Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Kanita e lidhur me reperin?
Konfirmoi ndarjen me një postim në instagram, por cilat janë prapaskenat e lidhjes së Stines?
Ermal Meta: Emigrantët vijnë për një jetë më të mirë!

Konfirmoi ndarjen me një postim në instagram, por cilat janë prapaskenat e lidhjes së Stines?

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi pasur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet gjë tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, këtë ka shkruar Stine në fundvit kur lajmëroi ndarjen nga nëna e vajzës së tij.

Por cila është prapaskena e bashkëjetesës së Stines me këngëtaren dhe pse nuk e hodhën hapin e martesës? Lidhja e tyre u bë publike para dy vitesh, pikërisht kur ata prisnin fëmijën e tyre. Ai dhe partnerja e tij Graciela po jetonin muajt e pritjes së ëmbël në vilën e tyre të re në periferi të Tiranës.

Nuk ishte rastësi pse kënga “Çifti simpatik” u bë hit në pak kohë, pasi për Stinen u krijua në periudhën kur u afrua më shumë me Gracielën. Në një intervistë që dha pak muaj para ardhjes në jetë të vajzës nga kjo lidhje, pyetjes se si ndihet që po bëhet baba pa celebrim, ai iu përgjigj: “Pse vetëm duhet të martohem, që të bëhem baba?! I bie që të bëhen me plan gjërat pastaj”.

Advertisement

Pyetjes se si nisi lidhja me nënën e fëmijës, ai iu përgjigj: “Është histori e gjatë. Kemi vite që njihemi, por gjithmonë situatat që e bëjnë një lidhje jetëgjatë mes një çifti janë gjithmonë rastësi. Jemi njohur në ‘Top Fest’, ku ajo ka kënduar dhe thjesht u përshëndetëm atëherë. Unë po suportoja një këngëtare, që kishte bërë këngë në studion time e kjo ka qenë njohja. Por kemi pasur relata shoqërie 3 vitet e para pasi ashtu ishin rrethanat, unë vija nga jetë tjetër, ajo nga një jetë tjetër. “Lidhje” është fjalë e madhe për ta quajtur më vonë të tillë, por me kohën, ngadalë, me kalimin e ditëve, javëve, muajve, viteve u afruam…

Po ndërkohë që e quante nënën e fëmijës, lindte pyetja, nëse do të ishte një ditë gruaja e tij, ai iu përgjigj kështu para dy viteve: “Jo, s’e di ende. E di që do jetë nëna e fëmijës sim, por gruaja jo, është fjalë e madhe. Celebrimin është mirë ta kesh në zemër, jo me letra”.

Po ceremonia e dasmës a ishte në planet e tij dhe ja si përgjigjej Stine: “Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa të mbledhësh 200 vetë dhe t’i tërbosh në dasmën tënde. Atë e bën kur të dojë njeriu. Nuk dua të bëhem tipik çifti formal, që do të martohemi se po vjen në jetë një fëmijë. Do më vinte keq për veten nëse do e bëja këtë. Nëse do e ndiej po, do e bëj një ditë. Por mund ta realizoj kur të bëhet vajza 2 vjeç për shembull. Do ishte dhe më bukur”, tha ai.

E për ironi të fatit në 2-vjetorin e vajzës nuk pati dasmë, por ndarje. Ai tregoi ndër të tjera se kënga “Çifti simpatik” i dedikohej atij dhe partneres. “Ne jemi si shokë. Rrimë gjithë ditën bashkë, nuk mërzitemi bashkë, bëjmë gallata e ndajmë punën bashkë. Është e vështirë në ditët e sotme të gjesh një shok, sidomos tek e dashura”, citohet të jetë shprehur ai rreth marrëdhënies së tyre.

Po kush është Graciela Pashaj, këngëtarja që qëndroi gati një dekadë pranë Stines? Ajo është 7 vjet me e re se Stine dhe është diplomuar pranë Liceut Artistik. Tashmë ajo vazhdon të këndojë në koncerte të ndryshme, ndërkohë që nuk dihet çfarë u bë me albumin e realizuar nga Stine.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kanita e lidhur me reperin?

Next Post

Ermal Meta: Emigrantët vijnë për një jetë më të mirë!

Advertisement