Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A t’i tregoj se e dashuroj?

???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????


– E dashur redaksi, jam një vajzë e dashuruar me shokun tim të ngushtë. Ai nuk më ka thënë asgjë në lidhje me ndjenjat, por unë pak nga pak kam filluar të ndjej për të dhe nuk kam guximin që t’ia them, aq më tepër që atij i pëlqen një vajzë tjetër dhe më flet vazhdimisht për të. Si t’ia bëj? Ta ndihmoj për të fituar atë vajzën tjetër apo t’ia bëj të ditur se e dashuroj vetë? Theksoj se ai më respekton shumë, por unë kërkoj më shumë prej tij?

Redaksia: – E dashur vajzë, në radhë të parë, faleminderit që na e beson neve rrëfimin tënd. E kuptoj shumë mirë shqetësimin që ke dhe të besoj që mendon se nuk ke zgjidhje. Nuk është aspak e lehtë t’i gjesh zgjidhjen një situate të tillë, aq më tepër kur ajo ka të bëjë me një njeri që ti e dashuron dhe njëkohësisht, ai ka një peshë të madhe në jetën tënde. Në raste si ky yti, kur bie në dashuri me shokun e ngushtë, gjendja është si një thikë me dy presa, pasi ti mund ta shndërrosh miqësinë në dashuri, por mund të prishësh një miqësi që ka qenë shumë e rëndësishme dhe të humbësh një shok të mirë, ndërsa nga ana tjetër, nëse nuk e bën, mund të mos e kuptosh kurrë nëse kjo lidhje do të kishte funksionuar, që do të thotë se do të mbaje gjithë jetën një peng në ndërgjegje, pa folur pastaj për faktin që është shumë e vështirë të qëndrosh pranë një njeriu që e dashuron, pa ia thënë këtë. Vuajtja, në këtë rast, do të qe e shumëfishtë.

Advertisement

Nisur nga të gjitha këto që të rendita më lart, këshilla ime konkrete do të ishte: Tregoji shokut tënd se sa i rëndësisshëm është ai për ty. Ulu në një tavolinë dhe nise bisedën si një shaka, pasi kështu do ta kesh më të lehtë ta kapërcesh momentin e rëndë që mund të krijohet mes jush në rastin e një rrëfimi të tillë. Tregoji se ti e vlerëson shumë, por çuditërisht, ndjen diçka më shumë se kaq… jam e bindur se ai do të ketë kuptuar diçka nga ndjenjat e tua, sepse sado të aftë të jemi për t’i fshehur, ne nuk mund t’i fshehim ato plotësisht, kështu që mos mendo se ajo që do t’i thuash “do t’i bjerë si bombë”. Ne, në mendjen tonë, i katastrofizojmë mendimet dhe situatat, edhe kur në realitet ato janë shumë të thjeshta.

Sa i përket “vajzës që atij i pëlqen”, ky mund të jetë edhe një truk nga ana e tij për të të shtyrë t’i hapësh zemrën, por edhe nëse është e vërtetë që atij i pëlqen një vajzë, ti, që je shoqja e tij e ngushtë, ke më shumë peshë tek ai sesa një vajzë që e tërheq nga pamja e jashtme dhe, nga larg… Pastaj, mos harro një shprehje të urtë që thote: “Nëse do të gjesh një partner të mirë, zgjidhe atë nga shokët e tu”. Mendo këtë dhe… hidhu në sulm! Me siguri, në anën tjetër, do të gjesh, në mos dashuri (që unë mnedoj se ka shumë gjasa të jetë kështu), së paku, mirëkuptim. Të uroj fat, jo vetëm në dashuri. Mikja jote, nga redaksia.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (10)

Next Post

Bota e madhe e piktorit me aftësi ndryshe që nuk u pranua në Lice!

Advertisement