Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kujtimet e një oficeri policie. Një ngjarje e bujshme. Nga Ndriçim Mesiti

Ishte pasdite. Ndërsa dielli ulej në horizont, unë rrija i ulur përtoke diku aty rreth 100 m në krahun e djathte te Ures se Tarinit ne thellesi te pyllit me pisha, larg syrit te kurreshtareve. Si çekan më rrihnin në kokë detyrat e vecanta, te cilat kisha perpiluar ne baze te radiogramit te Ministrit te Mbrendshem, lidhur me vjedhjen me thyerje te Bankes se Kursimeve te qytetit industrial në veriperendim te vendit. Duhej te shfrytezonimin te gjitha resurset per zbulimin e kesaj ngjarje te rende. Kisha parasysh gjithe mekanizmin e vjedhjes, ku ishin lene gjurme gishterinjsh dhe mbi keto gjurme ishte bere nje kqyerje e kujdeseshme e vendit te ngjarjes nga eksperti kriminalist. Qeni,i cili ishte perdorur ne vendngjarje kishte rene ne gjurme dhe nuhatja e tij të çonte ne fshatrat ne jug te qytetit ne afersi te bregdetit ku shtriheshin pikat e sherbimit kufitar. Teksa mendoja, degjoj hapa,te cilat beheshin te aferta nga shkelja e halave te thata te rena per toke .

Si përshëndetëm njeri tjetrin, biseda nisi si zakonisht :

– Si i ke nga shtepia ? Ke marre ndonje lajm ?

Advertisement

– Mirë! Te fala ke ! Kam folur me mamane  dhe me të fejuarën !

– Do më ftosh në dasem ?

– Pse e diskuton ! Ti e di qe je nje nga njerezit që më ke dhënë personalitetin dhe dinjitetin e munguar dhe ke bërë gjithçka qe mua mos te me shohin si djali i nje ish te denuari…

– Eh, per çfarë dasme  flas unë, more Agim, kur mbrëmë ne darke, operativi i zones, Arbeni qelloi me automatik ndaj autoreve qe thyen dyqanin e fshatit Rrotull, ndersa dy njesitet patrulluese te vijes kufitare nuk arriten te kapnin vjedhesit !

– Shef ! Ne të vërtetë, perveç dy njesiteve, dolem dhe ne te tjeret. Beme krehjen e gjithe sektorit te patrullimit deri ne thellesi te pyllit, por nuk pame asnje gjurme !

– Si eshte e mundur Agim ? Ju dini dhe sa zogj jane ne kete pyll i dini dhe jo me t’ju shpetojne vjedhesit, – i fola me ze qortues Agimit.

– Shef, vjedhesit kane perfituar ngaqe nata ishte pa hene .

– Mire,Agim here te tjera beni kujdes ! – dhe si kapa mjekren me njeren dore ia bera –  Le te dalim tek ngjarja e rende qe ka ndodhur ne qytet  jo shume larg këtij vendi.

–  Shef, mezi po duroja t’ju takoja ! Me duket se i kemi pikes ketij problemi  

– Si është puna ? – pyeta qete une.

– Dje tek bisedoja me Bardhin e shoh qe ishte i shqetesuar. Çfarë ke i them, nuk te shoh mire? Ai m’u drejtua : Te lutem mos i thuaj njeriu, por kam nje siklet qe vetem me ty mund te zbrazem !

Fol, i thashe , çfarë ke ?

Por çfarë te them, o Gimi , para 3 ditesh Sokoli me Ibrahimin me automatike ne krahe kane lene detyren e njesitit kufitar dhe jane larguar ne drejtim te qytetit. Bile Sokoli me tha mos i trego njeriu qe kemi lene sherbimin se te kam dhe patriot! Mire, i thashe. Por nuk mbaroi muhabeti me kaq se pas disa oresh u takova me Ibrahimin, cili me tha mua qe Sokoli me vellane e tij u be  me leke dhe nuk e di sa do me japin mua.

– Kaq ishte biseda shef, por Bardhi ishte shume i shqetesuar

– Agim, si mendon ti ? Bardhi është i sinqerte ? Te ka treguar gjithcka qe di? – ngulmova une.

-Shef ! Une e njoh Bardhin që është djalë i drejtë dhe ka besim vetëm tek une.

-Agim, atehere duhet ta drejtosh  ti Bardhin se çfarë duhet te beje, pa shprehur kuriozitet ndaj ç’ka te thote ai. Thuaji atij se nese di diçka me teper mos u bej bashkëpunetor me ata, se ndryshe vetem burgu te pret . Kaq thuaji dhe shiko reagimin e tij !

– Dakort, shef ! – ia beri Agimi, i cili me degjonte gjithe sy e veshe.

– Te uroj pune te mbare dhe neser do takohemi serish ketu ne te njejten ore.

– Patjeter, shef !

U perqafuam dhe ai u largua ne pune te tij , ndersa une mora kaloshinen qe e kisha lene diku larg dhe me kamzhikun qe ia rretullova kalit arab flututova drejt Manzes ku me priste shefi im, Çlirimi.

– Çimi ! Informacioni eshte tejet i rendesishem ! Duhet te njoftojme shefat lart ne Ministri,pasi ata kane dosjen e centralizuar per zbulimin dokumentimin e autoreve te vjedhjes se bankes.

– Shef nuk po me ze vendi vend deri te nesermen e takimit me Agimin.

– Qetë, Çimi !- tha shefi im,ai burre i zgjuar gjirokastrit dhe shtoi duke me rrahur shpatullat- Shkojme te pime nje kafe tek lokali i Desit.

Ashtu beme,por sapo futemi brenda ç’te shohim ! Tym cigarje,ere berxollash dhe zhurme bisedash neper tavolina nga minatoret qe rrekellenin gotat e rakise ! Domosdo ishte dite rrogash ! Ne nje tavoline ne hyrje te lokalit shoh minatorin Tafe qe ishte bere thumb dhe me njeren dore hidhte nga tavolina goten e pjate duke i bere cope e çike mbi dysheme. Nuk m’u durua por e kap Tafen me gjithe karrike ku ishte ulur dhe e hedh perjashta ne rruge! Ne lokal si me suste asgje nuk ndjehej me veç tymit te cigares !

– Hajde ikim !- i them shefit tim,i cili kishte vene buzen ne gaz nga veprimi qe bera ne lokal.

– E shoh mor shoku im qe nuk e ke me Tafen e shkrete,por me ata qe kane vjedhur banken !- nuk i shuhej buzeqeshja shefit tim.

Dolem nga lokali pa vene gje ne buze. Tek nuk po duroja te nesermen nuk dija si t’i kaloja oret ne vazhdim. Githsesi u ndava nga shefi dhe mora rrugen per ne zyre.I keputur  me zuri gjumi plumb ne krevat.

Ora fluturonte dhe takimi me Agimin per te marre vesh rrethana me te hollesishme lidhur me vjedhjen qe kishin realizuar Sokoli me vellane e tij, erdhi.

– Shef me duket shume i trembur Bardhi. Kami bere sherbim gjithe naten bashke patrulle njesit kufiri. Çfarë nuk me thoshte! Me vellane e tim Sokoli ka thyer banken. Kete ma ka thene vete Ibrahimi, qe ka qene shoqerues I Sokolit. Nuk di si ta heq kete siklet, kam frike se me cojne ne burg per mosdenoncim. Une nuk di çfarë te bej! Ndersa une ndonese e qetesoja duke i thene qe ketej kalojne operativet e zones dhe te vijes kufitare te bregdetit. Ai me pergjigjej e ku i njoh une ata. Vetem shef Cimin qe na vjen here pas here ketej. E kam shume frike ate!

– Kaq mjafton ! – E nderpreva une Agimin dhe me pas shtova – Do te shkoj vete ne repart,duke gjetur sebep do i mbledh nje grup ushtaresh, ku midis tyre te jete dhe Bardhi.

Mos e zgjas, pas dy tre ditesh shkova ne repart. I mblodha sipas nje plani te miratuar me pare nga eproret e mij, nje grup ushtaret. Isha vene perballe me Bardhin. U fola  per disiplinen ne kryerjen e sherbimit duke nenvizuar :

– Shteti ju ka sjelle me sherbim te kryeni detyren dhe te perdorni automatiket vetem per detyren dhe jo te beni krime. Prangat do t’ia hedh kujdo ketu kush shkel ligjet e shtetit dhe kujdo qe perkrah, apo ka dijeni per njerez qe shkelin ligjet !

Zeri i forte me ton te prere dhe te qarte beri grupin e ushtareve meit. Si i pershendeta me automatik në ne krahe iu futa thellesise se pyllit me pisha. Nuk mora rrugen nga pylli per te dale ne rruge te fshatit Rrotull, por iu futa asaj rruge duke dale ne ate ane ku pylli kufizohej me bregdetin. Ecja e mendueshem thoja: nuk jam vetem djale qyteti,por dhe njeri qe e njeh mire pyllin, nje djale qe e do fort kete bregdet ! Syte me shkuan larg matane ku sipas planit te detajuar ishin derguar me sherbim ne nje pike tjeter kufitare fqinje Sokoli me Ibrahimin. Nuk di pse mu mblodhen buzet ashtu vetiu. As vete s’e kuptova qe u ndodha prane kenetes se Gotulles dhe syte me zune nje mori rosash te egra mbi kenete. Heq automatikun nga supi dhe ne drejtim te rosave leshoj nje bresheri automatike! Me pane mua por nuk u trembën. Rrinin te qeta mbi liqen. Ia leshoj dhe nje bresheri tjeter,por serish nuk donin t’ia dinin. Ah mor Cim Mesiti thashe me vete nuk eshte zanat per ty! Do te jesh edhe gjahtar shpendesh edhe “gjahtar” krimesh! Nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull, ndaj bej ate qe te ka caktuar shteti.

Çap ketu e çap atje, pas dy oresh arrij ne Manze.

– Gjithcka po ecen sahat ! I raportoj shefit sapo e takova.- Bardhi pa nje pa dy do te vije tek ne, por une sot te premten do iki ne shtepi, se u bene dy jave sa ne Manze e sa ne bregdet. Ndiqe vete kete problem se te dielen ne darke me ke ketu.

Nuk kisha bere as paraditen e dites se shtune kur me cojne lajm te kthehem ne pune. Takoj shefin,i cili sa s’fluturonte nga gezimi :

– I madh je me thoshte ! (ah, more Çlirim Mandili qe nuk jeton me ! I madh jam sot 64 vjeç dhe jo  atehere 25 vjeç) – Erdhi Bardhi te kishte ndjekur nga mbrapa,por nuk te kishte arritur ! Me gjeti mua dhe me thoshte sy perlotur “dua shef  Çim Mesiti! I mbush mendjen qe jam une shefi i tij ! Me tregoi  gjithçka qe une ne fakt e dija nga materialet e dosjes se ndjekjes se Sokolit. Menjehere njoftova drejtuesit  e dosjes se centralizuar ne Ministri, si dhe drejtuesit e Deges dhe ka ardhur dhe i ka marre deshmine Bardhit hetuesi Pelivan Malaj.

– Mire !- I thashe shefit – Do e takoj Bardhin vete sot ! Do i qendroj afer atij nese ka ndonje rrethane per te na sqaruar mbi menyren e vjedhjes se bankes. Te vazhdojme detyrat e planit te masave qe kemi ne kordinim me detyrat qe  rrjedhin nga plani i perbashket me Degen e Brendeshme te qytetit ku ka ndodhur vjedhja e bankes.

Detyre e ngutshme e parashikuar ne plan ishte marrja e gjurmeve ne menyre sekrete Sokolit.

Ishim bere per te pastruar zyren dhe ndrruar xhamin e tavolines. I themi komandantit te brigades Nevruz Zeinatit :

-Na sjell dy ushtare te na pastrojne zyren ku njeri prej tyre te jetë Sokoli.

Ku na e prishte ne Novruz Zeinati ! Dhe qumesht dallandyshje na sillte ne per interesat e shtetit !

Erdhen te porositurit nga ana e jone.

– Sokol ma sill kete xhamin ketu se do e vendos tek tavolina !

– Po shef si urdheron !

– Ashtu bravo !

Rrofte sebepi ! Nje rruge dhe dy pune ! Gjurmet e gishterinjve te duarve te Sokolit ishin mese te qarta mbi xham. Gjithashtu dhe zyra u pastrua per bukuri !

Gjurmet e marra i derguam ne laboratorin qendror kriminalistik. Pergjigja nuk vonoi ! Eksperti kriminalist ne akt ekspertimi jep konkluzionin qe gjurmet e gjetura ne vendin e ngjarjes se vjedhjes se bankes jane te njejta me ate gjurme te marra ne menyre sekrete Sokolit  dhe vellait te tij. Ky lajm na hodhi perpjete nga gezimi. Me dukej vetja i pari botes ate çast ! Menjehere therresim ne zyre Sokolin ! Ashtu Si tigri mbi prene e vet iu sulem dhe une me shefin Sokolit duke i shternguar fort prangat pas duarve.

– Cimi do marresh pjese NE analizen e dosjes se centralizuar per zbulimin e kesaj ngjarje.

U ndodha ne kabinetin e Deges se Brendeshme te qytetit ku ndodhi vjedhja bankes. I ndrojtur pasi isha midis personaliteteve te tilla Si shefi i famshem i policise Sadik Smaja,zv drejtori hetimit Kosta Kozeli, shefi hetuesise se Durresit Kico Peja. U arrit ne konkluzionin se kishte qene nje pune ngulmuese dhe e shpejte ne zbulimin e kesaj ngjarje te rende. Gjithashtu autoret kishin pranuar fajesine e tyre gjate hetimit.

Kohe me pas kesaj ngjarje tek pija kafe me Pelivan Malaj ky me thote :

– Kam marre deshmine e Bardhit me makine shkrimi ne pyll, duke shkuar atje me xhip ! Ishin kohë të arta pune, o miku im lab që edhe datëlindjet i kemi njeri pas tjetrit…

PS. (Ne kete ngjarje emri i Agimit dhe i Bardhit nuk jane emra te vertete)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E njihni këtë vogëlushe? Sot ajo është një këngëtare e madhe!

Next Post

Dasëm e veçantë në Japoni, këngë e valle tradicionale shqiptare

Advertisement