Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi (2)

Nuk e di si e përballova vdekjen e babait. Jo vetëm sepse e doja dhe më donte shumë, por edhe sepse ai vdiq fare-fare papritur. E shtypi nje makine ndërsa ishte duke punuar. Ishte duke pastruar barishtet anes rruges ne Imitos. Shoku që po punonte bashkë me të, më tha qe i kishte shkare kemba nga bordura, nje tjeter i kishte thene nje të njohurit tonë që babai ishte hedhur vete ne rrotat e makines. Edhe mundet. Kohët e fundit ai nuk ishte mire me nervat. Ikja e vellait qe e donte me shpirt, e kishte tronditur shumë te shkretin. Rrinte gjitha pasditen ne shtepi pa folur me asnjeri. Mamaja më kishte thënë që as me të nuk ia kishte qejfi të fliste. Shikonte televizor gjithë pasditen derisa flinte. Ende më duket e pabesueshme vdekja e tij…

Pas vdekjes së babait, mbeta vetëm me nënën e sëmurë. Në atë kohë, unë punoja ne nje kafeteri dhe ne shtepinë e një plake, kujdesesha per  te. Punoja shume. Nuk kishim asnje burim tjeter jetese ne shtepi se mamaja kishte zënë krevatin.

Pikerisht ne atë kohë u njoha me Janin. U njoha rastesisht, duke mbajtur radhen ne supermarket. Ai dukej shumë serioz. Me beri pershtypje ne fillim veshja e tij shik, sikur punonte ne ndonje banke. Ishte veshur me shume gusto, me një kostum blu, kemishë bojëqielli dhe kravatë blu te hapur. Ishte mbrapa meje në radhë. Me ndihmoi te vija gjerat mbi tapetin e arkes. Shkembyem disa fjale ne lidhje me nje shampo te re qe kisha blere dhe u ndame. Kur po ikja, ndjeva se po më shikonte, por nuk e ktheva kokën edhe pse, të them të drejtën, kisha edhe unë qejf ta shikoja edhe një herë… E pashë perseri te nesermen perpara shtepise ku banoja. Me foli vete i pari. U takuam dhe dy-tre here te tjera, besoj se jo rastesisht dhe u lidhem…

Advertisement

E pashe qe i pelqeja shume. E ndjeva se kishte rene ne dashuri kokë e këmbë me mua. Ne fakt, une isha shume e bukur. Jam marre me sport dhe balet ne qytetin tim dhe pa frikë isha nga vajzat më të bukura të ketij qyteti. E gjate, me trup pa asnjë të metë, me flokë të dendur, te zinj, me onde, me sy bojëqielli, bija menjeherë në sy të të gjithëve. Ndërsa ai, te them te drejten, nuk ishte simpatik, edhe pse në fillim m’u duk shumë i bukur. Ishte bjond dhe i dobet, me hundë pak të shtrembër. Nuk dukej si grek. Ata janë zakonisht brunë dhe të shëndoshë. Ai dukej si lindor ose edhe si shqiptar. Por mua, ne fakt, më pelqyen syte e tij bojë qielli te thelle. Ishin më të bukur se të mitë, edhe pse nuk i shkonin me pjesët e tjera të fytyrës…

Me Janin kishim shumë diferencë ne moshe. Ndofta kjo ndikonte që ai bëhej shpesh nevrik me njerezit qe na shihnin rruges te dyve. Ai bëhej nevrik qofte edhe kur ndonjë më shikonte pa thënë asnjë fjalë. Çdo dite e me shume filloi te behej xheloz. Kulmi arriti me lindjen e djalit. Arriti te me thoshte se nuk e kisha me te, nderkohe qe nuk i kisha lene asnje shkak. E kuptova qe kishte fiksime. Djali nuk ishte i vetmi fiksim i tiji. Kishte edhe manine e persekutimit. I dukej sikur e ndiqte policia ne lidhje me nje pastrim parash qe ishte bere ne banken ku punonte ai. U mbyll brenda ne shtepi. Kthehej nga puna, hiqte kostumin e kravaten, vishej me pizhama dhe nuk dilte më. Rrinte me orë të tëra pa folur me asnjeri. Filloi edhe të pinte. Pinte shumë derisa bëhej, si i thonë fjalës, “tapë” e nuk ishte i zoti as për veten e tij. E duroja pa folur. “Shyqyr, thosha, që në punë vazhdon të shkojë e na sjell rrogën të paktën…”

I thashe te vizitohej, por reagoi shumë keq. Më qëlloi me shpullë. Nuk ishte hera e parë që më godiste. Sa herë që nxehej e pinte, bëhej shumë agresiv. Keshtu vazhduam, me të shtyrë…E denoncova edhe në polici për rrahje, por nuk e di se si e mbylli çështjen. Pas kësaj, nuk përmbahej më. Vetëm pinte dhe për gjënë më të vogël nxehej. Në atë kohë e hoqën edhe nga puna. Gjetën pretekst që dega e bankës së tyre u mbyll dhe e nxorën në asistencë. Ai as u përpoq të gjente punë tjetër. Gjithë ditën rrinte në shtëpi, shihte televizor dhe pinte. Arriti një moment që nuk e duroja dot më. Gjeta një shtëpi me qira ne cepin tjeter të Athinës dhe ika bashkë me djalin…

Mbase nuk u mendova mirë, kur mora atë vendim, por nuk kisha rrugë tjetër. Ai ishte bërë i padurueshem. Mendova se do ta përballoja jetën vetë, por e pata shumë të vështirë. Pasi ika nga shtëpia e tij, ngela ne mes te kater udheve, vetëm me 1000 euro në bankë. Nuk prisja as ndihmë nga ai, pasi martesë zyrtare me te nuk kisha bere. Në vitet e para, kur ishim të dashuruar, as na shkonte ndërmend ta bënim martesën. Ai nuk kishte  asnjeri këtu në Athinë. As në kishë nuk shkonte dhe në përgjithësi, i urrente ceremonitë. “Do ta vëmë kurorën pasi te lindë fëmija”, më thoshte. E pranova këtë, por i propozova të bënim regjistrimin e martesës sonë në bashki. “Do të shkojmë në bashki pasi të bëjmë ADN-në e djalit”, me tha më vonë, kur i lindi fiksimi se djali nuk ishte i tiji. Edhe këtë e përtypa, edhe pse ishte shumë fyese për mua. Nuk kisha se çfarë të bëja. Por, më e keqja ishte se nuk pranonte te shkoja te beja ADN-në qe te provoja se djali ishte i tiji…

Kështu, mbeta në mes të katër rrugëve. Duhet të punoja për vete, për djalin dhe për mamanë e sëmurë. Fillova punë në një “Grigori” ku shisja byreqe e sanduiçe paradite dhe sherbeja si kamariere në një “Flokafe” pasditeve. Te dielave punoja neper shtepi, pastroja dhe hekurosja. Ishte e tmerrshme, nuk më dilte koha për asgje. Vetëm punë, punë dhe punë. Me duheshin paratë për mamane qe mbeti spitaleve dhe për të paguar një grua që kujdesej për të dy, edhe për mamanë, edhe për djalin. Mamaja bëhej përditë e më keq derisa e shkreta ndërroi jeta. Vuajti shumë. Kishte kancer në melçi. Harxhova shume për të, për doktore e ilaçe dhe gjithçka më shkoi kot. I kërkova ndihmë vëllait me anën e një njeriut tonë në Amerikë, por ai nuk u bë i gjallë. Çudi me atë njeri, si ndryshoi dhe si u transformua kështu!

Ditën që më vdiq ime më, mendova te kthehesha ne Shqiperi. Ta varrosja mamanë atje e të rrija aty përfundimisht. Po ku te shkoja, ku të mbytesha?! Nuk me priste asnje. Nuk kisha as shtepi e as te aferm përvec ca kushërinjve që u kisha harruar dhe emrin…

E hënë 28 dhjetor

Si sot, një vit më parë, fillova punën në “grafio” (zyrë). As vetë nuk e di si e mora atë vendim. Nuk mund te them se ishte nje vendim i çastit, edhe pse vendimi përfundimtar u mor në një të qindën e sekondës dhe nuk u kthye mbrapsht…

Gjithçka nisi një dite kur kisha djalin semure e isha duke punuar te “Grigori”, me sytë e mbushur me lot. Në dyqan nuk kishte njerëz. Ishte vetëm Nadja, një ruse që e kishte shtepine te pallati, në katin e parë të të cilit unë punoja. Ishte kliente e rregullt. Qe nje ruse shume e bukur, rreth te 20-ave që kishte edhe një vajze të vogël, jo më shumë se dy vjeçe. Ishte gjithnjë shumë e sjellshme dhe shumë e edukuar. Kristo, që punonte me mua në banak, kishte rënë në dashuri me të, por ajo nuk ia varte. Hutohej e bëhej lëmsh i shkreti Kristo, kur i shërbente asaj. Një herë, në vend që t’i hidhte bugaçes sheqer, i hodhi kripë. Në fakt, Nadja ishte vërtet shumë e bukur. Një bjonde tipike, me sy të shkruar e hundë të vogël, me një qafë të gjatë e me një lëkurë të holle e te lëmuar, kishte trup të përkryer. Po të isha mashkull, edhe unë do të bija në dashuri me të. Ate dite, kur me pa me sy te perlotur, Nadia më pyeti se ç’kisha, me nje butesi te jashtezakonshme, duke me prekur lehtë me dorë. Ia qava hallin, i thashë qe kam djalin e sëmurë në shtëpi, që punoja gjithe diten e dites dhe e shihja djalin veç në darke…

“Mos u mërzit, më tha, kur të mbarosh punën, ngjitu dhe pi një kafe tek unë. Pse, vetëm unë të pi kafe te ty?!”, me tha duke qeshur.

Kur mbarova punë, u ngjita lart tek ajo. Në fakt kisha nevojë të rrija, të qetësohesha pak derisa të shkoja te puna tjeter, kisha nevojë të flisja me dikë. Shtëpa e saj, ose më saktë, dhoma e saj, ishte…

Vijon…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U prisha me shoqen, se i thashë të vërtetën

Next Post

Nëse je ndarë... mos i bëj kurrë këto 10 gabime!

Advertisement