Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ori Bici: Ka ardhur epoka e erosit..!


Sezoni i ri i Alpazar ka nisur dhe një nga aktorët më të vjetra të tij, në të qenit pjesë e tij Ori Bici, vjen në një intervistë të këndshme si pjesë e rubrikës “Alfabeti i personazhit…”. Në këtë intervistë i janë drejtuar pyetje të cilat ajo i është përgjigjur me shumë kënaqësi dhe njëkohësisht ka treguar edhe të rejat e sezonit të ri të spektaklit të humorit!

Fabjola Kuburi:- Ori, siç edhe të thashë para se të nismin këtë intervistë, këtë herë do jesh protagoniste e rubrikës “Alfabeti i personazhit” kështu që nisim me gërmën e parë…!A për “Alpazar… A është Alpazar arritja jote më e madhe? Ç’të reja ka këtë sezon të rim, na zbulo dicka më shumë…!

Advertisement

Ori Bici:- Po, më the dhe faleminderit që më the.(Qesh) Gjërat arrihen shkallë-shkallë, përderisa prej 3 vjetësh jam pjesë e Alpazarit, deri tani sigurisht që është arritja ime më e madhe.  Tek të rejat e këtij sezoni hyn fakti që  kemi mes nesh një aktor të ri, nipin e Aleko Prodanit, Aleks Prodani, një djalë shumë i talentuar. Gjithashtu kemi dhe ndryshime në skenografi. Ne kemi një muaj që përgatitemi për këtë sezon të ri, për personazhe të rinj, për situata të reja dhe besoj që ka gjëra të bukura për të parë!

B për besimin… Duhet shumë punë që të fitosh besimin tënd?

– Jo shumë, por jo dhe pak. Besimin e fiton, por është e vështire t’a mbash…!

C për cilësinë… Cila është cilësia më e domosdoshme për një aktor?

– Të dëgjojë,t’i flasë syri…!

D për dashurinë…pse është e rëndësishme dashuria dhe a i japim ne rëndësinë që meriton?

– Dashuria është diçka që duhet mbajtur e pastër, por në ditët e sotme gjithçka po digjitalizohet, prit kur të bëhet edhe dashuria ndonjë ditë e tillë.

– E për erosin… Atë e gjen ngado, edhe në klipe e në shfaqje teatrale. Pse ndodh kështu?
– Sepse ka ardhur epoka e erosit. Çdo gjë është vetëm zhveshje në këto kohë, çdo gjë rrotullohet vetëm rreth zhveshjes. Kjo duket qartë qoftë dhe në rrjetet sociale, hedh një foto me bikini plazhi merr 1000 like,hedh nje foto shumë të bukur, por e veshur ke 300 like! E kupton ç’bëhet?!

F për fobitë… Ke të tilla?

– Vetmia, kam fobi vetminë!

– G për gabimin… Cili është gabimi që nuk do t`ia falje kurrë, askujt?

– Nëse tradhëtia, në çdo lloj marrëdhënie quhet gabim, atëherë atë s’do e falja!

H për hulumtimin… Kur hulumton për të krijuar personazhet, kjo është zgjedhja jote apo urdhër i stafit?

– Shumicën e rasteve është vetë aktori, pra unë që hulumtoj, por sigurisht që ka dhe momente kur stafi, domethënë Agroni kërkon një personazh të ri dhe me ndihmën e tij arrijmë aty ku duhet.

I për inat… Je ndopak e tillë, që mban inat gjatë apo kalon shpejt?

– Varet nga situata. Më ngel hatri shpejt, mbaj inat, por në përgjithësi më kalon shpejt. Megjithëse ka raste që mbaj inat, shumë gjatë…!

J për jetë…çfarë e bën jetën kaq të shtrenjtë?

– Rrogat e ulëta.(Qesh) Në fakt sot çdo gjë është e shtrenjte, s’di të them për një.

K për kalimtarin… Shumë aktorë më kanë thënë se i shohin kalimtarët me kujdes sepse kërkojnë të marrin prej tyre detaje që të mund t`i përdorin për personazhet e tyre. Ndodh kështu edhe me ty?

– Po, shumë e vërtetë, kështu ndodh me çdo aktor. Merr të ecurën e njërit, të folurin e tjetrit, qëndrimin e një tjetri, të qeshurën diku tjetër dhe kështu formohet një karakter i ri!

L për lamtumirën… Qan kur duhet të ndahesh me dikë?

– Varet nga rëndësia që ka në jetën time!

M për miq… Ke shumë të tillë?

– Miq po, të ngushtë jo shumë!

N për natën… Ke frikë nga errësira?

– Hmm…ndonjëherë më pëlqen, ndonjëhere me frikëson.

O për Ori… Nëse do ishe përpara një jurie aktrimi si do prezantoheshe…!

– Si Ori (qesh) 26 vjeçe, që ka 16 vjet që merret me art, që ka provuar dhe këngën, dancin dhe prezantimin kur ka qenë më e vogël. Ka mbaruar Universitetin e Arteve…uuuu a ti coj një CV me shkrim më mire, se kam plot gjëra për të thënë?! (Qesh)

P për peripeci…Të është dashur të kalosh nëpër shumë peripeci për të arritur këtu ku je?

– Po. Rruga e artit është e bukur, por e vështirë, ka peripecitë e veta, por ia kemi dal!

Q për qëllimin… Cili është ai kryesori në jetën tënde?

– Të punoj dhe gjithmonë në rrugën e artit…!

Rr për rrezik… Të pëlqen rreziku apo i shmangesh atij?

– Jo se kam problem, përballem me rrezikun, e marr përsipër rrezikun!

S për sentimentalizmin… Je ndopak sentimentale?

– Jam, me shumë se ç’tregoj!(Qesh)

T për televizion…si e përkufizon televizonin, shfaqjen në ekran, njerëzit si të shohin…!

– Televizori është një gënjeshtër e madhe e bukur! Që nga kilet që më tregon më të shëndoshë (që se kam problem) dhe që nga gjatësia që më tregon më të gjatë…imagjino për të tjerat!(Qesh)

U për urinë… Atë që njerëzit e varfër e ndjejnë përditë, ndryshe nga ne të dyja..!

– Besoj që s’ka gjë më të keqe. Kur shoh raste te tilla, më pikon në shpirt!

 – V për viktimën… Më ka ardhur në majë të hundës me femrat që hiqen si viktima!

– Uuuu mos më fol, se si duroj dot. Në ka një gjë më të shpifur, është pikërisht kjo!!

X për xixëllonjë… Ç`të kujton kjo fjalë?

– Gilin…(qesh) Më kujton veten time 5-6 vjeçe, të ballkoni i shtëpisë, ku bëja koncert për lagjen dhe këndoja: xixë, xixëllonje e natës…!(Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ushqime që luftojnë depresionin

Next Post

Ky është hiti më i ri i Shqipes, titullohet ‘Janari’ (Video)

Advertisement