– Kam një problem të madh që më shqetëson… Më pëlqejnë dy djem në të njëjtën kohë, por duhet te zgjedh patjeter një nga ata se nuk i mbaj dot të dy. Për më tepër, janë edhe shokë dhe mbase, në fund, i humbas që të dy… Unë jetoj në Angli dhe vjet njoha një djalë shqiptar. Ishim vetëm shokë deri para Krishtlindjeve, kur kuptova se ai ndjente për mua më tepër sesa shoqëri. Dy muajt e fundit nisëm ta njihnim njëri-tjetrin më mirë, kemi dalë bashkë, flasim çdo ditë në telefon e takohemi shpesh, por ai deri tani s’më ka propozuar akoma se është i turpshëm, megjithëse te dy e dimë shumë mirë që na pëlqen njëri-tjetri dhe sillemi thuajse sikur jemi çift. Para disa ditësh takova dikë tjetër. Ishte dashuri me shikim të parë; të dy e pëlqyem shumë njëri-tjetrin që në momentin që u pamë. Ai më propozoi, por nuk e dinte që unë e kam muhabetin e hapur me të parin që e paska edhe shok. Kur ia thashë, më tha që t’ia prisja muhabetin atij dhe të lidheshim bashkë. I dyti më pëlqen më shumë sepse është tamam tipi im, shkojmë shumë bashkë, mund të flasim për orë të tëra dhe nuk mërzitemi, nuk e kuptojme si na ikën koha; jemi që të dy tipa të qejfit. I pari është tip serioz, djalë i mirë, pak xheloz ndonjëherë, por njeri i rregullt. Ai është i turpshem e i ndjeshëm dhe preket shumë shpejt, kështu që nuk kam si ta këpus bisedën që të lidhem me dikë tjetër (për më tepër, me shokun e tij). Jam shumë e ngatërruar e nuk di si t’ia bëj. Ti vë zemrës një gur dhe të vazhdoj me të parin, megjithëse zemra dashuron të dytin, apo të lidhem me të dytin dhe të bëj të të parin për të vuajtur? Familja e shoqëria më thonë të bëj atë gjë që më bën të lumtur dhe unë jam e lumtur me të dytin, por nuk kam si t’i fal vuajtje të parit që është djalë shumë i mirë. Si të veproj?
-Ajo zemra jote qenka një derë që hyjnë e dalin si pas qefit meshkujt. Së dyti mesa lexova ti qenke një kokrra debiles, një injorante femër. Jo në Angli të jetosh ti po dhe mbrapa diellit ti po idiote do jesh. Së treti njeriu perpiqet të krijojë nje familje të ketë fëmijë dhe jo të bredhi hu me hu. Ti po deshe vetem huu të hyft e mos te dalte më jarebi. Së fundmi mjerë ata meshkuj që qenkan lidh me ty se nuk e dikan që ti qenke kokrra e …! Sa për të parin lëre të qetë se nuk është për fytyreën tënde, lum ajo vajzë që do krijojë familje me të, do jetë një familjar i mirë dhe një bashkëshort i rregullt. E për të dytin sa të legenosë mirë e mirë do te hedhë si një leckë në plehra se plerë femër je kaq kisha unë për ty buçee! Romeo
– Lëri të dy se ti qenke lëre mos e nga. Elita
– Po ik o goc mos fut cunat e dynjasë në sherr se edhe njiheshkan. Meli
– Booo booo, sa rënde qenke, merr edhe një tjetër se ndoshta do e kesh më të lehtë të zgjedhësh. Debile. Anisa
– Ik o goc, o gore, mos e luj atë të parin se gjynah, ti qenke për të dritat e kuqe në Hollandë, aty të vijnë mend tamam ty. Injorante. Ela
– Ah moj motër sa të ketë femra si ty, do luajnë meshkujt shesh-besh. Baci
– Ah, më raftë pika, qënke keq në zgjedhje ti, surrati jot që kalo sa të njeri të tjetri. Mirë ti, po ata të shkretët nuk shohin çfarë malli kanë përpara syve. Agata
– Bëj tek a çift, se vetëm ashtu e zgjidh muhabetin. Ilia
– Të dytin, meqë e dika për të parin. Ahahhaha Angus
– Pyet njëinqd vetë bëj si di vetë, se për gjykime këtu janë të parët të gjithë. Eda
– Po ik o goc shif punën, se këta do thonë njëmijë gjëra, e do i lexosh e do mërzitesh më shumë. Asgjë nuk fiton. Me kë të ta ndjej me atë rri. Matina