Kisha kohe pa e dëgjuar zerin tend, aq shume sa nuk e njihja me! Brenda meje diçka me mungonte, s’e di… nuk arrija dot t’i vija nje emer, por kur e degjova, diçka u ndez brenda meje. Ndoshta kishe lene vetem prush qe vazhdonte te qendronte ndezur e, pa e kuptuar, kur i “fryve”, ai u ndez. Ishte nje dite e ftohte. Hundet dhe syte me ishin skuqur aq shume sa edhe filluan te me dhimbnin; nje dite tipike dimri tiranas. Binte shi i imet, rruget ishin mbytur ne balte e kur ecje ne trotuar, pllakat që ti mund te mendoje se ishin te rregullta, kercisnin perpjetë sapo vendosje kemben dhe beheshe pis. Pa kuptuar, filloi nje loje ku arrije te fantazoje nese pllaka ku ti do te vendosje kemben do te kerciste apo jo. Kur degjova telefonin, u tremba paksa sepse kisha hyre ne te thella. E ngrita dhe zeri qe degjova nga ana tjeter, seç ndezi diçka brenda meje.
– Pershendetje! Pershendetje! – thashe une vetvetiu, pa e kuptuar kush ishte.
– Nuk e di nese me mban mend, por ne kemi qene ne shkolle te mesme bashke! – tha zëri. – Jam Visi, i gjate, zeshkan. Gjithmonë beje shaka me mua e me thoje se kishin filluar te me dilnin briret per shkak te dy xhungave qe kam ne balle.
– Patjeter qe po, me kujtohesh! – thashe pa i lene kohe te mbaronte fjalen. Oh, çfare kujtimesh mbeshtollen njekohesisht mendjen dhe trupin tim! Ai ishte miku im me i mire, njeriu qe une mund t’i besoja gjithçka. Ishte gjithmone i pranishem ne çdo hap timin. Mund te diskutonim me ore te tera dhe, pa e kuptuar, ato fluturonin, ndersa ne na dukeshin vetem pak minuta. Mbasi u largova nga vendi i humbem lidhjet, por kisha pothuajse dy muaj qe isha kthyer dhe u çudita kur degjova qe ai e kishte marre vesh.
– E di qe nuk te kam harruar? I shoh shpesh fotografite qe kemi bere atehere! Me mungon shume koha qe kalonim së bashku! S’e di ti, por mua me do te me pelqente te takoheshim serish. He, si thua?
Instiktivisht, pohova. Qenia ime kishte vendosur me pare se mendja. Ajo donte serish qe te takonte ate, t’i fliste, ta shihte kur me veshtronte me ata sy qe i shkelqenin. Me mungonte aq shume… E lame te dilnim mbasdite. Te dyve nuk po na pritej te shiheshim. Valle do te ishte si atehere?! A do te ishim aq kompakt perseri?! Shpejtova hapin per te shkuar ne shtepi. Desha te behesha gati, te beja nje banje, te zgjidhja rrobat qe do vishja. S’e di, por desha te isha rrezatuese ne syte e tij, si atehere kur isha ne shkolle, ku në çdo gje qe beja, doja që për të të isha perfekte. Nuk i kreha floket ne parukeri se mbaj mend qe atij i pelqenin kaçurrelat e mia e shpesh lozte me to. E adhuroja ate njeri! Ishte person i matur ne ate qe thoshte. Keshtu e mbaj mend: Te qeshur, shakaxhi. Nuk e di, por e kaluara me pushtoi aq fort saqe harrova se ne ç’kohe ndodhesha. Me pushtoi aq shume ne krahet e saj saqe po ndihesha perseri 17-vjeçare. Isha pothuajse gati kur me ra serish telefoni. Ishte ai, Visi.
– Deshiron te vij te te marr me makine? – me pyeti pasi me pershendeti. Kesaj here e njoha zerin e tij dhe serish u ndjeva çuditshem. Ndoshta ishte faji i se kaluares, i kohes qe kishim kaluar bashke, sepse une nuk nuk isha ndjere me ashtu me tjeter njeri.
– Po, patjeter, nese per ty nuk do te ishte shqetesim… – iu pergjigja.
– Oh jo, absolutisht, – m’u pergjigj, – eshte kenaqesi!
Dikur ai me shoqeronte per ne shtepi, sepse une e kisha bezdi te kthehesha vetem. Me kujdes i tregova adresen. Une ndodhesha ne ate shtepi ku ndodhesha 10-vjet me pare. Kaq mjaftoi dhe ai me nderpreu e tha:
– Thua qe e kam harruar shtepine tende?! – qeshi nen ze e vazhdoi – Per pese minuta jam aty.
Ndjeja emocione. Fillova te dridhesha pa e kuptuar. Isha aq e lumtur, sa mend fluturoja! E me te vertete, ai, nuk u vonua. Shiu kishte pushuar nderkohe e ne qiellin gri, rete dukej sikur vallezonin. Disa zogj te vegjel fluturonin e cicerimat e tyre te jepnin nje kenaqesi te veçante. Valle isha vetëm une qe e ndjeja diçka te tille?!
Kur degjova borinë e makines, fluturova ne dritare e, kur e pashe, fillova te ndjeja akoma me shume ankth e gëzim së bashku. Zemra po me hidhej perpjete. Mbylla syte fort dhe fillova te qetesoja veten. Nuk kisha arsye te ndihesha si femije: “Oh, ai eshte nje mik i mire dhe kaq”, mendova, shtrëngova duart fort e i thashe vetes: “Boll, qetesohu e merr fryme thelle”. Vesha kepucet, pallton, mora çanten e fillova te zbrisja shkallet. Desha te vrapoja, por e mbajta veten. Nje ecje normale, do te ishte me e fisme sesa te dukesha si adoleshente qe vraponte shkalleve, por e tille ndihesha; adoleshente, adoleshente, adoleshente! Visi kishte dale nga makina e po me priste jashte saj me nje gonxhe trendafili. “Ah, sa gje e kendshme!”, mendova dhe fillova te dridhesha akoma ma shume. U shtrengova serish dhe e urdherova veten qe te ndaloja te dridhurat e ankthin qe me kish pushtuar. Ai nuk kishte ndryshuar shume, vetem ishte dobesuar pak e kishte vene syze. Ishte bere goxha i kendshem… Kishte veshur pantallona stofi gri me viza te holla te bardha, kemishe te bardhe e pallto treçerekëshe po prape gri. I dhame dorën njeri-tjetrit e po shiheshim ne sy. Me puthi ngadale ne faqe e peshperiti:
– E mrekullueshme, si gjithnje! – e me dha gonxhen qe mbante ne dore.
Une kisha veshur fund te shkurter te zi kadife me bluze te bardhe gjysem golf. Floket ishin derdhur mbi pallto e dukej sikur vallezonin. M’i preku floket ngadalë, aq ngadale sikur ne duart e tij mbante diçka prej kristali e kishte frike mos e thyente.
– Ikim! – tha ngadale, duke thyer heshtjen.
– Ikim! – vetem pohova se nuk po mundesha te flisja. U futem ne makine e morëm rrugen per te shkuar ne lokal.
– Do të të çoj ne nje vend qe eshte bere i ri, eshte bukur, prane liqenit, ku arkitektura e lokalit eshte gershetuar bukur me natyren.
Pohova dhe buzeqesha. Filloi te me pyeste se si e kisha kaluar gjithe kete kohe jashte. Fillova t’i tregoja se isha ndare me tim shoq per arsye mosmirekuptimi. Kisha kohe qe mbaja nje sy mbyllur e nje vesh shurdh, por nuk mundja me sepse gjendja midis nesh sa vinte e veshtiresohej. Nuk kishte kuptim qe une te kujtoja gjendjen time te asaj kohe. I isha larguar asaj kohe e desha ta harroja. Mendoj se njeriu ka nevoje te harrojë paksa, veçse paksa, se per me shume nuk te duhet, sepse eshte nje eksperience qe te nevojitet per te mos gabuar serish. Shkuam te lokali që me te vertete ishte i magjishem. Biseda midis nesh rrodhi natyrshëm. Ai, mbasi mbaroi te mesmen, kishte vazhduar te lartën per Ekonomi-Biznes e tashme punonte prane nje firme ndertimi. Jeta e tij sentimentale kishte qene e pafat, si e imja. Sapo i kishte dhene fund nje lidhjeje disa vjeçare sepse ishin shume te ndryshem. Hera-heres e veshtroja duke dashur vetem te rrija ashtu, pa folur. Ai me veshtronte me ata sy qe kishin nje pamje mrekullisht te qete dhe te bukur. Njerëzit ne lokal shkembenin copëza frazash, por per ne, ata nuk ekzistonin. E shihja ate e me dukej sikur kishte dale nga tjeter bote. Ai ishte i lumtur dhe une, tjeter njeri. Per nje moment, me erdhi ta puthja dhe gjithe kjo nate kaq magjiplotë te ishte vetem e jona, te me pushtonte fort ne krahet e tij e koha te ndalonte aty. Kur u ngritem, filluan te binin pikat e para te shiut. Ishte nje shi i imet, i bute e i ngadalte. Filluan te me lageshin floket, buzet e dora e tij rreshqiti ngadale mbi timen. U futem ne makine. Ngriti doren e me shpupuriti floket per te larguar pikat e shiut. U afrua ngadalë, me puthi lehte e une iu pergjigja puthjes se tij. Nje vale e nxehte pershkoi trupin. Per nje moment, u shkeput e tha:
– Me fal, me fal, nuk desha… – Ktheu koken e ndezi menjëherë makinen. Ndoshta kisha bere gabim qe iu pergjigja puthjes se tij?! Buzet e tij ishin kaq tunduese sa nuk u rezistova dot. Na kishte ndodhur edhe nje here, vite me pare, ne nje ditelindje, me sa mbaj mend. Ishim duke kercyer e s’e di se si ndodhi. Edhe atehere me kerkoi te falur dhe e evituam njëri-tjetrin per nje muaj te tere. Por ndodhi serish e une nuk desha te ndodhte perseri qe te mos e shihja. Rruga per ne shtepi u shoqerua nga heshtja. Desha ta thyeja ate heshtje, por nuk dija se si. Ne sfond degjohej kenga “Save the last dance” e neve na pelqente aq shume ajo kenge! Po i afroheshim shtepise time… Makina ndaloi para pallatit. Ai me veshtroi e buzeqeshi. Nuk e di se çfare mendonte, por une i dija mendimet e mia e nuk desha qe ai te largohej keshtu.
– Me pelqeu… – i thashe ngadale.
– Çfare?
– Puthja… me pelqeu – thashe perseri. E ngrita koken dhe e pashe ne sy. Ai me perqafoi fort, fort e me puthi serish, serish, serish…
Nata ngadalë po largohej e mengjesi po zinte vendin e saj. Ata nuk e dinin qe kishin “spektatore” qe kishin ndjekur levizjet e tyre, por ne, po…