Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Po e paguaj me para këtë lidhje!


Tani jam 50 vjeçe dhe, kur kam qenë e re, kam parë e dëgjuar mjaft, kam patur të dashur jashtë martese, por kisha shumë inat kur gratë dashurojnë burra më të vegjël në moshë. Nuk e di pse, por nuk më pëlqente kjo gjë. Populli thotë “Ç`të qeshësh do të veshësh” dhe unë kështu e pësova. Tani, në këtë moshë, jam dashuruar me një burrrë 10 vjet më të vogël se unë. Ai është një mashkull që të mbeten sytë tek ai. Nuk diskutohet që për mua është mrekullia vetë, por edhe të tjerët janë të këtij mendimi. Ai erdhi një ditë në punën ku punoja. Nga e larg e pashë dhe meqenëse është edhe i gjatë, më ra në sy menjëherë.      Kishte punë te një shoqja ime për një dokument i cili nuk i takonte dhe kishte mbetur në mes të korridorit i pashpresë. Iu afrova. Unë vetë jam natyrë e shkathët dhe gjithmonë u flas e para burrave.

– A mund t’ju ndihmoj? – i thashë.

Advertisement

– Faleminderit, por është e pamundur.

– Pa ta shohim njëherë! Ua, po kjo është e mundur, mos i humb shpresat kaq shpejt! Eja se të ndihmoj unë.

– Po ajo zonja më tha se…

– Lëre zonjën, ajo nuk e di se je “kushëriri” im.

Shkova te Moza, e paraqita si kushëri dhe ajo shkeli rregullat sepse nuk i kisha rënë ndonjëherë në qafë, kështu që ajo punë u rregullua.

– Ju faleminderit, tani më lejoni t`ju qeras.

– Ja, më prisni sa t`i them pak koleges se mos më zemërohet që po pi kafe pa të.

– Po merre edhe shoqen! – më tha ai.

Ashtu bëra. Shoqja ishte disa vjet më e re se unë dhe ai, detyrimisht, gjatë kafes e shikonte me një sy ngacmues. Ajo fliste pak, kështu që fola vetëm unë. Ai fliste me mua, por të them të drejtën, nuk më shihte me syrin që shihte atë. Nejse, unë bëra të mundur të lidhesha vetë me të. Tani kemi pesë vjet që jemi të lidhur. Ai më do, por nuk mendoj se ju do të thoni kështu kur të mbaroni së lexuari historinë time…

Në fillim lidhja jonë ishte si gjithë të tjerat, ku detyrimet kryesore financiare i ka mashkulli. Më trajtonte si shumë të veçantë. Më thoshte:

– Si e ke trupin, si 30 vjeç! Kur jam me ty, më duket vetja shumë më i vjetër se ti. Me duket sikur unë jam dhjetë vjet më i madh. Mosha jote janë të pamartuara. Ti e mban veten shumë…

Lumi i lëvdatave ishte i pafund. Unë ndjehesha shumë mirë me të dhe komplimentet e tij më pëlqenin. Kur unë shprehja ndonjë mërzi për ndryshimin në moshë, ai më thoshte se të gjitha femrat VIP në botën e artistëve, kanë lidhje si kjo e jona. Më fliste për Demi Mur, Madonën etj. Unë nuk është se e besoja çiltërsinë e tij, por po jetoja momentin. Nuk kaloi shumë dhe dhelpra e nxori kokën. Tamam dhelpër, se është mjaft dinak!

Pas njëfarë kohe, ai nuk më telefononte shpesh dhe kur unë e pyesja, më thoshte se kishte rënë puna dhe nuk po fitonte më si më parë. Unë i blija ndonjë kartë dhe ia nisja numrat me mesazh. Ai, pasi i shkonte karta, më merrte dhe flisnim, por edhe kjo ndryshoi. Unë i blija kartën dhe ai më çonte vetëm zile. Lëre këtë, po ai nuk vinte më të më takonte dhe kështu, detyrohesha unë të shkoja tek ai. Merrja taksi dhe shkoja atje ku punonte. Dhe telashet nuk kanë të sosur. Shkoja me mendjen për ta ndarë, të zihesha dhe t`i thoja se ai nuk me donte, por donte vetëm gjëra materiale nga unë, por ai më priste me ëmbëlsi dhe ato orë që kalonim bashkë, ishin të paharrueshme. Ai më çonte në vende shumë të bukura dhe më kënaqte me natyrën e tij shumë të qeshur, kështu që unë menjëherë pendohesha për çfarë kisha menduar rrugës.

Ai të bënte të ndjeheshe e bukur, e re dhe e lumtur, pra, nuk mund të ndahesha nga ai. Një ditë më tha: “Do të të prezantoj me ca shokë të mitë. Na presin te një lokal në breg të detit”. Shokët e tij ishin po aq gazmorë sa ai dhe ia kaluam aq mirë! Kjo punë vazhdoi gjithmonë. Takoheshim me shokët e tij dhe kënaqeshim, dukej sikur unë isha gruaja e tij dhe po kënaqesha me shoqërinë e burrit.

Gjithmonë ai më thoshte: “Nuk kam para të mjaftueshme, a ke t’i shtosh ti?” dhe unë, nga krenaria, nuk thoja asnjëherë “jo”. Nganjëherë i kisha marrë edhe borxh lekët për të shkuar tek ai, por asnjëherë nuk i thoja “nuk kam”. Pak nga pak, unë nisa t’i paguaja atij të gjitha shpenzimet, madje edhe hotelin dhe ato që hanin e pinin shokët e tij, pra, çdo gjë. Kështu vazhduam; unë paguaja për qejfin që bëja. Mua, burri më ka vdekur dhe jam e lirë për të bërë çdo gjë, por që të më ndodhë kështu nuk e merrja dot me mend.

Një ditë, kur u takuam, m’u duk tepër i mërzitur.

– Çfarë ke zemër? Pse je i mërzitur, të ka ndodhur ndonjë gjë nga shtëpia?

– Edhe po, edhe jo. Nuk e di si ta them, më vjen turp.

– Turp nga unë? Po ti je njeriu më i dashur për mua! Unë për ty do të bëja çdo gjë. Si mund të të ndihmoj?

– Eh, kjo është një shprehje se nuk mund të bësh çdo gjë për mua. – më tha pa i ngritur sytë – por kjo është e pamundur…

– Unë të dua dhe mund të jap edhe jetën për ty. Në jetën time nuk kam dashur njeri si ty, prandaj ki besim tek unë dhe më thuaj për çfarë ke nevojë? – i thashë sepse ishte e vërtetë. Aq shumë e doja dhe e dua sa nuk gjej fjalë ta shpreh, vetëm me vepra mund ta shprehja. Isha e gatshme të bëja për të çdo gjë, të mundur e të pamundur.

– Mirë, po ta them, por ti do të bësh vetëm atë që është e mundur. – me këto fjalë ai bëri që për mua të mos kishte limite në atë gjë do të bëja për të. – Kam një vit që nuk kam paguar qiranë e shtëpisë dhe sot erdhi pronari e më tha të dilnim jashtë bashkë me fëmijët dhe gruan. Nuk e di si t`ia bëj. Të thashë se nuk mund të më ndihmosh…

U mendova pak dhe i thashë:

– I dashur, do ta zgjidhim edhe këtë. Do t`i gjej unë paratë. Për dy ditë do të t’i sjell.

– O, ti je për mua gjithçka! – tha ai dhe më përqafoi e më bëri të harroja çdo gjë. Këtë efekt kishin përqafimet e tij tek unë. Më bënin të fluturoja lart, drejt qiellit.

U ktheva në shtëpi dhe nuk kisha kohë të mendohesha dy herë. Shkova të aplikoja për një kredi dhe pasi e kreva me një pafundësi shkresash, arrita të merrja paratë. Pas dy ditësh u nisa ta takoja. Tanimë, të më merrte në telefon, as nuk mund ta çoja nëpër mend, nuk prisja nga ai asgjë përveç dashurisë dhe vëmendjes që më kushtonte kur ishim bashkë. Akoma nuk kam arritur të mësoj në është një mallkim apo bekim. Herë ndjehesha e lumtur, herë mendoja vetëm se si do ta largoja nga jeta ime. Kur ia çova lekët, ai u gëzua shumë dhe unë u ndjeva e qetë se kjo kishte rëndësi për mua, që ta bëja të lumtur ashtu si më bënte ai mua. Kishte një ndryshim lumturia ime me të tijën. Ai lumturohej kur unë paguaja qejfet me shokët e tij, në tavolina me nga 15 vetë, kur paguaja udhëtimet e fundjavës e tani po lumturohej për paratë që do t’i paguaja për shtëpinë, ndërsa unë lumturohesha nga dashuria që më jepte, nga çastet e bukura që kalonim bashkë. Ja pra, edhe këto janë vetëm disa gjëra që unë i cilësova si më të rëndësishme për t’jua thënë, se për të kam bërë çdo gjë materialisht. Edhe rrobat unë ia blej dhe të mendosh se unë kam një rrogë shteti dhe ai është me biznes. Por kjo qenka jeta! Çdo lumturi e ka një çmim dhe kjo e imja e ka pak të lartë. Tani, më thoni, si mendoni, më do apo s`më do?

Unë kam kohë që jam shumë e shpërqendruar dhe nuk mund të vendos se ç’do të bëj në të ardhmen, kështu që po jetoj të tashmen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mika, kuratorja e njohur e imazhit : Ja shembulli se si një femër mund t’ia dalë mbanë

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement