Atë mëngjes të bukur vere rrezet e diellit më kishin rëns nga dritarja kanate hapur mbi tavolinë ku shkruaja planin ditor të punës. Më pas u mora një copë herë me afatet e detyrave te dosjeve që kisha në proçes! “Dreqi ta hajë” thashë me vete. Kaloi mesi muajit dhe duhet t’i jap forca vetes për realizimin e detyrave, se pastaj a ka zot nëne të dalësh me detyrë të parealizuar në analizë në fund të muajit me shef Janin,i cili ta çon gjakun ne fund te kembeve, duke te marrë në analizë.
Ashtu I përqëndruar mbi dokumente, ndjej të shfaqej në pragun e deres së hapur, oficerin e rojes Nusreti.
– Shef Çimi më fal që të pengoj, por më mori në telefon profesor Zejnullai, I cili kërkon puntorin e policisë së zonës .
– Kush është ky ?
– Ka qene professor ne fakultetin juridik ka dhënë të Drejtën Administrative.
– Po e njoh! Më ka dhënë dhe mua këtë lëndë në Shkollën e Lartë të Ministrisë. Çfar problemi ka profesori?
– Ka një shqetësim që ia krijon komshiu. Shtëpinë e ka tek një vilë mbrapa gastranomit tek Medreseja.
– Lere se do shkoj vete dhe nuk ka problem se ia gjej shtepinë.
– Faleminderit! Po i them që do e takoni ju!
– I thoni që tani po vij- I thashë Nusretit duke mbyllur në kasaforte çka kisha mbi tavolinë dhe u nisa në këmbë në drejtim të shtëpisë së profesorit, që nuk e kishte as 200 m larg nga reparti i policisë i Medresesë. Ndërsa hapat e mija i afroheshin banesës së profesorit, mendimet më shkuan larg, në atë fund qershori në vitin e tretë student, kur dhashë provim lëndën E drejta administrative. Kisha mësuar mire lëndën. Në provim na merrte vetë autori që kidhtë bërë tre librat e së drejtës administrative, vetë profesor Zejnulla Ballanca. Dalin nga dera e kabinetit tre studentë fytyrëngrysur. I pyeta si dolen. Asnjëri nuk e kishte marrë provimin. Megjithatë guxoj e futem brenda në kabinet, përshëndës profesorin dhe marr tezën. Shkruaj gjithcka rreth asaj që kërkonte teza dhe si i marr mendim ulem përballë profesorit, duke i speguar cka kisha me tezë. Profesori i cili rrinte brinjas përballë meje,duke më degjuar kthehet i gjithi perballe. Me bën nja dy tre pyetje dhe ftohte më thotë: – Me jep librezën e notave! Ia dhashë me zemër te ngrirë ashtu siç ishte vetë shprehja e ngrirë e fytyrës së profesorit. – Kam vënë deri tani gjashtë katra, ndaj ty nuk kam si të vej 10 ndonëse u përgjigje për 10 ! Shoh noten 9 në librezë. Mundi që kisha mësuar nuk më shkoi kot. Pas meje hyri shoku im Agron Ismailati. E prita atë! Doli i gëzuar. Kishte marrë 10. – A mër trap se prej meje more 10! E solla në qejf unë profesorin me përgjigjet e mija. Duke u kredhur ne këto kujtime u gjenda tek porta e shtëpisë së profesorit. Tringellimes se ziles iu pergjegj vetë profesori, qe u shfaq ne pragun e deres. Nuk kishte ndryshuar fare, burre shpatull gjere, shtatlarte dhe simpatik.
– Miremengjes profesor! Jam specialisti policise kriminale i zones! U prezantova une.
– Urdheroni brenda- foli ai me nje ze mikpritës,duke shtuar- Rrime ne verande, apo brenda?
– Jashte me mire profesor, se vape eshte.-i thashë.
– Cfar do pish ?
– Një kate profesor,pasi akoma nuk e kam pirë!
– Shadije na bej nga nje kafe se dhe une nuk kam pire.- i foli gruassë tij dhe pa nderprere ligjeraten me thotë: – Nga te kemi ?
– Tiranas dhe ish studenti juaj!
– Ou, më behet qejfi që prezantohesh keshtu !- Foli ai duke me pyetur – Si quheni ?
– Ndricim Mesiti dhe shkurt më thërrasin Çimi. Theksoj faktin se unë kam marrë notën 9 tek ju, ndërsa shoku im Agron Ismailati pas meje mori 10
. – Nuk më kujtohet si rast, por i kam njohur atij, babain Kadriun. Burrë i rrallë. – ia bëri profesori,teksa e shoqja e tij si me pershendeti, na serviri kafete.
– Profesor, une kam dy burra halle dibranë, sigurisht nga Dibra e madhe me origjinë.
– Cilet jane ata ? – pyeti ai gjithe kureshtje.
– Refik Simixhiu dhe Vehap Kaba!
-Oho, Refikun nuk e njoh personalisht, por kam shok vellanë e tij Ajetin, ndërsa me Vehapin kemi qenë studente në Kiev, unë për drejtesi, ndërsa ai per gazetari.- I gezuar nga njohja, profesori shtoi- Çimi, unë kam patur student në vitet 60 dhe babain tend Ramazanin! Profesori luante nga karrikja here pas here, i gezuar qe dolëm te njohur.
– Profesor për problemin që më ke thirrur nuk po flasim fare, se do merrem vetë!- e kujtova une.
– Lere Cimi se tani kam besim tek ty! Te lutem hajde per ditë ta pijmë kafen bashkë!
– Patjetër profesor !
U ndame dhe pothuajse cdo ditë shkoja paradite në shtëpinë e profesorit. Kështu ndodhi dhe atëhere kur unë nuk kisha as një orë që isha larguar nga shtëpia e tij dhe po punoja në zyre, kur oficeri i rojes Nusreti më thërret : – Shef Cimi të kërkon profesor Zejnullai në telefon. Menhëhere shkova tek oficeri rojes.
– Alo, professor! Çimi jam!
– Çimi a mund të vish tek shtëpia se kam një problem!
– Erdha ! – Dhe vërtet u turra thuajse me vrap, pasi nuk m’u duk i qetë zëri profesorit. Sapo hyra ne oborrin e shtëpisë së tij shoh një grua tek 40 që qante me kokën të mbështetur tek supi profesorit
– Të keqen babi mos u mërzit ! T’i jap babi lekët ! – E qetësonte profesorin vajzën e tij. Sapo më pa mua m’u drejtua : – Faleminderit Çimi ëe erdhe! I kanë vjedhur çantën me lekë
. – Si është puna?i ka ndodhur? -pyeta,teksa shihja përreth dy burra të prerë në fytyrë nga shqetësimi dhe sigurisht të panjohur nga ana ime. Gjithashtu dhe vajzën e profesorit nuk e njihja, vecse kisha dëgjuar nga profesori për të .
– Une jam i shoqi – më thote njëri nga dy personat dhe vijoi për personin tjetër,- ndersa ky është shoku i punës i ime shoqe.
E përshëndes me kokë personin tjetër, një burrë simpatik, me gjyslyke,i cili nga pamja dukej që e kishte humbur fare.
– Çimi, të lutem dëgjoje një herë,time bijë!
– Patjetër profesor !- thashë me një zë të përhumbur, ku as vetë nuk e kuptoja çfar do bëja! – Shkojmë në zyre ju lutem se këtu ne oborr nuk zgjidhim gjë
Sapo morëm rrugën në këmbë se afër ishim, personi me gjyslyke tha:
– Ta marr makinën?
– Afëer jemi – i thashë.
Pas pak u ndodhëm ne zyren time une bashke me vajzën e profesorit,shokun e saj të punës dhe bashkëshortin.
– Tani më fol si është puna? Fol qetë të lutem!- ia bëra une me duart direkt ne tastierën e makinës së shkrimit i gatshëm për t’i marrë kallzim.
Si mblodhi pak veten ajo filloi:
– Ishim në Durrës per të porositur disa materiale, pasi do të hapim një lokal.Rruges në kthim kemi ndaluar tek Shkumbini Petrol ne autostradë kemi marrë nafte. Në kohën që unë nxorra portofolin nga çanta e pagova naftën mbrapa nesh priste një fiat tjetër të furnuzohej.
– Çfar tipi ishte Fiati – e ndërpreva unë.
– Ladi çfar tipi ishte Fiati ? – pyeti ajo shokun e saj, personin me gjyslyke. – pasi nuk i njoh tipet e makinave.
– Croma ngjyrë metalizato !- u përgjegj shoku saj, të cilit aty i nësova emrin.
– Më fal se dhe ty do të pyes!- I fola Ladit,
Ndërsa ai heshti, e bija profesorit vazhdoi:
-Erdha në shtëpi tek babi të leja një porosi, ndërsa Ladi qëndroi tek makina.Nuk qëndrova më shumë se çerek ore në shtëpi me prindërit dhe nuk e di se pse mu desh çanta ndaj shkova tek makina. Ladi qëndronte i qetë ne krye të makinës. “Ladi çanta !” i thashë . Ai u kthye vrik e më thotë, nuk e more me vete, Unë e lashë mbrapa mor Ladi.E humba fare.Sa nuk po më binte të fikët. Kisha 5 milion lekë në çantë. Kaq zoti shef ! Nuk di çfar të them më tepër.
I marr deklarim dhe Ladit,i cili tha që nuk kam lëvizur fare nga makina ime Fiat regata.Shikoja nga porta dhe prisja shoqen time të iknim se kishim një qerre për të bërë. Nuk kam parë asnjë person rreth e rrotull, pasi është rrugicë qorre. Kaq foli Ladi, ndërsa burri i saj nuk dinte asnjë rrethanë të dobishme për qëllimet e hetimit, ngaqë nuk kishte qënë me ta,por e kishin lajmëruar për ngjarjen e ndodhur.
Si mbarova me personat e dëmtuar menjeherë i raportova shefit tim Janit. – Është një vjedhje e çuditshme shef ! Nuk di nga t’ia filloj. Kallzuesja flet qartë ndonëse e tronditur ngaqë i janë vjedhur 5 milion lekë bashkë me çantën.
– Çimi i jep drejtim ti nuk ta kam merakun! Merr ndihmësit e tu dhe ngrini detyra për zbulimin e kësaj vjedhje. Çfar ke nevojë për ndihmë më thuaj!
Duke patur parasysh porositë e shefit thirra dy ndihmesit e mi, Kostaqin dhe Ilirin. I shpjegova çfar kishte ndodhur dhe të tre u përqëndruam në një rrethanë nga ku mund t’ia fillonim për zbulimin e ngjarjes.
– Kostaq, cili mund të ketë Fiat croma metalizato ?
– Një e ka Xhati nga lagja pranë stacionit fundit të Tiranes së Re dhe Cromë tjetër mtalizato e përdor Çakalli me shtëpi përtej ochakut.
– Kam mendimin se Xhati nuk merret me vjedhje. Ai është pistoletaxhi.
– E vërtetë është- tha Iliri.
– Atëhere Kostaq dhe Ilir do shkoni tek Shkumbini Petrol e do qëndroni rreth 3 orë atje nga ora 10 deri në orën 1 të drekës,kohë ne të cilën mund të shfaqet Fiati croma,pasi në orën 12.00′ të dëmtuarit janë furnizuar atje.
Që të nesërmen Kostaqi se bashku me Ilirin u vendosën pranë Shkumbinit Petrol ndërsa makina e policisë me dy agjentë të tjerë qëndruan më larg. Komunikimi për çdo situatë do të bëhej me radio. Qëndruan por asgjë e veçantë me interes nuk ndodhi. Kostaqi në bisrdë me një nga punonjësit e benzinatos mësoi se çdo dite pothuajse ne këtë periudhë kohore vjen një Fiat Croma me dy djem të rinj dhe një vajzë.
– Atëhere Kostaq sipas karakteristikave që jep punonhësi i benzinatos duhet të jenë Çakalli me Rraqen.-dhe mendueshëm u thashë – Do vij dhe unë me ju nesër ndonëse kam një qerre punë për të bërë në zyre.
Të nesërmen u nisëm me fugon policie unë, Kostaqi dhe Iliri. Qëndronim në ambientet e Shkumbinit Petrol dhe kishte kaluar mbi një orë dhe asgjë me interes! U mërzita dhe u them ndihmësve të mij :
– Ikim ! Ndize makinën Zamir!
Niuk ishim shkëputur nga Shkumbini Petrol,as 200 m kur Kostaqi thërret:
– Croma përballë nesh!
Zamiri menjehere manovron me shkathtësi. Kthen makinën andej nga u nisëm dhe shohim se Fiati Croma hyri tek Shkumbini Petrol ! Menjeherë mbërrijmë dhe ne. Me shpejtësi e shkathtësi hapim dyert e Cromës dhe i bllokojme Çakallin ne timon dhe Rraqen me një femer që e mbante në sedilen e mbrapme! I shoqërojmë në Komisariat.
Të dalë ku të dalë thashë me vete se asnjë provë nuk kam. Ky aspekt e rëndonte fort psikologjinë time! As vetë nuk dija çfar më shtynte të veproja pa asnjë provë direkte. Gjithë gjithë një provë të tërthortë kisha: kur vajza e profesorit kishte paguar lekët, duke nxjerre portofolin nga çanta tek Shkumbini Petrol, mbrapa saj ka qenë fiati Croma.
Pasi i shoqërojmë në ambientet e komisariatit ne zyrën time thërres vajzën që ishte në fiatin Croma!
– Nga je?
– Nga Gramshi. – foli ajo me një zë që dridhej nga frika.
– Nga i njeh këta dy djemtë?
– Në disko parmbrëmë!
– Më thuaj si u njohët ?
– Ata shpenzonin lekë pa fund dhe më thanë se merreshin me teegëti!
– Çfar bisedash keni bërë këta dy ditë!
– Asgjë zoti shef! Vetëm se më merrnin tek shtëpia ku rrija me qira dhe shpenzonin lekë pa hesap!
-Nësë nuk tregon të vërtetën vëndin ne birucë e ke!
– Shef unë jam e pafajshme! Unë nuk kam bërë gjë!- më lutej ajo dhe zuri të qajë.
– Ilir çoje tek dhoma e shoqërimit ! – I thashë ndihmësit tim dhe kur mbeta vetëm thërres Kostaqin ne zyrë.
– Shiko Kostaq unë me Lirin do të marrim në pyetje Rraqen,ndërsa ti tek zyra ngjitur do marrësh Çakallin bashkë me kolegun tim Besnikun.
– Ok! Patjetër! E zbus unë ate! – fliste dhe vendi s’e zinte vend Kostaqin deri sa ta merrte në pyetje Çakallin!
Pas pak minutash vjen Iliri duke shoqeruar Rraqen.
-Merr karriken dhe ulu përballë meje !- i thashë Rraqes/
Ashtu bëri. U ul dhe syte i mbante përdhe,ndërsa Iliri më rrinte në krahe. E shikoja dhe mendoja : Çim Mesiti ky me tre klasë do ta fusi ty!
– O Rraqe ! A ke respekt për shefin?
– Po shef !- pohoi ai.
– Rraqe ! Shefi të ka arrëstuar dhe për tre ditë të kam nxjerrë nga burgu ndonëse nuk ke lënë ballkone shtëpiash në katet e para pa vjedhur rroba – i thoja duke i hedhur shikimin ngultas në sy dhe në fakt mendoja që nuk kishim prova të plota,që ai dilte për tre ditë nga dhomat e izolimit.Por Rraqja nuk merrte vesh nga nenet e Kodit Penal,por vetëm dinte të vidhte.
Nga zyra ngjitur u dëgjua një piskamë. Ishtë zëri i Cakallit ! E mora me mend që Rraqja e dëgjoi zërin e përvuajtur të shokut të tij dhe filloi të dridhej.E dija që tmerrohej nëse e provonte shkopin e gomës.
– Po mirë mor Rraqe gocën e hallës shefit që të ndihmon i ke vjedh çantën !
– O Çakall ! Është goca hallës shefit që i kemi vjedhur çantën! O Çakall trego!-Thirri me zë të lartë Rraqja. Dolëm të tee dhe shkuam tek zyra ngjitur!
– A mër Çakall !- i thashë- Unë dhe Rraqja të shpëtuam nga shkopi i gomës!
Ndihmësi im Ilir vrik doli në koridor me dorën në ballë,duke vënë buzën ne gaz.
– Çfar ke ?- i them unë.
– Ore ti je talent ! Ti je I lindur për këtë punë! Nuk më shkojë ndërmend që do e thyje në ketë mënyrë Rraqen. – Çfar të bëja mor Ili r ! Trurin do të veja në punë !
Gjatë proçesit të pyetjes të dy Rraqja dhe Çakallitreguan qartë gjithë mekanizmin e vjedhjes së çantës me lekë brënda.Se si e kishin ndjekur Fiatin Regata,deri sa kishte ndaluar ne rrugicë qorre mbrapa gastranomit tek Medreseja. Ata kishin pare personin me gjyslyke qe i kishte kthyer kurrizin makines dhe Rraqja ashtu shtatshkurter pa hije ne toke ishte përkulur,hapur derën me kujdes dhe marrë çantën! Ne kontrollin e banesës se shtëpisë Rraqes sekuestruam çantën me një pjesë të lekëvë, ndërsa në shtepinë e Çakallit sekuestruam sasinë e lekëve të tjera. Lajmëruam vajzën e profesorit, e cila erdhi me të shoqin dhe Ladin. Me gishtat që i lëvizja ne tastierë të makinës së shkrimit më shpejt se tiktaku i orës bëra arrestimin ne flagrancë të Rraqes dhe Çakallit. Ishte vonë në darkë.
Të shkoj apo mos të shkoj thashë me vete! Nuk e zgjata por me një makinë shërbimi shkova. I bie ziles ! Derën e hapi profesori. I hidhem në qafë disi i mallëngjyer! E mora me mend nga shprehja e fytyrës së gëzuar të tij qe atij i kishte treguar e bija.
– Po sot do më vesh 10 profesor !
Ai nuk m’i hiqte duart nga shpatullat dhe me ftoi brenda! – Shadije bëji një pjatë supë djalit se është pa bukë gjithë ditën !
Ah profesor na mësove të kemi nder dhe respekt, na mësove që mos të tutemi të shohim njerëzit në sy !
Ky tregim të kushtohet ty qe gjithë jetën ishe gojëmjaltë dhe njeri i përkushtuar i shkencës.