Vijim..!
– Po – tha ai duke qeshur. – Pikës i ke rënë! Është mikesha ime… Ok – tha duke e mbyllur albumin me forcë. – Kjo është puna. Mendohu dhe nëse të pelqen, nesër në mëngjes, në 11, kur zgjohem nga gjumi, dua ta pimë kafenë bashkë…
Por unë nuk shkova më te ai. E mora ne telefon të njohurën time dhe pa i dhënë shpjegim, i thashë se kisha gjetur një punë tjetër…
14 janar 2010
Kur ra zilja e telefonit, u tremba. Ndenja një a dy minuta pa lëvizur, si e paralizuar. Nuk po e merrja vesh çfarë ishte, natë apo ditë. Zakonisht, kur flija e mbyllja telefonin, por më kishte zënë gjumi në divan duke parë televizor. Zilja vazhdonte të binte pa pushim. Ishte L. Vetëm ajo mund të insistonte aq gjatë, mendova. “Do të shkoj te Hondos Center afër shtëpisë tënde të blej nja dy gjëra për tualet, më tha. Do vish edhe ti?”.
Të them të drejtën, nuk kisha ndonjë qejf të shkoja me të, por edhe të rrija vetëm në shtëpi nuk doja. Djali donte edhe një orë që të kthehej nga kursi i anglishtes… Nuk isha në qejf. Ëndrra e keqe që kisha parë ma kishte prishur humorin. Shoh thuajse gjithmonë të njëjtën lloj ëndrre, ose sikur rrëzohem nga krevati, ose sikur bie në ndonjë greminë apo hapësirë boshe dhe teksa fluturoj e i afrohem tokës, më del gjumi e tmerruar…
L. ishte bërë e bukur sot. I kishte prerë flokët si Rihana, nga njëra anë të shkurtra si djalë e, nga ana tjeter, më të gjata. I shkonin flokët shumë ashtu. Kishte ndryshuar goxha… “Je bërë më e bukur se Rihana”, i thashë. “Ua, ma ktheu ajo duke qeshur, pse me atë xaxe me krahason ti mua…?”. E çuditshme është ajo vajzë. Gjithmonë njësoj, me dhëmbët jashtë, e qeshur. Duket sikur nuk e çan kokën për asgjë që ndodh…
Mbasi blemë ç’kishim për të blerë, u ulëm në kafenenë që ishte në katin e fundit. Ishte pamje shumë e bukur prej andej. Gjithë Athinën e kishe në pëllëmbë të dorës…
– E di ç’me ndodhi dje? – më tha sapo u ulëm. – Kam shkuar me dy binjakë. Ishte shumë e lezetshme! Sa mbaronte njëri, fillonte tjetri, por ngjanin aq shumë sa dukej sikur ishte një njeri. Edhe seks bënin njëlloj që të dy. Të them të drejtën, u kënaqa. Kisha kohë pa ndjerë kënaqësi. Ishin djem shumë të mirë…
– Bëre me të dy, njëherësh? – e pyeta. Nuk më kishte rastisur të bëja asnjëherë seks me dy burra njëkohësisht, e vetme. Dy çifte, po…
– Ishin tre, – tha L. duke qeshur. – Ata kishin edhe një shok, po ai zëre se nuk ishte. Ishte kot fare. Binjakët ishin top. Dukej sikur ishin aktorë filmash porno…
– Ke shkuar me tre, moj vajzëë?! – e pyeta e habitur.
– Unë kam shkuar edhe me 30, kulka mu… – ma ktheu ajo duke qeshur. – Po, po, është e vërtetë – më tha duke parë syte e mi të shqyer nga habia. – Po jo me 30 përnjëherësh; njëri pas tjetrit…
– Nuk të besoj! – i thashë.
– Eshtë e vërtetë, – më tha. – Ka ndodhur pak para se të filloja punë në grafio. Punova nja një muaj me një djale. Atë e kisha si badigard e shofer. Ai kishte një shok pakistanez dhe ai i kishte kërkuar një vajzë për ca shokë, por nuk kishin shumë para. “Sikur ta marrim me shumicë, kishte thënë pakistanezi, mund të na bësh ulje çmimi? Unë mund të gjej shumë djem”. Dhe kështu bëmë. I morëm me shumicë, bile shokut të shoferit, i shërbyem pa lekë… Të shtunën morëm rrugen drejt Korinthos. Pakistanezët po na prisnin në një si magazine. Përtokë ishin shtruar ca dyshekë të pisët ku ata flinin, siç duket. Ishin shumë. Të gjithë dukeshin sikur ishin vëllezër. Të njëjtat fytyra të dobëta e të vuajtura, të njëjtët flokë pis të zinj, madje shumë prej tyre kishin të njëjtat rroba. “Sa janë?”, e pyeta ate pakistanezin që na priti te dera e magazinës. “Nja 30”, tha ai. Ata më shikonin sikur do të më hanin me sy. Kushedi sa kohë kishin pa bërë seks. Më bëri përshtypje se ishin shumë të urtë. Asnjë nuk më ngacmoi, askush s’pipëtinte. Shoferi im doli para tyre. “Dëgjoni, u tha. Do të shkoni një e nga te kjo dhoma e vogël. (Në cep te magazines ishte një e ndarë si zyrë. Aty flinte kapua i tyre, siç dukej) Asnjeri nuk do të rrijë më shumë se dhjetë minuta, bëni ose nuk bëni gjë. Pagesa do më jepet mua te dera, përpara. Endaksi?!”, bërtiti ai. “Ne, ne, ne”, u dëgjuan disa zëra. Ndërkohë, njëri seç tha në gjuhën e tyre. “Pyet se nëse do që ta bëjë dy herë, njësoj do paguajë?”, tha pakistanezi që na priti e që, me sa dukej, ishte kapoja i tyre. “Për herën e dytë do paguash 5 euro më pak, pra, 20 euro”, u tha shoferi im. Ndërkohë, dy-tre prej tyre filluan të thërrisnin prapë në gjuhën e tyre…
Vijon…!