer vëllain dhe ia mbajti një muaj në një tunel se kishte bërë padi në polici. Ajo e shkreta i lutej me lot në sy që t’ia lëshonte, por ai nuk dëgjonte. E lëshoi vetëm kur tërhoqi padinë. Është kriminel i vërtetë. Leqë ç’të them unë, tha e shkreta, ai duket nga fytyra”. Ishte vërtet fytyrë krimineli shoku i të fejuarit tim. Mua nuk më tha kurrë ku ishin njohur, por me siguri në ndonjë burg. Ishte më i gjate se i fejuari im, rreth dy metra, me gojë e sy të mëdhenj. Edhe goja, edhe sytë, të kallnin tmerrin kur i shikoje, se ishin gati të shqyer. Ai gjithmonë dukej sikur ishte me nerva…

Një ditë dëgjova të bërtiturat e saj nga dhoma poshtë dhe shkova më vrap. I rashë derës, por ishte e mbyllur. I thirra vajzës me emër, por ai më lëshoi një të sharë të rëndë. Dëgjoja vetëm të rrahura dhe rënkime që sa vinte e mekeshin… Pas ndonjë ore, ai u ngjit lart. Ishte komplet i gjakosur, si ndonjë kasap që sapo kishte therur një tufë me bagëti. “Hajde laj dhomën”, më tha. Me vrap zbrita poshtë. Ç’të shikoja? Ajo, e vogla, ishte shtrirë në mes të dhomës dhe e mbuluar me gjak. Mua më ra të fikët. Erdhi i fejuari im dhe më hodhi ujë në fytyrë. “Ngrihu, më tha, kemi nevojë për ty”. Zgjata kokën nga vajza. Ajo ishte lakuriq dhe mbuluar komplet nga gjaku. Edhe në dysheme ishte një lumë gjaku. Nga barku i çarë i dilnin përjashta zorrët. Edhe ne fytyrë ishte gjithë gjak. “Nuk mundem”, i thashë dhe u ngjita lart. Ata nuk më kundërshtuan. Pas ca, më thirrën. “Hajde laj dyshemenë”, më thanë. Zbrita poshtë. Atë e kishin shtrirë në krevat dhe e kishin mbuluar me një çarçaf. Me siguri, e kishin veshur, se nga dollapi kishin nxjerrë me rrëmujë gjithë rrobat e saj. E lava dhomën duke mos lënë asnjë shenjë gjaku.

“Mos na kapë edhe ne policia?”, i thashë atij timit.

“Mos ki merak se e rregullon ai këtë punë”, ma ktheu ai prerë.

Nuk e di se si e rregulluan dhe ku e çuan vajzën; e varrosën në ndonjë vend, apo e hodhën në det. Nuk pyeta. Nuk kisha zemër ta dëgjoja. Më vonë, ai i imi më tha vetëm që familjes i kishin thënë se vdiq në një aksident me makinë dhe se e kishin varrosur në Greqi. Ai më shpjegoi se gjithë sherri ishte bërë se ajo donte të ikte se i ishte mërzitur puna. Veç kësaj, i kishte kërkuar edhe lekët atij. Nuk ishin pak, por mbi 200 mijë euro. Këtij i kishin hipur nervat dhe kishte nxjerrë thikën…

“Kush t’i jep paratë kaq kollaj?” tha duke qeshur ai imi…    

Një javë nuk fjeta fare. Nuk mundesha. Fytyra dhe trupi i saj i gjakosur më dalin ende në ëndërr… Pas një viti, shkova në fshatin e saj dhe i bëra një vizitë në shtëpi. Nuk kam parë në jetën time shtëpi dhe njerëz aq të varfër. U thashë që e kisha patur shoqe, por më pritën shumë ftohtë. Si duket, e dinin çfarë pune kishte bërë vajza e tyre. Kur ika, u lashë 100 euro. Edhe pse më kundërshtuan, e pashë që i dëshironin ato para. Kishin nevojë të shkretët…”.

Këto më tregoi L. Ishte hera e parë që fjalët nuk i dilnin si mitraloz nga goja, ishte hera e parë gjithashtu që e shikoja t’i mbusheshin sytë me lot… Edhe mua m’u mbushën sytë me lot tek përfytyroja atë trup lakuriq të gjakosur në mes të dhomës…

– Po më vonë, ç’ndodhi? – pyeta L. – Jeni akoma bashkë?

– Klubi, ku punoja, u mbyll dhe ai më detyroi të punoja për të me telefon. Më pas, u fut në burg, bashke më shokun e tij. Thonë që i denoncoi ajo vajza tjetër nga Veriu. I kanë dënuar 25 vjet… Na i morën edhe të gjitha paratë, edhe një vilë që po e ndërtonim në Agjio Stefano, na e sekuestruan, por unë e dua akoma, më dridhet zemra për të si ditën e parë që jemi njohur. Shkoj e takoj edhe në burg dhe i çoj para. E dua, e dua shumë akoma. Dashuria e parë nuk harrohet, – tha ajo si duke kënduar një këngë të vjetër.

– Po vajzat e tjera?

– Ajo veriorja tjetër u martua me policin që merrej me çështjen e tyre, ndërsa moldavja nuk e di, ndoshta ka shkuar në Moldavi.

– Histori e dhimbshme… – thashë duke psherëtirë.

– Eh, sa histori të tilla ka, kukla mu! Po, të shkuara të harruara, të shikojmë jetën përpara. – E more vesh të fundit për Eftalinë? – më tha ajo.

– Pak më intereson… – i thashë. As dua ta di. Mendjen e kisha te veriorja e vrarë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dini Casanova vjen me një fotosesion ekstra bashkë me modelen Bernadeta

Next Post

Sulltan Hajolli nuk di të ndalet, ndihmon me të madhe familjet në nevojë (Foto)

Advertisement