Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gili: Shqipërinë e fitova me “Xixellonjën”

Për Gilin duket se koha ka ngelur në vend dhe është po ajo Gili e bukur që publiku shqiptar e njohu me “Xixëllonjën” e famshme. Edhe pas kaq vitesh ajo identifikohet me “Xixëllonjën” dhe ajo vetë pranon se dyert në Shqipëri ia hapi pikërisht kjo këngë. Gili vazhdon të jetë produktive në muzikë dhe sapo ka sjellë këngëm “”Krejt rreth meje” një produksion i Ilir Beranit, bashkëshortit të saj dhe orkestrim të Virusit.

Fabjola Kuburi:- Gili, ti vjen çdo sezon me një sukses… Si arrin ta bësh këtë?

Advertisement

Gili:- Jam e përkushtuar me këngën dhe nëse i përkushtohesh diçkaje sigurisht që gjithmonë do kesh sukses! Për fat të keq një pjesë e krijimtarisë sime është e lidhur drejtpërdrejt me angazhimet e mia në Kosovë e Diasporë prandaj edhe i kam munguar pak publikut në Shqipëri. Besoj që prej vitit tjetër të rikthehem në festival.

– Kujt ia besove produksionin e ri “Krejt rrethe meje”?

– Si gjithmonë muzika dhe teksti janë të Ilir Beranit kurse orkestrimi është i Virusit.

A ka dalë siç e prisje?

– Jam e kënaqur edhe me këngën edhe me klipin. Janë realizime shumë të mira në të dyja format.

– Kë do doje të ishte gjithmonë pranë teje? Kë nuk do doje të ishte asnjëherë?

– Familjen e dua gjithmonë pranë meje. Le të rrinë sa më larg ata që nuk e kuptojnë muzikën dhe këngën time.

– Si ia bën për të mbajtur një standard muzikor kaq të lartë?

– Kam hyrë shume e re në festivalet e ish-Jugosllavisë krahas yjeve më të mëdha të asaj kohe. Kam marrë shume nga profesionalizmi i tyre. Kam ndarë të njejtën skenë me yjet që sot janë nga emrat më të njohur dhe figurat më të dashura të muzikës në Ballkan.

– Si zyshë letërsie që je, gjeni shpesh vend për korrigjim kur merr në dorë tekstet e këngëve të tua?

– Gjithmonë i kam korrigjuar tekstet e mija. Së fundmi duke qenë se është bërë “in” dhe trend gegnishtja, të cilën e këndoj me endje.

– Cili është elementi që ke më tepër merak në paraqitjet etua  skenike por edhe në klipe?

– Prezentimet e mija skenike gjithmonë janë në shërbim të këngës.

– Sa çmime numëron gjatë karrierës tënde?

– Edhe pse të gjithë mendojnë që “ Xixëllonja” ishte kënga që ka fituar çmime ajo nuk u shpërblye. Është një nga hitet  që ende dëgjohet shumë keshtu që çmimet nuk janë pasqyrim i vlerës. Por nuk duhet harruar pa u thënë që  në të gjitha festivalet në Kosovë e Shqipëri kam marrë dhe jam vlerësuar me çmime. Prej “Akordeve të Kosovës” “Shoë fest”, “Polifest”, “Topfest” e “Kënga Magjike”. Hite në Shqipëri ishin pikërisht këngët e festivaleve si “Xixëllonja”, “Le të puthen”, “Kur u ndamë” etj.

I ruan me fanatizëm?

-Po, tani i kam sistemuar çmimet dhe fotot e karrierës!

-Sa larg i shikon gjërat n ga “Xixëllonja” e atëhershme?

– Për mua u hapen dyrt e Shqipërisë me këtë këngë! Në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë kisha shumë fansa edhe më parë por Shqipërinë e fitova me “Xixellonjën”.

Seriali “Simpson” paralajmëroi që Trump një ditë do bëhej president i USA, ti paralajmërovë që një ditë politikanët tanë do “putheshin” dhe ashtu ndodhi, beson se gjërat janë të shkruara të ndodhin apo janë rastësi?

– Mendoj se gjithçka ështe e shkruar por edhe intuitën artistike e kam shumë të zhvilluar.

– Cila është pyetja që të kanë bërë rëndom nëpër intervista dhe cila është ajo për të cilën do

të kishin dashur të të pyesnin, por s’e kanë bërë kurrë?

-Gjithmonë më pyesin kur kam filluar të këndoj. Dua që një ditë të sqaroj udhëtimin tim muzikor si grua dhe nënë. Unë që nga viti 1993 kur kam filluar me karrierën solistike, pra nuk kam kënduar që në vitin 1999 kur ishte edhe luftë edhe linda fëmjën e dytë. Nuk ka pasur asnjë vit që nuk kam pasur pjesëmarrje në një festival, këngë të re, turne koncertesh apo klipe… E vështirë për një burrë imagjinoni për një grua! Për këtë do të doja të flisja një ditë më gjatë! Pse jo, në gazetën tuaj…!

Më thuaj diçka që të bën përshtypje në koncertet ku je e ftuar?

Jane rritur vajzat e “Xixellonjës” dhe më bie t’u këndoj në dasëm. Janë shumë të emocionuara sepse e kanë pasur ëndërr që kur kanë qenë të vogla. Nëpër koncerte takoj çifte që janë dashuruar me këngën time. Nuk besoj të ketë këngetare me fansa më të mire e me besnikë se unë!

– Më thuaj një dëshirë në listën e atyre që presin për t’u realizuar?

-Dëshirat e mija janë të lidhura ngushtë me hallet e popullit tim. Mirëqenia e tyre është dëshira ime e parë.

– E konsideron veten një femër moderne apo tradicionale në mendime?

– Absolutisht tradicionale

– Sa përkojnë mendimet dhe konceptet e tua me ato të fëmijëve të tu?

Mendoj se vlerat morale janë shekullore dhe aty nuk kemi dilema. Të dy fëmijët i kam më shumë me edukate tradicionale.Sigurisht që shijet e veshjes dhe muzikës dallojnë mjaft, por kjo është diçka individuale.

– Në pamjen e jashtme bëhesh gjithmonë e më e bukur dhe më trendi… Flitet se ke bërë operacione plastike…

– Faleminderit shumë! Nuk kam operacione plastike. Grimerja dhe fotografi janë “fajtorët” e vetëm të imazhit tim.

– Ke vendosur të mbetesh në kufijtë e biondes së përjetshme?

– Po, gjithmonë në kufijtë e bjondes së përjetshme.

– Thashethemi më i habitshëm që ke dëgjuar për veten…

– Me kaq vite në skenë nuk ka thashetheme që të habisin.

– Sipas një teorie, mashkulli, gjenetikisht, është “tru”, kurse femra, “ndjenjë”. Jeni dakord me këtë?

– Jo! E ndajmë edhe trurin edhe ndjenjën me Ilirin! (Buzëqesh)

– Ku i kalove pushimet këtë verë?

– Ishim në Turqi! Fëmijët nuk na erdhën me ne  këtë vere. Ashtu si ne që nuk shkonim me prindërit në atë kohë. Eh, tani do t’ju kerkoja falje prindërve për këtë gjë.

– Në fund do të na zbulosh ndonjë plan apo projekt  të ri që vërtitet në mendjen tënde apo edhe që ka marrë pak jetë ndërkohë?

Fundviti do të më gjejë me këngë të re!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I lani flokët rrallë? Zgjedhja e duhur??!!

Next Post

Cubi Metka: I gjeni në “Duplex”...!

Advertisement