Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkatërrova lidhjen për një natë


Përshëndetje. Jam Elda nga Librazhdi, 26 vjeçe dhe jetoj me prindërit e mi këtu në Tiranë, prej 14 vjetësh. Kam një familje shumë të rregullt; një vëlla më të vogël dhe një motër më të madhe, të martuar. Unë kam një karakter shumë të fortë dhe të qëndrueshëm e nuk ndërroj kollaj mendim. Edhe pse mund të jenë shumë faktorë që mund të më shtyjnë të veproj kundër idesë time, unë përsëri nuk tundem nga e imja. Kështu, unë kam mbaruar fakultetin në degën e Gazetarisë dhe punoj prej dy vjetësh në një radio të këndshme këtu në Tiranë. Kisha një lidhje shumë të gjatë prej 5 vjetësh me një djalë nga Shkodra dhe, edhe pse duheshim shumë, kishim shumë arsye që na pengonin nw arritjen e kurorëzimit tw dashurisë tonë. Unë kam kaluar pothuaj të gjithë rininë me të dhe kurrë në jetën time ose më saktë, në lidhjen time, nuk ka patur rast që të më shkojë nëpër mend ta tradhtoj. E di që ju do thoni që ku e di ti a më ka tradhtuar ai, edhe mund të më ketë tradhtuar, por përderisa unë nuk e kam parë me sytë e mi, nuk mund ta akuzoj për  asgjë. Unë si natyrë jam shumë e hedhur dhe më pëlqen të dal. Në këtë drejtim, me të dashurin jam shumë në rregull sepse ai nuk më ka ndaluar asnjëherë që të dal me shoqërinë, aq më tepër që unë kam vetëm një shoqe të ngushtë dhe kudo ku dal apo shkoj, shkoj me atë. Tw them të drejtën, edhe pse kemi patur hatërmbetje me shoqen, nuk jemi zënë asnjëherë dhe, për këtë arsye, i jam mirënjohëse asaj sepse ajo nga natyra në shoqëri është më tolerante se unë dhe nuk ma prish për asgjë. Ne dalim shumë fundjavave dhe në shtëpi nuk na ndalojnë e as nuk na bëjnë fjalë sepse e dinë që ne nuk dalim kurrë nga vetja dhe nuk bëjëmë asnjëherë gjëra që janë jashtë normave shoqërore dhe që në njëfarë mënyre, cënojnë personalitetin tonë. Në fakt, këtu në Shqipëri ekziston ende ajo ideja që po dole natën je vajzë e keqe dhe ndonjëherë kanë edhe të drejtë sepse do s’do, jeta e natës është pak e rrezikshme dhe surprizat e natës nuk mund t’i parashikosh asnjeherë. Kështu, me këtë shoqen time dalim shpesh nëpër pabe, sepse këto janë preferencat tona edhe pse ndonjëherë do tw më pëlqente të ndërronim ambient. Kisha idenë dhe vazhdoj ta kem se kur fillon tw shkosh shpesh në të njëjtin vend dhe aq më tepër, dy vajza si puna jonë (jo për mburrje, por që të dyja jemi vajza që biem shumë në sy dhe që pretendentët janë shumë) kjo wshtw e rrezikshme, por siç ju thashë, unë jam shumë e qëndrueshme në fjalën time dhe aq më tepër kisha shumë besim te lidhja ime dhe nuk doja ta humbisja për asgjë. Kaluan disa kohë dhe aty te pabi ku shkonim ne vinin gjithmonë, të pashoqëruar, katër djem të cilët për nga paraqitja fizike nuk kishin të sharë dhe që binin shumë në sy, vetem se më bënte përshtypje si mua dhe shoqes time; si kishte mundësi që ata të vinin të pashoqëruar? Njëri nga këta djem na ofroi për të pirë dhe shoqja ime që e kishte shume shumë qejf njërin nga ata e pranoi pijen, edhe pse ishte një përjashtim sepse neve na kanë ardhur  shumë djem të cilët kanë dashur të na ofrojnë për të pirë dhe më pas, normalisht, të hyjnë edhe në muhabet, por as unë, as shoqja ime, nuk mund ta pranim këtë. Unë, për arsyet e mia private dhe ajo sepse ka një karakter për t’u admiruar, u buzëqesh të gjithëve, nuk prish muhabet me njeri dhe askush nuk e ka inat. Për këtë djalin unë i kisha thënë edhe herë të tjera se ai po e shihte dhe që me sa duket e kishte shumë qejf dhe kur pashë që edhe ajo e kishte qejf atë, mw erdhi keq dhe nuk doja të isha unë shkaktarja që ajo të mos dilte apo të mos kwnaqej sepse nuk kishte pse ajo te sakrifikonte prej meje, ajo kishte jetën e saj dhe kishte edhe të drejtën që të kwnaqej ashtu siç kënqesha unë kur dilja me të dashurin tim dhe ajo rrinte në shtëpi, sepse normalisht, ajo nuk mund të dilte me ne sa herë që dilnim. Kështu, e pashë që edhe asaj i pëlqente dhe  i thashë që nëse kishte qejf, ajo mund t’i ftonte në tavolinën tonë. Ajo më pa më një gëzim shumë të madh në fytyrë dhe më përqafoi. Unë, që nuk kisha bërë kurrë gjëra të tilla, i kërkova…

Për këtë djalin unë i kisha thënë edhe herë të tjera se ai po e shihte dhe që me sa duket e kishte shumë qejf dhe kur pashë që edhe ajo e kishte qejf atë, më erdhi keq dhe nuk doja të isha unë shkaktarja që ajo të mos dilte apo të mos kënaqej sepse nuk kishte pse ajo te sakrifikonte prej meje. Ajo kishte jetën e saj dhe kishte edhe të drejtën që të kënaqej ashtu siç kënqesha unë kur dilja me të dashurin tim dhe ajo rrinte në shtëpi, sepse normalisht, ajo nuk mund të dilte me ne gjithmonë. Kështu, e pashë që edhe asaj i pëlqente dhe  i thashë që nëse kishte qejf, ajo mund t’i ftonte në tavolinën tonë. Ajo më pa me një gëzim shumë të madh në fytyrë dhe më përqafoi. Unë, që nuk kisha bërë kurrë gjëra të tilla, i kërkova kamarierit që t’i çonte një letër atij djalit me numrin e telefonit të shoqes time dhe ai veproi ashtu siç i thashë unë e ia çoi atij. Nuk kaluan disa minuta kur shoqes time i erdhi një sms në telefon ku shkruhej se ishim shumë të mira që i dhamë numrin e telefonit dhe se po të mos e kishim bezdi, ata kishin qejf të uleshin me ne në tavolinë, por pas disa minutash sepse dy nga ata që ishin në tavolinë do largoheshin. Shoqes time po i shkëlqenin sytë nga gëzimi dhe më tha që do kishim bërë gabim sikur t’i ftonim ne të parat sepse ata e kërkuan vetë këtë gjë. Nuk kaluan as 20 minuta dhe dy nga djemtë u larguan dhe këta të dy që ngelën, ashtu siç shkruhej në mesazh, erdhën e u ulën në tavolinë me ne. Pasi u prezantuan me ne, me emra qe më vonë dolën që nuk ishin as emrat e tyre dhe pasi morëm diçka për të pirë së bashku, menduam të shkonim të pinim një kafe diku më qetë sepse aty ishte vërtet muzika shumë e lartë dhe për dy njerëz që sapo njihen nuk ishte vendi ideal për të biseduar dhe për t’u njohur më mirë. Kështu, ikëm për të pirë një kafe në një bar-kafe që qëndronte hapur gjithë natën dhe filluam të bisedonim qetë e shtruar. Unë u tregova që isha nga Librazhdi dhe që kisha një të dashur, lidhja me të cilin kishte 5 vjet që kishte nisur. Kur po thoja këtë, pashë që djali tjetër (Ergi quhej, ndërsa ky që pëlqente shoqen time, quhej Stivi) sikur u ngrys pak dhe u duk që ngeli keq. Unë, me të qeshur, i thashë: “Çfarë  pate, u bëre xheloz?”. Ai u kthye nga unë dhe tha: “Jo, po nuk e prisja. Ngaqë ju kemi parë gjithmonë, bashkë mendova se nuk do të ishe e lidhur”. “Unë nuk të gënjej dot, i thashë, as ty, askënd, sepse kështu gënjej veten time. Nuk mund ta mohoj lidhjen time ashtu siç nuk mund ta mohosh ti tënden, apo jo?”. “Unë nuk jam i lidhur. Po të isha, nuk do të vija këtu vetëm, do vija i shoqëruar”.

Advertisement

Unë nuk e zgjata më shumë sepse e kuptova që ai donte diçka prej meje, por ia bëra me shenjë shoqes time që të shkonim pak në banjo. Shkuam dhe i thashë që unë nuk do të bëja gabime sepse ajo e dinte pozitën time dhe nuk doja që të gaboja. Ajo më tha që nuk ishte nevoja të gaboja, por se edhe unë kisha nevojë të ndërroja muhabet më dikë. Nuk doja t’ia prishja asaj, por edhe ai djali më pëlqente (them kështu sepse nuk dua të tregohem hipokrite dhe të dal si vajzë e mirë që nuk bëj kurrë gabime dhe sikur jam e ndershmja e dynjasë). Ai ishte shumë simpatik dhe më pëlqeu edhe mënyra e komunikimit. Ato ditë unë kisha bërë edhe ca fjalë me të dashurin tim, sepse siç ju thashë, ai jeton në Shkodër dhe nuk vjen shumë shpesh, por kur vjen, rrimë gjithë kohës bashkë. Kështu, kisha bërë disa fjalë sepse ai më bërtiti pa të drejtë. Unë isha e mërzitur me të dhe në njëfarë mënyre sikur doja të hakmerresha.

Kështu, atë mëngjes (sepse ishte mëngjes, nata kishte shkuar drejt mëngjesit dhe pa e kuptuar kishte filluar të zbardhej) bëmë muhabet, folëm gjerë e gjatë, bëmë shaka dhe ikëm secili në shtëpinë e vet. Kur ikëm për në shtëpi, i thashë shoqes sime: “Janë djem të mirë, por nuk mendoj se është mirë të ngatërrohesh me ata, sepse nuk ishin tipa që mund të përshtateshin me ne”… Ata dilnin pothuajse përnatë, njihnin shumë njerëz dhe nuk m’u duk mirë që edhe ne të bëheshim pre e tyre. Asaj nuk i erdhi mirë kur i thashë këtë. Vura re që ajo kishte qejf ta takonte përsëri djalin që i pëlqente dhe unë nuk e zgjata më sepse nuk doja të bëja fjalë me shoqen time për ata.

Fundjavën tjetër dolëm prapë (Kuptohet ne nuk mund të dilnim shpesh, edhe një herë në javë dhe duket sikur bajatesh), shkuam përsëri atje dhe pamë që ata nuk ishin. Nga një anë u gëzova sepse e dija që po të ishin aty do të vinin në tavolinë, do iknim përsëri për kafe dhe kësaj here nuk do bënim vetëm muhabet sepse nuk kishim më çfarë muhabeti të bënim, sespe ata na e kishin thënë qartë çfarë kërkonin. Nuk kaloi shumë dhe ata erdhën, vetëm se kësaj here, ky djali që kishte qejf shoqen time ishte i shoqëruar, ndërsa tjetri, jo. Shoqja ime u mërzit shumë sepse ai nuk ishte treguar i sinqertë me të ashtu siç ishte treguar ajo me atë, ndërkohë ky kishte një lidhje shumë të gjatë dhe nuk e tregoi. Nuk ndenjëm shumë sepse shoqja ime u mërzit shumë dhe ndërkohë që po dilnim, Ergi doli pas nesh dhe na tha që ta prinim te kafja që kishim pirë herën e kaluar sepse do të na shpjegonte se çfarë po ndodhte. Ikëm atje dhe vetëm kur erdhën të dy. Stivi e  kishte çuar të dashurën në shtëpi dhe kishte ardhur aty me Ergin. Ai i kërkoi falje që nuk kishte treguar që ishte i lidhur, por kishte pasur frikë se mos e humbiste prandaj nuk i kishte treguar. Ajo ishte vrare shumë, por ngaqë ai i pëlqente, harroi çdo gjë. Më pas ikëm në shtëpinë e kësaj shoqes time dhe pasi ndenjëm dhe bëmë shumë shaka, do flinim, por problemi ishte si do flinim, sepse nuk mund të përzinim Ergin që të flinte Stivi aty. Kështu, ndërkohë që Stivi me shoqen time ikën nga dhoma e gjumit, unë dhe Ergi ngelëm vetëm dhe në një moment, ai më tha: “A mund të vish këtu pranë, se më duket sikur ke frikë prej meje?”. “Jo, i thashë, por nuk dua të bëj gabime”. Më kërkoi falje dhe vazhduam muhabetin e lënë përgjysëm. Po zbardhej dhe mua po më vinte shumë gjumë, ndërkohë që nga dhoma tjetër nuk dëgjohej asgjë dhe ajo qetësi bëri që unë të bëja të gabim që i dha fund lidhjes time. Pas disa çastesh, Ergi më ftoi të ulesha përsëri pranë tij dhe pa e kuptuar, më puthi e unë i ktheva puthjen… Gjërat rrodhën vetë dhe unë kisha bërë gabimin e parë, pas kaq kohësh lidhje. Nuk mund ta mohoj që nuk u ndjeva mirë, ndihesha shumë në faj. Ai nuk kishte absolutisht asnjë faj, sepse po të mos doja unë, ai nuk do bënte gjë, ashtu siç nuk kishte bërë deri në ato çaste. Nga ora 12 e drekës, ata u zgjuan dhe pasi pimë kafen e mëngjesit, ikëm secili nëpër shtëpitë e tyre, madje as nuk folëm më se çfarë do të ndodhte me ne në të ardhmen. Unë nuk isha mirë fare, më saktë ndihesha shumë fajtore sepse kisha bërë shumë gabim. Nuk e dija se si do t’i dilja të dashurit tim përpara, si do ta puthja, si do t’i qeshja… isha shumë keq. Ai më merrte në telefon, ndërsa unë nuk i përgjigjesha sepse kisha shumë turp nga vetja. Ditën tjetër e mora në telefon të dashurin tim dhe i thashë që duhej të vinte sepse duhet t’i thoja diçka shumë të rëndësishme dhe shumë urgjente. Ai erdhi dhe pasi u ulëm në kafe, me zërin që më dridhej, i tregova gjithçka. Edhe pse e doja tmerrësisht, i kërkova të ndaheshim, sepse unë nuk e meritoja që të rrija më atë, unë kisha gabuar dhe duhet të merrja përsipër gabimet e mia. Ai qau, më përqafoi dhe më tha që më donte shumë. Më tha se kjo që kisha bërë unë donte shumë guxim sepse unë fare mirë mund të mos i kisha treguar dhe të bëja hipokriten para tij. Ai më tha që kishte nevojë për disa kohë që të mendohej dhe se shumë shpejt do flisnim përsëri, por unë i kërkova që të mos më merrte më sepse unë nuk mund ta shikoja më në sy. Ai më merr përdite në telefon dhe ndonjëherë unë nuk ia hap sepse nuk di çfarë t’i them, por ai këmbëngul që të rilidhemi… Nuk e besoj sepse unë nuk e ndjej veten në pozitën për të qëndruar me të. E dua shumë, por edhe e tradhtova, për një natë prisha lidhjen time, ndoshta edhe të ardhmen… Me Ergin nuk kam folur fare, ai më ka marrë, por unë nuk dua as t’i dëgjoj zërin, edhe pse faktikisht ai nuk ka asnjë faj. Jua rrëfeva juve mëkatin tim… Po të doni, më gjykoni… Unë, tashmë, e kam ndëshkuar veten.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Deniza Miftari: Kosovë, ti i zhgënjeve bijat e tua!

Next Post

Si të gjesh partnerin e duhur?

Advertisement