Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i shpëtoj kësaj gjendjeje?


Jam Marinela, studente e vitit të parë për Psikologji. Shoh shumë ndryshime te vetja. Ndihem në ankth, e dobët, e pafuqishme, më bezdisin zhurmat e rrëmujat dhe kjo gjë po më streson shumë. Tani që do të largohem nga familja për të studiuar, rëndohem akoma më shumë psikologjikisht. Si t’i shpëtoj kësaj gjendjeje? Theksoj se kam patur karakter shumë të fortë… Të gjitha analizat që kam bërë tregojnë gjendje të mirë shëndetësore, por tani më bluajnë edhe mendimet. Jam në pritje të përgjigjes tuaj. Ju lutem, më ndihmoni.

Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:-Përshëndetje Marinela!Të falenderoj që ndan me ne këtë rast. Ju tregoni që shikonindryshim te vetja,ndiheni në ankth ,e dobët e pa fuqishme, poredhe që do të studioni larg familjes ju rëndon më shumëpsikologjikisht, pasi ankthi i ndarjes shpesh shoqëron edhe tërriturit me këtë lloj problemi, që lidhet me një frikë dhe stres i tëqënit të ndarë nga prindërit.

Advertisement

Do të thoja që të gjithë përjetojnë ankth në momente të caktuaragjatë jetës, në situata të reja apo në raste të tjera si një intervistëpune etj. Një masë e caktuar ankthi është i domosdoshëm sepsena shtyn që të veprojmë,të marrim vendime dhe të zgjidhimproblemet tona të ndryshme .Por në rastet kur ankthi bëhet pjesëe pa ndarë e jetës tonë,atëherë ai kthehet në një problem.

Ankthi është një gjëndje, është një fenomen kalimtar që ndodhnë lidhje më një ngjarje jetësore ose mjedisore. Ankthi shprehetsi një frikë nga ngjarjet që do të ndodhin, të cilat personi ipercepton si të pamenaxhushme ose të pa kapërcyeshme.

Problematika që shoqëron ankthin shpesh bëhet paralizuese përjetën tonë dhe na detyron të harxhojmë shumë energjiemocionale  dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme dhe e gjithë lufta e vazhdushme që bëjmë  për t’i shpëtuar ndjesivedhe mendimeve tona, në fund na shkakton një gjëndje tëngarkuar psikologjike duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikishtsiç edhe ju përshkruani në rastin tuaj. Ne mund të mësojmë tëmenaxhojmë simptomat e ankthit duke u këshilluar me specialistë dhe profesionistë të fushës. Gjithashtu edhe duke përdorur disa teknika  të ndryshme, pra që të mbajmë nënkontroll simptomat e ankthit për t’u ndjerë më mirë.

Disa nga teknikat që do të na ndihmonin për të menaxhuarankthin do të thoja: së pari, shpesh nuk janë situatat qëshkaktojnë ankth por interpretimi që ne i bëjmë situatave. Duke ditur këtë gjë ne përpiqemi të identifikojmë mendimet dhebesimet e kota që shpesh janë automatike ,negative dheirracionale duke i zëvendësuar me mendime pozitive dhe tëzhvillojmë një të menduar rracional. Së dyti do të thojamodifikimin e sjelljeve që janë të asociuara ankthit. Së tretiaplikimi i teknikave të relaksimit është një nga metodat qëpërdoren për kurimin e ankthit, pasi ankthi nuk është vetëmpsikologjik por edhe fiziologjik, sepse kur perjetojmë ankthkemi rrahjet e shpeshta të zemrës,frymëmarrja shpeshtohet dhekështu teknikat e frymëmarrjes do të na ndihmonin sepse duke relaksuar trupin edhe mëndja do të çlirohet. Dhe kështundryshojmë mënyrën se si ne të përballohemi me disa situata.Shumë e rëndësishme është të kuptojmë situatat që na stresojnëdhe na bëjnë ankthioz. Një tjetër element është të administroshmendimin, për shembull: të heqim vëmëndjen nga mendimetankthioze,duke menduar gjëra që na kënaqin,mendime pozitiveqë na bëjnë të ndjehemi mire, pra të mendojmë të kundërtën e faktorëve që na japin ankth. Të ndryshojmë stilin e jetës, pse jo,të bëjmë atë që na pëlqen do të na ndihmonte. Disa trajtimesugjerojnë faktin që të pranojmë gjërat që na japin ankth se kështu bëhemi më pak vulnerabël ndaj faktorëve të jashtëm.

Ju uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këto barna mund të vrasin 10 milion persona deri në 2050

Next Post

A ndikon alkooli?

Advertisement