Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Valmir Tertini: Vula ime e ndaluar


Valmiri është regjisori që solli për shikuesit filmin “tradhti me letra”, një film që mori vlerësime nga shumë festivale kinematografike dhe pas atij suksesi ai mendoi të sillte një tjetër film po aq të realizuar, pse jo edhe më aktual. Xhirimet sapo kanë përfunduar dhe filmi pritet të dalë në kinema në mars të 2019-s. “Vulë” e Tertinit është komentuar shumë prandaj dhe ne vendosëm të flasim me vetë atë, për të na sjellë në fokus gjithçka rreth filmit, një film i cili ka fituar një çmim në Itali ende pa u transmetuar, atë të skenarit më të mirë!

Fabjola Kuburi:- Valmir, na e përshkruaj pak herën e parë përballë kameras?

Advertisement

Valmir Tertini:- E solli halla nga Franca për vitin e ri, direkt pas luftës në Kosovë, m’u duk interesante se si në një dhome mund të jetë dikush fizikisht po ashtu dhe në mënyrë fiktive në televizor.

– Po dialogu yt i parë?

– Në Gjakovë organizohej një garë, konkuronin të gjithë shkollat fillore për shfaqjen me të mirë, më duket se akoma bëhet ky festival. Aty kisha nje rol, dhe pasi fituam në shkollë, duhej ta prezantonim në teatrin e qytetit, nuk guxoja t’a shihja publikun, më kishte pas thënë dikush, po e pe publikun do harrosh tekstin, i besova dhe nuk e pashë. Por në fund ndaheshin çmimet, kur erdhi radha të aktori më i mirë mashkull, dëgjova emrin tim, aty thashë po e shikoj publikun dhe humba totalisht, m’u duk si andërr.

– Publiku shqiptar te njeh  me filmin “Tradhti me letra” i cili fitoi shumë çmime. Mund të quhet arritja jote më e madhe deri tani e vlerësuar edhe nga publiku?

– “Tradhti me letra” më hapi rrugë sidomos në komunitetin artistikë. Nëse e marrim aspektin filmografi, po është arritja më e madhe.

– Ndërkohë sapo ke përfunduar së xhiruari filmin “Vulë”, një film aq të përflitur, meqë të kemi këtu na trego gjithçka rreth këtij filmi…!

– Xhirimet janë mbyllur, jemi në fazen e tretë,  pra në post production. Filmi flet për një punonjëse të pandërgjegjshme të ambasadës gjermane në Prishtinë. E nisëm mbarë, kemi një çmim akoma pa bërë filmin, kemi fituar në Itali për skenarin me të mirë, shpresoj t’a tejkalojmë “Tradhti me letra” me çmime.

– A ekziston vërtet një realitet i tillë si në “Vulë”, pra është e jetuar si ngjarje?

– Po, kjo ka ndodhur në njërën nga ambasadat në Kosovë, pastaj unë e zhvillova si skenar dhe e vendosa në ambasadë gjermane, ne kemi shumë besim për të huajt, por dhe ata dinë të jenë të pandërgjegjeshëm. E bukura ëshë se trajtoj njeriun, individin e jo ambasadën.

-Cila prej hallkave të realizimit të një filmi të jep më tepër kënaqësi?

– Definitivisht paraprodhimi(Pre Poduction), skenari dhe qasja regjisoriale, libri i xhirimit, aty jam unë stilolapsi dhe letra. Është problem të punosh me shqiptar, të gjithë i dinë të gjitha. 😁

– Përqendrohesh më tepër në kërkesat e regjisorit apo në ato ndaj vetes?

– E kam princip jetësor, kur nis diçka do bëhet se do bëhet. Ndoshta mund të zgjasë por do bëhet i gjendet zgjidhja. Deri tani kështu jam!

– Si shikues, cilin vlerëson si filmin më të realizuar në të gjithë komponentët?

– “Citizen Kane” nga Orson Ëelles (1941)

– Ç’lloj filmi të tërheq më tepër?

– Një dramë franceze, nje film autor, i pavarur apo kritiko ekspresiv.

– Ka ndodhur që një aktor të mos ketë pranuar një rol sepse nuk i ka pëlqyer skenari?

– Nuk me ka ndodhur të më thone s’më ka pëlqyer skenari, po ka pas 2 raste kur me kane thënë që nuk më leverdisin datat.

– Çdo aktor, pret një jetë të tërë për të luajtur rolin e tij të madh. Cili është juaji?

– Unë po shkruaj skenar të gjatë, kur flitet për film e bej me dashuri, durim dhe shumë pasion.

– Më shumë lë apo merr prej një filmi?

– Lë shumë për të marrë akoma më shumë pas një kohe.

– Për shumë të apasionuar pas filmit, filmi shqiptar mbetet mjaft i pëlqyer, aq sa shumë batuta gjejnë përdorim edhe sot, në përditshmëri. Po për ty?

– Nëse flasim për kohën e shkuar, e bukura është që ka pas prodhime. Ndërsa në kohën që po jetojmë, ka shumë mbivlerësime, pak suksese dhe jemi rrethuar nga komercializmi.

-Tre data të rëndësishme në jetën tënde..!

– Tek 3 datat është dita 26.

– Kur ke qenë më i lumtur se kurrë?

– Zakonisht kur duartrokitem nga nje publik qe se njof, ndihem shumë i lumtur, pra nëpër fesivale nëpër Europë.

– Femra më e rëndësishme në jetën tënde..!

– Nëna dhe… një stomatologe nga Tirana!

– Çfarë ndjesie të shkakton vëmendja e të tjerëve?

– Mundohem ti zhvilloj si karaktere ndoshta një ditë me hyn në skenar.

– Çfarë të bën të zgjohesh dhe ta nisësh  ditën me dëshirë?

– Gjerat që kam në koke dhe duhet me i realizu në mënyrën me të mirë të mundshme.

– Çfarë e  bën antipatik një person?

– Nje person qe shtiret, s’është i vërtetë, jeton me gënjeshtra.

– Për çfarë nuk do të të mjaftonin 24 orë?

– Për të bërë një film…!(Buzëqesh)

Ç’mendon Valmiri  për…

– …femrat e mbuluara?

– Na tregojnë besimin, pa i pyetur!

– …barazinë mashkull–femër?

– Duhet të jetë në çdo formë, te përhapet në vende rurale më shumë.

– …virgjërinë?

– Përgjigjja e pyetjes, “a ke bërë seks”?

– …martesën?

– Një institucion i bukur.

– …puthjen?

– E kam një thënje “puthja u bë sepse munguan fjalët”

– …shoferet femra?

– Më të kujdeshme se meshkujt.

– …Teatrin Kombëtar?

– Nëse flasim për këtë boom në Tirane jam  pro, duhet rrënuar. Ai nuk i plotëson as kushtet minimale.

– …palestrën?

– Duhet filluar çdo të Hene 😅

– …seksin?

– Pas bukes, 3 herë në ditë.

– …shtëpitë publike?

– Le të jenë, ka shije të ndryshme njerëzish.

– …paranë?

– Një leteër me ngjyrë, që deri diku mund të kesh gjithçka!

– …fëmijët?

– Qershia mbi tortë, engjëjt e vërtetë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Dilan Çiçek Deniz: Si vendosa të isha Sena?

Advertisement