Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të shprehesh në seks?


Kur bën seks me partnerin, nganjëherë e ke të vështirë të gjesh fjalët e duhura, megjithëse ke shumë për t’i thënë… Më e mira do të ishte t’i thoshim atij të bënte këtë apo atë, por kjo nuk ndodh gjithmonë në realitet. Atëhere, si mund të shprehesh që as ai të mos fyhet, por edhe ti të kapërcesh ndrojtjen në seks dhe të kënaqesh? Lexo më poshtë…

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Mjaft ma lëpiu veshin, më erdhi në majë të hundës!

Advertisement

Çfarë themi? Fusim kokën mes shpatullave, shtrëngojmë dhëmbët, mundohemi ta shmangim, duke i thënë: “…Po më gudulis” ose “Nuk dëgjoj asgjë”.

Është efikase kjo metodë? Po ti, do t’i kishe ndërprerë përkëdheljet e thithave të tij, nëse nuk do të të kishte parë në sy, duke të thënë: “Kjo nuk më pëlqen shumë”? E vetmja mënyrë për të evituar bezditë apo dëshirën për të ikur është t’ia thuash drejtpërdrejt. Me pak fjalë, kur diçka nuk të pëlqen, bën mirë t’ia thuash.

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Ai i urren gjinjtë e mi që s’i përkëdhel, apo çfarë?

Çfarë themi? E qepim dhe i afrojmë kraharorin.

Është efikase kjo metodë? Gjuha e trupit qëndron në bazë të komunikimit tonë. Në këtë mënyrë, ti ke mundësi të flasësh me të, pa ua ndjerë nevojën fjalëve. Nëse dëshiron ndonjë përkëdhelje të veçantë, merrja dorën butësisht dhe shoqëroje për atje ku do. Nëse ai ka një minimum inteligjence, do ta kuptojë shpejt.

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Jo, kjo vazhdon të mos më pëlqejë!

Çfarë themi? Herën e parë i japim fund shpejt e shpejt, të dytën gjithashtu dhe pas tentativës së dhjetë, shkojmë në shtrat veshur me pizhama ose këmishë nate të mbërthyer deri në grykë.

Është efikase kjo metodë? Meqë është e papranueshme të pranojmë përkëdhelje që nuk na eksitojnë fare dhe nuk kemi interes të prekim sedrën e tij prej mashkulli, përdorim përsëri gjuhën e trupit. Nëse radhën tjetër ai vazhdon të të përkëdhelë atje ku nuk të pëlqen, merrja dorën dhe çoje atje ku të pëlqen. Nëse ai nuk e kupton mesazhin, atëhere ji e drejtpërdrejtë dhe thuaja: “Jo aty!”

Çfarë mendojmë (ndonjëherë): Më në fund, po e arrij!

Çfarë themi? Mmmmmhhhhh.

Është efikase kjo metodë? Zakonisht, ne flasim kur marrëdhënia nuk është edhe aq e mirë dhe heshtim, kur ajo është e shkëlqyer. Kjo është për të ardhur keq! Kujtdo do t’i pëlqente t’i thoje: “Më pëlqeu shumë”. Kështu, e ndihmon partnerin të të njohë më mirë. Kështu, ditën që ai nuk do të jetë në formë, do ta kesh më të lehtë “t’i japësh karton të verdhë”. Kjo është një metodë që përdoret edhe për të mësuar delfinët: Një shpërblim, një shpullë e vogël, një shpërblim…

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Me sa duket, atij i pëlqen t’i përkëdhelësh vetëm penisin.

Çfarë themi? Asgjë, vetëm vazhdojmë…

Është efikase kjo metodë? Sipas sondazheve, edhe burrave u pëlqejnë përkëdheljet në vende të tjera, përveç atyre në penis: Përkëdhelje mbi gjoks, te thithat, në qafë dhe vesh. Nëse ju nuk e keni idenë se çfarë i pëlqen atij (dhe nuk guxoni ta pyesni), vështrojeni me vëmendje: Zakonisht i bëjmë tjetrit atë që do të na pëlqente të na bënte ai neve. Kështu, duke u përqendruar te përkëdheljet e tij, do të zbulojmë edhe ëndrrat e tij më të çmendura. Ka vetëm një rregull universale: Zakonisht, burrave u pëlqen që të fillojnë t’i prekin nga qendra (pra, penisi) drejt periferisë. Tani mjafton vetëm ta vini në përdorim këtë gjë.

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Uh!

Çfarë themi? S’ka problem, i dashur! Edhe pse nuk e arrita orgazmën, përsëri u kënaqa.

Është efikase kjo metodë? Nganjëherë po, pasi kjo nuk është një garë ku duhet ta arrish finishin me çdo kusht, por nëse ka tendencë të përsëritet, ia themi. Sigurisht, kënaqësia është e mirë, por ajo arrihet edhe me mënyra të tjera: Me masazh, çokollata, shopping… Qëllimi pse bëjmë seks është të arrijmë orgazmën, apo jo?

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Pse e ke kaq inat klitorisin tim?

Çfarë themi: Ohhhhhhhh, i dashur, po më vret!

Është efikase kjo metodë? Po, sepse nuk durohen “tortura” të tilla në shtrat. Atëherë cila është zgjidhja? Rifillojmë me metodën e mësimit të delfinëve. (shih më sipër).

Çfarë mendojmë (ndonjëherë)? Mbaroi? Që tani?!

Çfarë themi? “Shkëlqyeshëm, do një çaj?”, duke e shoqëruar me një buzëqeshje.

Është efikase kjo metodë? Unë jam e butë, ti je e butë, ne jemi të buta… Me sa duket, të gjitha gratë e kanë këtë veti, por ekziston edhe një metodë tjetër për të buzëqeshur vërtet kësaj radhe: Orgazma e të dyve; ti e para dhe ai më pas…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ju prezantojmë bukuroshen shqiptare Antonela Hasani!

Next Post

Kultura e urrejtjes

Advertisement