Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Pyetje-përgjigje për seksin…


– Kam një problem me bashkëshortin tim i cili sa herë bëjmë marrëdhënie seksuale, vepron me shumë forcë. Çfarë duhet bëj?

– Mirë është që marrëdhëniet, të çfarëdolloj natyre të jenë, të bëhen në marrëveshje mes çiftit, që kënaqësia të jetë e dyanshme. Njëra anë është të përpiqeni edhe ju brenda disa caqeve të kënaqeni, por gjithsesi, gjëja më e mirë në këto raste është të bisedoni së bashku për të gjitha shqetësimet tuaja.

Advertisement

– Çfarë më thoni, ku qëndron ndryshimi mes dashurisë dhe tërheqjes seksuale? Kam dyshime se kam thjesht tërheqje seksuale ndaj një shoqes time dhe nuk është dashuri…

– Tërheqja seksuale ka të bëjë në radhë të parë me tërheqjen fizike që ndjen një njeri për një tjetër. Sa më e madhe të jetë tërheqja fizike, aq më e madhe është dëshira për të kryer marrëdhënie me atë njeri, për t’u kënaqur seksualisht. Dashuria me shikim të parë, shpeshherë, është dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale. Të dashurosh do të thotë të duash të ndash me dikë diçka, ta mbrosh atë. Dashuria është provë e afeksionit dhe miqësisë, plus tërheqjes seksuale, natyrisht. Ju e doni një njeri vetëm kur e kuptoni se ai është miku ose mikesha juaj më e mirë. Në rastin tuaj, shikoni çfarë gjërash të përbashkëta keni duke u mbështetur te kjo që ju kam shkruar që të kuptoni se çfarë ndjeni për shoqen…

– Jam 32 vjeçe, e fejuar dhe kam mardhënie seksuale të paktën prej një viti, por asnjëherë s’e kam arritur orgazmën. Vihem shumë në siklet sepse nuk është i pari partner për mua dhe gjithmonë, e njëjta gjë. Kjo nuk më duket normale…

– Fatkeqësisht, siç e kemi shkruar shpesh edhe në raste të mëparshme, ka shumë gra që janë në kulmin e seksualitetit të tyre siç jeni ju dhe që nuk kanë orgazëm. Do t’ju sugjeroja të njihni më mirë trupin tuaj, që të kuptoni sadopak se çfarë ju pëlqen më shumë. Në fillim duhet të kuptosh nëse mund të arrish orgazmë klitoride apo jo. Në qoftë se përgjigjja është negative, atëherë do t’ju sugjeroja të shkoni te gjinekologu pasi mund të keni ndonjë infeksion të lehtë vaginal që nuk ju lejon të eksitoheni. Nëse nuk keni probleme as nga ana shëndetësore, atëhere s’ka problem; ka shumë femra që arrijnë vetëm orgazem klitoride dhe kanë një jetë seksuale shumë të kënaqshme. Për të gjitha këto, është mirë të flisni edhe me të fejuarin tuaj, në mënyrë që edhe ai nga ana e tij t’ju ndihmojë të arrini atë kënaqësi që dëshironi.

– Cilat janë moshat më të rrezikuara për të marrë infeksione?

– Duke u nisur nga studimet dhe kërkimet e ndryshme, është arritur në konkluzionin që më e rrezikuar është grupmoshë 15-19 vjeç. Ndër infeksionet, më i përhapuri dhe më i padukshmi është Clamidia. Themi “i padukshëm” sepse në përgjithësi ai nuk ka simptoma, me përjashtim të disa rasteve kur shtohen sekrecionet dhe shkakton një ndjesi djegieje, por mos u shqetësoni sepse kjo është një sëmundje që kurohet. Te femrat është shumë e përhapur “candida” ose thënë ndryshe, myku, që shkaktohet kur jeni duke përdorur antibiotikë ose merrni pilulën. Në raste të tilla, ka kremra, ovula apo kompresa dhe lavazhe me përbërje kundër mykrave, ndërsa për të zhdukur bakteret nuk ka kura të përhershme, prandaj është mirë të përdorni gjithnjë prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale dhe, për më tepër, në një lidhje kur sapo e keni njohur partnerin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të bëhesh e dashur e përkryer…

Next Post

Më braktisi dhe iku te dashnorja

Advertisement