Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E lumturova vetëm disa orë

Zonja X jeton në një qytet të vogël dhe merret me edukimin e brezit të ri, por është e thyer shpirtërisht nga jeta që i dhuroi prej 20 vjetësh një burrë i akullt me të, por çuditërisht, i nxehtë me gratë e “ndershme” të qytetit te tij. Me zonjën X u njoha para dy vjetësh, nëpërmjet dy shkrimeve të saj te një gazetë, shkrime që ndezën një debat të ashpër midis lexuesve të kësaj gazete, pasi tema që prekej ishte tepër e mprehtë dhe kishte të bënte me moralin. Kjo zonjë që jetonte brenda shtëpisë me akullin 20 vjeçar te burrit, më në fund, shpërtheu… Ishte njohur rastësisht nëpërmjet celularit, me një burrë të martuar, 6 apo 8 vjet më të vogël, ndërsa ajo ishte 40 vjeçe (Ky qe edhe shkaku kryesor që ndezi debatin midis lexuesve që përmenda më sipër). Midis tyre, për tre muaj rresht, vetëm me sms, kishte shpërthyer një dashuri si e Romeos me Xhulietën. Për zonjën X, ishte si dashuria e parë e adoleshencës. Ajo filloi ta donte marrëzisht A-në dhe këtë nuk e bënte për hakmarrje ndaj burrit të saj të akullt. Ajo gjeti tek A. fjalën e ngrohtë dhe ëmbëlsinë e sjelljes së tij, të cilat i mungonin burrit-akull dhe diktator, por kur ajo i kërkoi takim që ta shihte, ta prekte, ta ndjente realisht, befas A-ja nuk u ndje me…

Ajo e kërkoi për muaj të tërë, por ai nuk u përgjigj më. Atëhere ajo vendosi t’i botonte dy shkrimet e saj në gazetë lidhur me këtë histori. Në fund betohej se kjo qe lidhja e pare dhe e fundit me një burre tjeter, tradhtia e parë e saj, por gaboi kur tha se burrat një fytyrë kanë… Duke u nisur nga kjo shprehje, nga sulmet deri në ofendime ndaj saj të disa lexuesve të gazetës dhe për të parë nëse zonja X nuk kishte “të njëjtën fytyrë” si ne burrat, unë çova disa sms te gazeta, ku mbroja dhe përkrahja këtë zonjë për guximin dhe shprehjen e ndjenjave të saj, publikisht. Ajo më dërgoi përgjigje falënderuese dhe bashkë shkëmbyem disa sms zyrtare, pas të cilave ndodhi “çudia”. Zonja X filloi të dyshonte se unë isha A-ja, aq sa ajo më drejtohej në sms me emrin A. U mundova ta sqaroja, por ajo vazhdonte me sms që sa vinin e bëheshin më të nxehta. Atëhere vendosa t’i thoja se isha A, por kisha ndërruar numrin e celularit. E bëra këtë për ta lumturuar këtë zonjë që kishte vite që e kishte humbur lumturinë. Ajo u gëzua pa masë, duke kujtuar se e rigjeti A-në e saj. Lamë edhe takim për të pirë një kafe. Kur u takuam, ajo fluturonte nga gëzimi, si një 15 vjeçare. Biseduam rreth dy orë. Unë isha mpirë, pasi kjo ditë e bukur ishte e saja dhe e A-së, jo e imja. Ajo e kuptoi mpirjen time e, duke më prekur dorën, më tha: “Qenke bërë akull, paske emocione…”

Advertisement

Pasi pimë kafenë, u ndamë, ajo me A-në e unë me “gënjeshtrën”, gënjeshtër që mund të rrezikonte edhe familjen time. Më pas, ajo vazhdoi të më sillte zile dhe sms, kurse unë heshtja. Ka disa muaj që edhe ajo ka heshtur, si unë… Ndoshta u lodh. Por, kaq qe misioni im, vetëm që ajo grua te lumturohej, të çlirohej qoftë edhe disa orë nga akulli, errësira 20 vjeçare e t’i kujtoja asaj se jeta ka edhe dritë e këtë dritë ajo duhet ta kërkojë, ta gjejë, ta mbajë fort, se, kështu, akulli 20 vjeçar do të shkrijë dhe nuk do të ngrijë më. Për aq kohë sa bisedova me të, dua të theksoj se ajo ishte zonjë, ishte e kohës dhe se vërtet e dashuronte, e adhuronte A-në …

Përfundimisht, e shkrova këtë histori për t’i kërkuar ndjesë zonjës X për takimin e gënjeshtërt me A-në, ndonëse unë e lumturova ATË, vetëm për dy orë, në bar…

Me respekt, BEL AMI

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kalova infarkt pas bai-pasit

Next Post

I dashuri është me ngjyrë.Ta mbaj apo ndaj siç thotë familja?

Advertisement