Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ja pse janari cilësohet si muaji më i keq i vitit..!

1.Është muaji i parë i vitit

Janari nuk është i vetmi muaj që numëron 31 ditë, por të nisësh vitin duke menduar se janë aq shumë, ndonjëherë mund të kthehet në një gjendje pezmatuese. Të paktën na ngushëllon shkurti që ka më pak ditë në dispozicion.

2.Janë të gjithë në dietë

Fjalia më e shpeshtë që dëgjoni gjatë gjithë janarit është: “Kam ngrënë shumë mish dhe bakllava, duhet të nis dietën”. Si pasojë, edhe ju mund të ndikoheni nga ata. Keni dy zgjidhje: Të kaloni pasditet vetëm duke ngrënë sa dhe si doni, ose të dëgjoni miqtë tuaj të mërzitshëm.

3.Rifillon puna

Ndryshe nga shtatori, ku ditët janë më të gjata dhe të ngrohta, rikthimi në punë në janar mund të shndërrohet në një makth të vërtetë. Për të mos harruar që temperaturat e ftohta dhe virozat e stinës e përkeqësojnë akoma dhe më shumë situatën. Eh, kush nuk do të donte të ishte akoma poshtë jorganit duke shijuar një film dhe duke ngrënë çokollata.

Advertisement

4.Jeni më të varfër se kurrë

Data 7 janar dhe në xhep ju kanë mbetur vetëm lekët për një kafe dhe ujë pa gaz? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shpenzimet e festave, uljet në qendra tregtare, si dhe moria e dhuratave që keni bërë gjatë dhjetorit me siguri ua kanë boshatisur portofolin dhe llogarinë në bankë.

5.Është muaji i “Blue Monday”

Nëse menduat se të gjitha arsyet për të konsideruar janarin si një muaj tersi morën fund, mos harroni edhe “Blue Monday” ose “Të hënën blu”. “Blue Monday” gjithmonë bie në fillim të javës së tretë të janarit dhe është llogaritur shkencërisht nga ish-pedagogu i “Cardiff University” si dita më e dëshpëruar e vitit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shenja që lidhja juaj është abuzive

Next Post

Ja çfarë ka ndodhur me djalin me flokët me akull...!

Advertisement