Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
I trembem edhe djalit tim
Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (23)
Tumori më tronditi jetën

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (23)

?????????????????????????????????????????????????????????

Vijim..!

19 shkurt

Sot, që në mëngjes, më telefonoi L. Që në zë dukej shumë e mërzitur. Nuk ishte ajo L që i lëshonte fjalët si me automatik. Fjalët mezi i dilnin nga goja, fliste me zor, si e detyruar prej dikujt me revolver te koka.

Advertisement

– Çfare ke kështu? – i thashë – Çfarë ka ndodhur?

– Ç’të kem? – më tha. – Jam me SIDA, do të vdes…

– Ç’thua keshtu moj budallaqe! – i thashë.

– Mora përgjigjen e analizave. Edhe doktori kështu më tha. Ma tha troç fare: Je e infektuar me virusin HIV.

– Mbase je vetëm mbartëse dhe nuk semuresh – i thashë. – Kam dëgjuar plot raste të tilla.

– Jo, – me tha ajo, – nuk është kështu. Kam pyetur doktorin… Edhe sikur te jesh mbartëse, krimbin e ke brenda dhe semundja shfaqet pas 10 apo 20 vjetesh. Leqë unë e kam semundjen qe tani. Nuk kam fuqi fare, per asgje… Nuk di ç’të bëj, – tha, – di vetëm që po çmendem…

– Hajde pimë një kafe, – i thashë. – Ku do takohemi?

– Endaksi (në rregull), vetëm shkojmë në një vend të qetë. Nuk dua te shikoj asnjeri më sy!

– Hajde të shtepia ime, – i thashë, jam vetëm, – djalin e kam në kurs.

– Erdha. – tha L. – Më prit. Po marr një taksi e po vij.

Pas nja një çerek ore, ra zilja e derës qendrore. E hapa, dola ne korridorin e katit ku banoja dhe po e prisja te fillimi i shkalleve, para derës sime.

– O Zot, mezi i ngjita shkallët, kam marrë fund. Do vdes! – tha ajo duke iu marrë fryma e duke më puthur në faqe…

– Mos u bëj budallaqe, – i thashe duke e përqafuar. – Të gjithë ankohen per shkallët tona. Janë shume të këqia. Të lodhin. Mezi ngjiten…

– Jo, jo, – më tha, – nuk e kanë fajin shkallët. E kam unë! Nuk kam fare fuqi.

– Lëri llafet, por hajde futu brenda, – i thashe duke qeshur e duke e kapur me përkëdheli nga supet. Ajo u ul ne divan. Nuk kishte mbetur asgje nga L.- ja e mëparshme. Syte e kishin humbur ate xixellimin e meparshem dhe i ishin rrethuar nga rrathë të mëdhenj mavi. Fytyra i ishte zverdhur e dukej sikur i ishte zvogëluar. I ishin zvogëluar dhe sikur i ishin nxire edhe buzet e saj mishtore.

– Ishte e tmerrshme, – me tha ajo. – Ne fillim, kur doktori me tha: “rezultatet e analizave të tua jane pozitive”, u gezova, por kur pashë fytyrën e tij të ngrirë, u hutova dhe mendova mos e dëgjova gabim. “Edhe pozitive, edhe me shikon ashtu?!”, mendova. Nuk po e merrja vesh. Siç duket, ai e kuptoi qe une nuk po e merrja vesh dhe ma tha troç, troç fare, pa iu dridhur qerpiku: “Rezultatet e analizave tregojne se jeni e infektuar nga virusi HIV. Duhet të bëjmë edhe ca analiza të tjera per te qene 100 për qind të sigurtë e për të parë zhvillimin e sëmundjes që sjell ky virus”, tha ai. Mua sa sme ra pika. Sikur me qelloi njeri me nje shkëmb të madh në kokë. M’u errën sytë. M’u mbyll jeta, kaq e pata…

Ajo shpertheu ne lot. Me duart qe i dridheshin filloi te kerkonte shamine ne çante, por nuk po e gjente dot. Mora nje pecete nga tavolina dhe ia zgjata.

– Dhe e gjitha kjo për faj te nje k…! – shpertheu ajo gati duke ulërirë.

– E di kush ta ka bere? – e pyeta.

– Jo, kam gjithë këto ditë që që e vras mendjen, por nuk e gjej dot. Sipas mjekeve duhet te kete ndodhur rreth gjashte muaj, deri një vit më parë. Nuk kam fiksuar asgjë, nuk e di kush mund te kete qenë ai këlysh kurve. I urrej te gjithe burrat, i urrej te gjithe njerëzit. Nuk dua te shoh njeri më sy…

– Po punën, e vazhdon?

– Do ta vazhdoj derisa te vdes, – tha ajo. – Dhe ndryshe nga tani, sa herë të më kërkojnë ta bëj pa prezervativ, do ta bëj. Në djall të venë të gjithë burrat! – tha ajo duke fshirë lotët me pecetën që i dhashë unë.

– Mos e bëj këtë. Ti nuk mund ta bësh këtë… – i thashë. – Është krim!

– Po ai që ma futi mua, nuk bëri krim? Pse të vuaj vetëm unë? Të vuajnë edhe të tjerët…

Nuk dija ç’t’i thoja. Në ato momente, me të nuk mund te flitej…

Më erdhi keq për L. Ndofta ajo po paguante tani haraçin e mendjelehtësisë së saj…

22 shkurt

Këtu ka filluar me të vërtetë kriza. Ka kohë që bakshishet numërohen me gishtat e dorës, por edhe puna ka rënë fare. Sot kisha vetëm nje klient. Nuk më kishte ndodhur kurrë kështu. Ndofta ndikojnë edhe vajzat e reja që kanë ardhur këto ditë. Kanë ardhur shumë rumune e ruse dhe gjithe klientët janë kurioze t’i njohin dhe kërkojne ato. Veç kësaj, atyre, zyra më duket se u jep 10 euro më pak se ne të tjerave dhe kur ka kërkesa, Eftalia dërgon ato me përparësi. Ndofta ndikon edhe fakti qe tani jemi dy vajza me nje makine dhe harxhojme shume kohe rrugeve apo duke pritur sa shoferi të marre njërën apo tjetrën. Nuk di ç’te them. Di vetëm që kështu nuk shtyhet. Të torturohesh për 30 euro?! Mbase duhet të mendoj për ndonjë punë tjetër…

25 shkurt

Sot u kthye Panajoti nga Amerika. Më kërkoi sapo mbërriti në shtëpi, madje më duket se më kishte marrë në telefon që në aeroport se arritëm të dy në një kohë në shtëpinë e tij.

– Këto janë për ty, – më tha dhe më zgjati një çantë të madhe. Më kishte sjelle nje pale çizme kauboj, nje pale te brendshme “Victoria sekret” dhe nje parfum ne formen e Statujes se Lirise.

– Dua t’i provosh tani! – më tha ai.

– Patjeter, – i thashë dhe m’u kujtua se të huajt, ndryshe nga ne shqiptarët, i hapin menjëherë pakot me dhuratat që u bëhen. Ne bëjmë sikur jemi indiferente, sikur nuk pyesim per dhuratat, por sapo mysafiri ikën apo sapo i çojmë ato në dhomën tjetër, i hapim menjëherë, që të shohim se çfarë na kanë sjellë. “Këta janë më të ciltër se ne, mendova, nuk shtiren…”

– Ku e dije numrin tim të këmbës? – e pyeta duke qeshur, pasi e falenderova dhe pashe se çizmet më rrinin tamam.

– Ma ke thënë ti një ditë, – më tha ai. – Nuk e di ti, moro mu, që unë mbaj mend gjithçka nga takimet tona, çdo fjalë tënden, çdo veprim që bën ti? E di që të dua shumë, glika mu?

– Po numrin e gjoksit, unë nuk ta kam thënë, apo jo? – i thashë duke qeshur.

– Jo atë e kam gjetur vetë, – tha ai, – kam aq përvoje nga femrat sa ta gjej saktë numrin e gjoksit, apo jo?

– Me rrinë pak te vogla, – i thashe duke i treguar trupin…

– Jo zemer, je shendoshur ti, gjatë mungeses sime, – me tha ai duke me perqafuar e puthur gjithë ndjenjë e dashuri… – Megjithatë, mua më pëlqen kështu, – më tha duke m’u afruar e duke futur duart nën recipetat dhe duke ferkuar te prapmet e mia…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I trembem edhe djalit tim

Next Post

Tumori më tronditi jetën

Advertisement