Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Miu futet në bankomat, ha 18.000 euro
Përgjigjet Dr. Adem Harxhi: Pse vagina mban erë të keqe
Djemtë kërkojnë vajza

Përgjigjet Dr. Adem Harxhi: Pse vagina mban erë të keqe

Doktor, kam një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçe që çdo ditë më ankohet se vagina e saj mban erë të keqe. Kjo e detyron që edhe në shkollë t’u qëndrojë larg shoqeve dhe shokëve. Të lutem më ndihmo me ndonjë përgjigje.

Vajza jote mund të jetë vërtet e shqetësuar për erën e vaginës së saj,? ngaqë djemtë, shpesh, bëjnë shakara të rënda kur thonë se vagina e vajzave mban erë peshku. Shoqet e saj që janë paranojake si edhe ajo, mendojnë se vagina vërtet mban erë të rëndë.

Unë do t’u them të vërtetën: Nuk ka rëndësi si mban erë vagina juaj, të tjerët rreth jush nuk e nuhatin dot atë, kur ju jeni të veshura. Pamvarësisht ekzagjerimeve, për shumicën e djemve, era e vaginës është tërheqëse dhe seksy. Nuk ka nevojë ta maskoni erën e saj natyrale me produkte “hygjenike”, ta parfumosni ose të bëni shplarje të saj (douches)…

Advertisement

Vagina, është e vërtetë që mban erë shpesh të mirë, më rallë mban erë të keqe. Erës seksuale të grave dhe vajzave u është vënë emri cassolette (kjo do të thotë në Fërngjisht “kuti parfumi”, ndonse në në Spanjisht kjo fjalë ka kuptimin “enë e salcës”).

Sipas shkencëtarëve, era e vaginës përbëhet nga më shumë se tridhjet komponentë, shumica e të cilëve mbajnë erë si djathë Limburger. Këto komponentë çlirohen nga? nga organe të ndryshme: disa vinë nga gjëndrat rreth vulvë, të tjera nga gjëndrat në tubat e ovareve, ndërsa të tjera nga shtresa e brëndëshme e uterusit. Disa nga këto komponentë janë acide yndyrore volatile që quhen copulins që kur janë në koncentracione të mëdha vinë erë peshku. Në testimet klinike është vënë re se burrat e pëlqejnë erën e kopulinave dhe u pëlqejnë gratë me këtë erë, natyrysht, kur nuk është shumë e fortë. Sot flitet shumë se copulinat do të jenë në bazë të një parfumi që do t’i çmëndij burrat dhe patentat për prodhimin e tij industrial janë marrë tanimë.

Por ju duhet të dini se era e fortë vaginale, mund të jetë shënjë e një infeksioni që kërkon mjekim dhe jo parfumim. Në këtë rast, shkoni tek doktori. Mënyra më e mirë që trupi t’u vijë erë të mirë e të pastërt është të laheni rregullisht dhe kur jeni me periodat, ndroini tamponat dhe pecet shpesh.

Mbani parasysh se edhe kur dikush u këshillon të bëni dushe vaginale, unë u lutem që të mos i bëni. Dushet rritin mundësinë për t’u infektuar me një Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme (SST). Kjo ndodh nga që vagina e juaj, pas dushit, bëhet alkaline, gjë që prish? balancën natyrale bakteriale. Ju mund të keni dëgjuar dhe një gënjeshtër tjetër, të cilën nuk duhet ta besoni: Dushet vaginale pas seksit, parandalojnë shtatzaninë. E kundërta është e vërtetë. Dushet ndihmojnë që spermatozoidët të shkojnë në uterus dhe tubat e Fallopit, ku takojnë vezën dhe e fertilizojnë atë. Po ashtu, dushet, ndihmojnë mikrobet që të shkojnë në uterus dhe në tuba e ovareve dhe të shkaktojnë infeksione serioze atje. Po qe se ke një infeksion, dushi, do të maskojë simptomat dhe do ta shtyjë mjekimin për më vonë. Shpresoj ta kesh marrë përgjigjen që dëshiroje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Miu futet në bankomat, ha 18.000 euro

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement