Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje seksologut..!


– Kam marrëdhënie të rregullta me partnerin tim tashmë prej 6 vjetësh që jemi të martuar, por kam vënë re që ai masturbohet herë pas here, në fshehtësi. Mua kjo gjë nuk më pëlqen. Përse ndodh kjo? Mos partneri im nuk është i kënaqur nga unë?

– Nuk na e keni thënë moshën tuaj dhe të partnerit, por ndodh te shumë meshkuj, sidomos te moshat e reja që pavarësisht se kanë një marrëdhënie, përsëri masturbohen. Nëse kjo gjë ndodh te moshat e rritura, ndërkohë që kanë një partnere, gjendja duhet shikuar më me seriozitet, pasi tregon shenja pakënaqësie. Megjithatë, ka raste që shumë partnerë, qofshin këto dhe femra, e bëjnë masturbimin për të njohur më mirë trupin, për të shkarkuar tensione ose për të zbuluar pikat më të ndjeshme, në mënyrë që t’i praktikojnë pastaj me partneren. Ju duhet të flisni hapur me partnerin që të kuptoni arsyen se pse e bën ai këtë.

Advertisement

– Kam parë se mua dhe tim shoqi na ka ikur dëshira për marrëdhënie seksuale. A mund të ndodhë që me kalimin e viteve, të të bjerë dëshira për seks?

– Sipas studimeve dhe kërkimeve të ekspertëve në këtë fushë, ky është një ndryshim normal. Me kalimin e viteve, tërheqja fizike e dashuria e humb forcen e vet te disa partnerë, por kjo gjë nuk ndodh te të gjitha çiftet, pasi ka nga ato çifte që me kalimin e viteve, bëhen akoma më të lidhur pas njëri-tjetrit dhe marrëdhënia e tyre pasurohet gjithnjë e më shumë. Gjithsesi, nëse dëshironi të rizgjoni dëshirat seksuale, mjafton të shtoni disa lojëra erotike dhe të jeni më të komunikueshëm në këtë pikë, në mënyrë që të ringjallni pasionin e humbur.

– A mund ta marrësh lehtë virusin e SIDA-s, sidomos në tualetet e lokaleve apo ato publike?

– Në fakt, mundësia për të marrë këtë lloj sëmundjeje në këtë mënyrë është pak e pamundur sepse dihet që virusi i SIDA-s transmetohet nëpërmjet spermës ose gjakut që përmban këtë mikrob. Ai futet në organin tuaj gjenital ose nëse bie në kontakt me ndonjë plagë të hapur, ama nëpër banjot publike nuk përjashtohet mundësia e marrjes së një sërë sëmundjesh të tjera ngjitëse me karakter seksual.

– A është e vërtetë që burrat nuk e kanë problem nëse gjoksi i femrës është i vogël apo i madh?

– Meshkujt, përgjithësisht, magjepsen pas gjoksit të femrave dhe zakonisht, nuk i japin shumë rëndësi përmasave të tij. Mendoj se çdo lloj gjoksi e ka nga një admirues, prandaj mos u shqetësoni.

– Është e vërtetë se njeriu sekreton substanca që shërbejnë për tërheqjen seksuale të partnerit?

– Po, kjo është plotësisht e vërtetë. Ato quhen feromone dhe shërbejnë për të zgjuar dhe stimuluar seksualisht partnerin e seksit të kundërt. Ato janë më efikase se parfumet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të dukesh më seksi se kurrë?

Next Post

Ju kishte marë malli për John Shahun? Ja surpriza e tij...!

Advertisement