– Përshëndetje Dr. Dashamiri! Jam Elvira, 35 vjeçe, nga Berati. Prej disa kohësh nuk ndihem mirë, kam lodhje, dhimbje në gjithë trupin dhe te kyçet. Kam marrë mjekim për këto gjëra, madje edhe kortizon, por sërish nuk ndihem mirë. Në zonën e qafës kam dhimbje të lehta kur e prek ose kur kaloj ushqimin. Më kanë thënë që mund ta japë tiroidja dhe kam bërë një eko. Edhe hormonet e tiroides më kanë dalë me tepricë. A mund të më sqaroni: A kanë lidhje këto gjëra? Çfarë problemi kam dhe si mund të shërohem?
Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekesore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- – Përshendetje znj Elvira! Problemi që më keni paraqitur si ankesat duket kompleks. Në fillim duhen përjashtuar sëmundje të caktuara reumatizmale, meqë ankesat janë më shumë nëpër kyçe. Gjithashtu një pjesë e shqetësimeve ngjajnë të lidhura me një lodhje kronike. Kjo mund të ketë ardhur nga stresi, pagjumësia,apo çrregullime të tjera. Lidhur me tiroiden nëse analizat dhe eko dalin normal nuk ka arsye të merrni barna e aq më tepër kortizon. Si përfundim duhet patjetër t’i drejtoheni specialistit. Ju uroj gjithë të mirat!