Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Letër nga burgu; Nuk e meritoja këtë që më ndodhi!

Përshëndetje lexues te gazetës “Intervista”. Mora edhe unë guximin për të hedhur në letër historinë time të hidhur. Unë që po ju shkruaj jam një djalë  26 vjeçar nga Shqipëria e Mesme. Edhe unë, si gjithë bashkëmoshatarët e mi, e kam kaluar një histori dashurie që më ka lënë brenga e dhimbje. Në moshën 20 vjeçare, u njoha me një vajzë dhe mendoja se ajo do të ishte për mua dahsuria e parë dhe e fundit. Unë punoja me një shok, ishim sipërmarrës për lyerjet e punët me karton xhes të shtëpive dhe të objekteve. Kisha shumë përfitime dhe me këtë aktivitet, paguaja edhe punëtorë të tjerë. Gjendja ime ekonomike ishte mjaft e mirë dhe unë arrija të ndihmoja edhe familjen. Një ditë, kur po kthehesha për në shtëpi, u përballa me një vajzë që kisha kohë që e adhuroja atë, por pa dijeni të saj. U përshëndeta me vajzën në fjalë dhe kuptova që edhe asaj po i interesonte ku shkoja, çfarë bëja, me çfarë merresha. Kur i tregova se ku punoja, ajo u habit. Iu duk e pabesueshme që unë të punoja, pasi kishte një opinion krejt ndryshe për mua. U ndamë pas kësaj bisede të parë dhe vazhdoi rutina e jetës së përditshme. Të nesërmen, në punë, rrija gjithë kohës duke menduar për të. Fytyra dhe sytë e saj  të bukur nuk më hiqeshin nga mendja. Mendoja dhe imagjinoja shumë gjëra të bukura. Ajo ishte shpirti im binjak. Gjatë ditëve në vazhdim, më shtynte kurioziteti t’i rrija sa më pranë dhe isha i gatshëm të bëja çdo gjë e sakrificë që ajo të rrinte me mua e të ishte fati im i përjetshëm. Doja ta bëja të lumtur e të gëzuar në çdo aspekt të jetës, t’ia plotësoja çdo dëshirë, sepse më shtynte dashuria që unë ndjeja për të në zemër. Një ditë ia arrita qëllimit tim, që t’i shprehja asaj vajze gjithçka që ndjeja për të. Pas disa bisedimeve të gjata, ajo pranoi deri diku, duke mos qenë e sigurtë në vetvete sepse kishte pasur një histori më parë, gjë që unë nuk e dija. Nga ajo histori ishte zhgënjyer shumë dhe ishte bërë pesimiste, saqë kishte arritur në atë pikë sa i urrente djemtë e jo më të besonte tek ata. Elona, nga historia e saj e mëparshme, kishte pasur edhe një fëmijë. Pas përfundimit të asaj historie, kishte kuptuar që për të nuk kishte më gëzim dhe lumturi në jetë. Pikërisht për këtë shkak, ajo nuk më ktheu përgjigjen që unë dëshiroja, pozitive. Unë nuk e dija të kaluarën e saj, megjithatë, kjo njohje më shtyu të interesohesha më shumë për të, madje deri te njerëzit e saj më të afërt. Ata më treguan të vërtetën e kësaj historie që kishte ndodhur. Pasi mësova gjithçka, kërkova të takohesha me të dhe të bisedonim sepse edhe unë ndihesha keq shpirtërisht. Kur e takova, gjatë bisedës ajo më tregoi arsyet përse nuk më pranonte. Më tha që kishte fëmijë. Unë, duke u ndjerë i stresuar dhe duke ndjerë keqardhje për fatkeqësitë që i kishin ndodhur asaj vajze, fillova t’i jepja kurajo dhe t’i premtoja gjithçka. Po i flisja me zemër e me shpirt të pastër. I thashë që do t’i plotësoja çdo dëshirë asaj dhe fëmijës, se do të isha përgjithmonë pranë saj dhe do të përgjigjesha për të deri në fund të jetës time. E doja jashtë mase dhe për të, mund të jepja edhe jetën. Pasi po i premtonim njëri-tjetrit se asgjë nuk do të na ndante deri në vdekje, u bashkuam dhe filluam lidhjen tonë. Në këtë kohë nga mungesat që bëja në shtëpinë time, të afërmit e mi diçka kuptuan dhe po më kërkonin llogari; ku rrija, ku shkoja dhe me kë jetoja, sepse nuk kishte ndodhur një gjë e tillë më parë dhe ishte diçka që binte tepër në sy. Unë mundohesha t’i qetësoja dhe t’u thoja që s’kishte ndodhur asgjë e keqe, vetëm punoja dhe ngaqë vonohesha në punë, nuk kisha kohë të kthehesha në shtëpi në orët e vona dhe që rrija te shtëpia e shokut tim, me të cilin punoja. Pas disa kohësh, njerëzit e mi e morën vesh të vërtetën dhe më thanë: “Largohu nga ajo vajzë sepse ti je akoma i ri dhe ajo nuk të përket ty”. Për mua, këto fjalë ishin të rëndësishme sepse m’i tha nëna ime, që normalisht, më donte vetëm të mirën, por dashuria që kisha për Elonën. Pas disa kohësh, njerëzit e mi e morën vesh të vërtetën dhe më thanë: “Largohu nga ajo vajzë sepse ti je akoma i ri dhe ajo nuk të përket ty”. Për mua, këto fjalë ishin të rëndësishme sepse m’i tha nëna ime, që normalisht, më donte vetëm të mirën, por dashuria që kisha për Elonën më shtynte të mos arsyetoja më për familjen e për fjalët që më thonin prindërit dhe i braktisa për shumë kohë. I isha përkushtuar me mish e me shpirt vetëm Elonës. Për mua, ajo ishte gjithçka. Një ditë, në mbrëmje, vëllai im më i vogël erdhi për të më takuar te shtëpia ku ne jetonim. Ai ishte i tronditur dhe i shqetësuar. Unë kuptova që ai nuk ishte si herët e tjera (ai ishte i vetmi nga të afërmit e mi, që më takonte). Ai, duke qëndruar te një bar ku pinte kafen si zakonisht, ishte mpleksur dhe grindur me një djalë më të rritur. Nga kjo zënkë, ai kishte dalë i ofenduar.

Duke pasur besim dhe mbështetje tek unë, më kërkoi të shkonim dhe ta sqaronim këtë problem. Mora vëllain dhe shkova te lokali. Gjatë atij momenti që duhej të ishte vetëm sqarues, unë nuk e ruajta dot kontrollin dhe e qëllova djalin që kishte ofenduar e goditur vëllain tim. Nuk zgjati shumë kohë dhe mbërriti policia. Ata më prangosën dhe më dërguan në komisariatin e qytetit tim. Jam në burg edhe sot që po jua shkruaj këtë letër. E dashura ime vinte dhe më takonte rregullisht muajt e parë. Pastaj, filloi të më largohej pa arsye dhe pa shkak dhe s’po kuptoja çfarë kishte ndodhur me të, deri kur më erdhi një lajm krejtësisht i papritur… E mora vesh arsyen pse më ishte larguar. Ajo më kishte zëvendësuar me një tjetër!

Ju betohem, të dashur lexues, m’u duk sikur më ra qielli mbi kokë. Çdo gjë më dukej tepër e kotë, pa shpresë e pa kuptim. Nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte një gjë e tillë, sidomos me tradhti, pasi s’e meritoja; ia plotësova të gjitha kushtet, nuk ua vura veshin prindërve të mi, të cilët edhe sot, nuk më flasin. E pranova ashtu siç ishte, me fëmijë, karakterin tim e hodha përtokë. Ëndrrat e mia u shuan duke menduar vetëm për të. Arrita t’ia qetësoja shpirtin duke e larguar nga realiteti i egër në të cilin po jetojmë sot. Asaj femre unë i dhashë dritën e shpresës që ajo e kishte humbur, por gjithsesi, unë jam nga ata djem që pavarësisht këtyre gjërave që më kushtuan, gjej kurajon dhe guximin që me anë të kësaj gazete, të shpalos edhe ndjenjat e mia, duke u dhënë një mësim të gjithë atyre djemve dhe vajzave që dashurohen. Mua s’ma merr më mendja që asaj vajze të mund t’i dal më përpara. Karakteri im nuk më lejon që ta mallkoj, përkundrazi, do t’i uroj gjithë të mirat e kësaj bote.

Advertisement

E gjithë kjo histori më bën të vlerësoj thënien e madhe të Aristotelit: “Nga të gjitha cilësitë, ajo që duhet ta karakterizojë njeriun në çdo hallkë të jetës dhe e dallon nga të tjerët, është arsyeja”.

Të dashur lexues, ju kërkoj të falur për kohën që ju mora për këtë histori. Dëshiroj që kur ta lexoni këtë histori, të mësoni diçka prej saj dhe të më shkruani ndonjë sugjerim tuajin edhe mua, në këtë adresë: E.C. I.E.V.P. Peqin. Faleminderit për mirëkuptimin. Me respekt e Zoti ju bekoftë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Argjend Lloga tregon sekretin e nje martese jetëgjatë

Next Post

Astrologia shpjegon..!

Advertisement