Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Kush ble ende televizorë?
Zbulohen bakterie që “hanë” shishet plastike
Ndotja kërcënon Taxh Mahalin

Zbulohen bakterie që “hanë” shishet plastike

Studiues japonezë kanë zbuluar një lloj bakteriesh që “hanë” materialet plastike prej poliuretani, të cilat përdorin dy enzima për t’i zbërthyer ato. Poliuretani është një polimer poliesteri i lehtë, pa ngjyrë dhe rezistent, që u krijua në vitet ‘40 dhe përdoret kryesisht në prodhimin e shisheve plastike dhe sendeve të tjera (rroba, ambalazh, objekte, etj) dhe është shumë i vështirë të biodegradohet. Zbulimi mund të ndihmojë në pastrimin e mjedisit nga ky material plastik “i vështirë”. Afro 56 milionë tonë të tij (një e pesta e materialeve plastike) prodhohen në vit dhe grumbullimi tij në ekosistemet e gjithë planetit konsiderohet problem serioz. Vetëm një sasi e vogël e tij riciklohet çdo vit. Deri më sot, vetëm pak specie myku janë gjendur që “hanë” poliuretanin, por asnjë bakterie. Për herë të parë u zbulua se bakteria Ideonella sakaiensis 201-F6 mund të zbërthejë me hidrolizë një film të hollë, i tëri prej poliuretani, brenda gjashtë javëve në temperaturën 30 gradë celcius.

Studiuesit, me një krye Sosuke Josinda, i Departamentit të Biologjisë Aplikative, i Insitutit të Teknologjisë së Kiotos, e botuan zbulimin e tyre në revistën “Science” . Tani çështja është si të përdoret në praktikë zbulimi i këtyre bakterieve. Studiuesit deklaruan se në fillim duheshin fuqizuar (mbase nëpërmjet manipulimeve gjenetike), bakteriet në fjalë, që të zbërthejnë më lehtë plastikën. Studiues të tjerë u treguan më të rezervuar dhe theksuan se këto materiale plastike në oqeane përmbajnë substanca kimike që mund të jenë helmuese për mjedisin, nëse çlirohen pas zbërthimit të plastikës. Sipas vlerësimit të tyre, produktet plastike mund të jenë më pak toksike nëse qëndrojnë në formën aktuale të pazbërthyer të tyre.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush ble ende televizorë?

Next Post

Ndotja kërcënon Taxh Mahalin

Advertisement