– Jam një doktor nga Elbasani që vuaj pasojën e një goditjeje në tru. Në shumë momente, ajo shoqërohet me takikardi e gjendje të fikëti. Ju lutem, më thoni çfarë terapie të ndjek sepse kam nevojë për një gjë të tillë. Me respekt, Dr. nga El.
Pershendetje i nderuar koleg,
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- E kuptoj shqetësimin tuaj dhe do të doja të dija më shumë rreth asaj që ju i referoheni si goditje në tru: a keni pësuar një traumë aksidentale apo bëhet fjalë për një aksident cerebro-vaskular? Nëqoftëse shqetësimet tuaja lidhen me një traume aksidentale në kokë, këto që ju referoni mund të jenë simptomat e një çrregullimi të stresit post-traumatik. Në këto kushte unë do t’ju rekomandoja fillimin e terapisë me një antidepresiv ( duloxetine, sertraline, fluoxetine, etj.). Nëqoftesë shqetësimet që keni janë krijuar pas një aksidenti cerebro-vaskular, do t’ju rekomandoja të kryeni një Holter ritmi për të përjashtuar një aritmi kardiake dhe një eko Doppler cervikal, për të studiuar fluksin e gjakut në arteriet karotide. Ekzaminime të tjera të domosdoshme do të ishin një rezonance e trurit dhe një EEG për të diagnostikuar saktë shkakun e gjendjeve të të fiktit dhe për të përjashtuar kriza të mundshme epilepsia. Gjithsesi, për një diagnozë sa më të saktë, do të ishte e nevojshme vizita me mjekun neuro-psikiatër, me qëllimin e një orientimi më të saktë drejt diagnozës së mundshme dhe ekzaminimeve që duhet të kryhen. Mbetem në dispozicionin tuaj për pyetje të mëtejshme!Faleminderit!