Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rexhina Çuko: Kjo është akademia e ëndrrave të mia


Rexhina Çuko është balerina e njohur e ekranit e cila ka qenë pjesë e trupës së baletit në TV Klan dhe ishte pikërisht kjo eksperiencë që e bëri të nisë një rrugëtim ndryshe. Ajo çeli akademinë e saj të kërcimit ku edhe ka pasur shumë sukses. Realizoi një prej ëndrrave të saj më të mëdha por edhe u bë vendi i preferuar i të apasionuarve pas kërcimit. “Rexhina Dance academy” ka dyert e hapura për këdo që do kërcimin dhe do të zbulojë lidhjen e madhe mes  artit të kërcimit dhe jetës.

-Përshëndetje Rexhina, një prezantim për lexuesit tanë, ti merresh me kërcim por prej sa kohësh?

-Po, baletin dhe dansin sportiv e kam nisur që në moshën 6 vjeçare, pra kam shumë vite që merrem me këtë fushë.

Advertisement

– Pse fillove të merreshe me këtë fushë arti?

-Sepse ky është pasioni dhe profesioni im që me jep jetë dhe më ushqen shpirtin.

– Kur të shkoi ndër mend të hapësh një akademi kërcimi?

– Gjithmonë kam pasur dëshirë që të kem një akademi timen por iniciativa u mor nga ana ime pas eksperiencës në trupën e baletit në TV Klan.

– Kam parë që fton emra të njohur në fushën e kërcimit si Albi Nako dhe Ilir Shaqiri, më trego pak çfarë bëhet në sallë kur janë këta balerinë aty?

-Salla mbushet me energji pozitive dhe dije pa fund për baletin, pasi secili prej tyre në atë sallë ka konceptin dhe interpreton zhanre të ndryshme, gjë e cila të pasuron në art.

– Në cilat disiplina zhvillohen kurset në Rexhina Dance Academy?

– Disiplinat që zhvillohet mësimi janë këto:

-klasike në bazat e saj

-moderne, jazz

-latine, teknikë kompetitive

-popullore

-musical, aktrim

A ka shumë kërkesa në Akademinë tënde ?

-Po, kemi shumë kërkesa dhe regjistrimet bëhen sipas klasave përkatëse në bazë të moshës dhe nivelit teknik. Janë 8 klasa por që gjithmonë ka vend për të rinj që duan të bëhen njësh me artin e kërcimit.

– Zakonisht në çfarë ore e fillon punën?

-Mësimi fillon në orën 16:00 dhe mbaron në orën 20:00 çdo ditë

– Kë dikë që kujdeset për gjërat e tua përsa i përket kërcimit?

-Po, gjatë orës së mësimit kam dy vajza asistente që më ndihmojnë, por më e rëndësishmja është mamaja ime e cila merret edhe me menaxhimin e sallës.

– Përveç të kërcyerit bukur ka të bëjë dhe paraqitja e jashtme në këtë profesion, kostumet, detajet?

-Sigurisht, veshja është bukuria e syrit që qëndis dhe lidh bukur mesazhin e kërcimit.

– Keni dhënë shfaqje në Shqipëri ose jashtë saj? Në çfarë vëndesh keni lëvizur për të dhënë shfaqje?

-Po, çdo vit kemi aktivitete. Mund të përmend aktivitetet e organizuara në Tiranë, në bashkëinë Elbasan, Prizren dhe Itali ku fituam edhe dy çmime të para.

– Pas shumë vitesh në qoftëse do të kishe një vajzë, do doje që të bëhej kërcimtare si ty?

-Të ketë shëndet se balerinë e bën mami, (buzëqesh) nëse do zgjedhë një profesion të tillë sigurisht.

– A ke ndonjë këshillë për vajzat që kanë dëshirë të merren me këtë fushë arti?

– Këshilla ime do të shkontë më shumë për prindërit që t’i udhëheqin drejt ëndrrave të tyre, t’i mbështesin në ato që fëmijët kanë pasion. Ndërsa për vajzat që tashmë e kanë zgjedhur si profesion duhet shumë djersë, vullnet, durim dhe pasion. Sakrifiko dhe puno fort që të shpërblehesh!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E dashura nuk e dinte që isha homoseksual

Next Post

Burri im ka një të dashur...Ç'ti bëj?

Advertisement