Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse i është zmadhuar zemra?


Përshëndetje doktor! Jam një familjare e një pacienti që vuan nga zemra dhe e kanë diagnostikuar si me pamjaftueshmëri të funksionit të zemrës. Mjekët më kanë thënë që zemra është e zmadhuar me forcë pompuese shumë të ulur. Problemi është që ne na duhet të shtrohemi shumë shpesh në spital pasi babi ka mbajtje fryme të theksuar. Pas spitalit bëhet mirë për një periudhë jo më shumë se dy apo tre javë dhe pastaj fillon përsëri mbajtja e frymës dhe përsëri na duhet të shtrohemi në spital. Ju lutem mund të më jepni një shpjegim për këtë situatë dhe çfarë duhet të bëjmë që babi të stabilizohet. Faleminderit!


Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:-  zonjë! Mesa po më shpjegoni babai vuan me insufiçencë kardiake apo me pamjaftueshmëri të punës së zemrës. Kjo është një sëmundje e cila kërkon rihospitalizime të përsëritura për shkak të dekompesimit që bëjnë këta pacientë. Pra skenari më i zakonshëm tek këta pacientë është pikërisht ky që ju po përshkruani. Tek këta pacientë mbajtja e frymës e shoqëruar me lodhjen e shpejtë dhe dobësinë trupore lidhet pikërisht me pamjaftueshmërinë e muskulit të zemrës për të pompuar gjak. Ne zakonisht shtojmë ne mënyrë progresive shkarkuesit të shoqëruar me medikamente të reja për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe padyshim për të ulur rihospitalizimet. Arritja e rezultateve pozitive varet nga shumë faktor ndër të cilët përveç mjekimit një rëndësi të veçantë ka dhe djeta ushqimore dhe stili i jetesës. Këta pacientë duhet të evitojnë sforcimet e menjëhershme dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm me kriprat. Kriprat duhet të kufizohen në sallatë, në gjellë, ulliri dhe djathi duhet të regjen rreth 1 orë në ujë para se të konsumohen dhe turshitë të eliminohen në 0. Kjo për arsyen e thjeshtë se kriprat mbajnë lëngjet në organizëm dhe si rrjedhojë rrezikojmë mbingarkesën volumore e cila çon në edemë pulmonare apo mbushje të mushkrive me ujë. Si konkluzion unë do ju këshilloja mjekim të rregullt, djetë shumë të kujdesshme siç e përshkruam më sipër dhe evitim të sforcimeve fizike të tepruar. Të shkuara!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë është Alzheimer-i?

Next Post

Më duket sikur veshët më mbushen me ujë. Çfarë kam?

Advertisement