Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dashuri brenda mureve

Unë që po ju tregoj këtë histori quhem Eva. Jam 18 vjeçe dhe duhet të isha në vit të katërt, por prindërit e mi nuk më lanë ta vazhdoja shkollën. Farefisi i babit kanë shumë mentalitet të vjetër, prandaj gati të gjithë i kanë lënë vajzat pa vajtur në shkollë për arsye se në shkollë mund të njihen me ndonjë djalë dhe mund të dashurohen. Unë u mbylla në shtëpi dhe u ktheva në një shtëpiake në moshë shumë të re. Gjithë ditën e kaloja me mamin. As ajo nuk kishte bërë shkollë, kështu që nuk kishte një profesion. Gjithë jetën e saj është marrë me punët e shtëpisë dhe me rritjen e fëmijëve. Edhe unë do të përfundoja si ajo. Jeta e të gjithëve ishte “përgatitur” qëkur lindëm. Mami më thotë gjithmonë që, kur isha e vogël, unë isha shumë kokëfortë dhe si e tillë, nuk mund të lejoja që fatin tim ta zgjidhnin të tjerët.

Megjithëse isha një vajzë shtëpie dhe nuk dilja shumë e nuk shkoja në shkollë, u dashurova me një djalë. Ai banonte në pallatin përballë pallatit tonë. Ai më kishte tërhequr qëkur unë isha shumë e vogël dhe ishte idhulli i të gjitha vajzave të lagjes. Asnjëherë nuk ma merrte mendja se do të vinte dita që ai do të bëhej i dashuri im.

Advertisement

Kur isha 15 vjeçe, shkëmbenim me njëri-tjetrin shikime të ngrohta. Kur kishte ditë që nuk e shihja, ndjehesha shumë e mërzitur, ndërsa kur e shihja, fluturoja në hapësirë, përtej asaj shtëpie që më kishte “burgosur”. Këtë simpati nuk e kishte nuhatur askush. Unë nuk ia kisha treguar as një shoqes sime që e kisha komshie.

Një ditë, tek po hidhja mbeturinat, ai më pa nga dritarja e shtëpisë sime dhe më doli përpara. Ai ishte skuqur ngaqë kishte kaluar tre kate me vrap që të më arrinte. Në fakt, edhe unë e pashë kur ishte në dritare dhe kur ai m’u afrua, zemra sa s`po më dilte nga kraharori. Ai tha thjesht:

– Ç’kemi?

– Hiç! – i thashë unë, më thjeshtë se ai.

– Si ke qenë?

– Mirë. – ia ktheva.

Dialogu nuk po dilte askund.

– Pse nuk shkon në shkollë?

– Shkoj. – i thashë.

Ai më pa i habitur. Unë këtë ia thashë se doja të dija a më vëzhgonte ai apo jo, a dinte ai ndonjë gjë për mua.

– Po unë nuk të kam parë të shkosh në shkollë, të kam parë që rri vetëm në shtëpi.

U kënaqa që ai ishte interesuar për mua.

– Jam me korrespondencë, prandaj s`më ke parë.

– Ah, prandaj! – tha i lehtësuar, por unë ia preva shkurt:

– Mirupafshim!

– Mirupafshim! – ma ktheu ai.

Shkova në shtëpi dhe ia ngrita zërin televizorit e fillova të kërceja e të kërceja me një entuziazëm të paparë. E mira ishte që nuk kisha njeri në shtëpi që të kuptonin se ç’ndjeja unë.

Ditën tjetër prita kohën kur mami shkoi te tezja dhe dola para pallatit e po rrija në një stol në lulishte, kur ndjeva hapa të më afroheshin. Shpresoja të ishte ai. Kështu ishte. Ai më kishte parë nga dritarja dhe nuk kishte bërë as një, as dy, por kishte zbritur menjëherë dhe u afrua tek unë.

– A mund të ulem?

– Sigurisht që po.

Biseduam me njëri-tjetrin, shkëmbyem numrat e telefonit, pra, filluam një lidhje. Flisnim në telefon shpesh, por dhe takoheshim në oborr gati çdo ditë. Një ditë, mami kishte shkuar te daja që ishte i sëmurë. Unë isha e sigurtë se mami do të flinte te daja dhe babi do të shkonte direkt pas punës te mami. Kjo do të thoshte se tërë ditën do të isha vetëm. Dola jashtë në oborr dhe menjëherë, si me sustë, ai ishte afër meje. I thashë se isha vetëm dhe ai më ftoi në shtëpinë e tij. Nuk hezitova aspak sepse kisha kohë që e prisja këtë ditë; pastaa ai ishte djali që dashuroja. Kur u futa në shtëpinë e tij, e vetmja gjë që mendoja ishte nëse do t`i pëlqeja e si do të ishte të bëje dashuri me atë djalë. Ai menjëherë më kapi e më puthi e unë ia ktheva puthjen. Ishte gjëja më e bukur që mund të më kishte ndodhur! Ajo që pasoi më pas ishte e mrekullueshme. Ajo ditë ishte një ditë që nuk do ta harroj kurrë. U ktheva në shtëpi dhe ndjehesha shumë e lumtur, por edhe kisha shumë frikë. Mendoja: “Po sikur të më kishte parë njeri? Po sikur ai të mos më telefonojë më dhe të ndahet nga unë?”. Ai ishte aventurier dhe kishte shumë vajza që do t’i uleshin në gjunjë. Isha shumë e merakosur. Të nesërmen dola në oborr dhe u ula në vendin e përhershëm. Mendoja nëse do të vinte ai, por e kisha nënvlerësuar shumë veten. Ai erdhi si gjithmonë dhe u ul afër meje. Ndjeva aromën e tij që e kisha mbajtur gjithë natën në trup. Nuk doja të lahesha se do ta ruaja sa më gjatë këtë aromë, se mendja ime më thoshte se nuk do ta takoja më, por qenkam gabuar. Sa mirë! Ai u afrua e më tha:

– Dje ishe e mrekullueshme. Nuk kam fjetur gjithë natën duke menduar se sa shume të dua. Të dua!

– Edhe unë të dua! – fjalët më dolën vetvetiu nga goja. Ato dilnin nga zemra. Takoheshim çdo ditë në oborr, flisnin çdo orë në telefon dhe gati një herë në javë e gjenim kohën të bënim dashuri. Ai më donte dhe e doja.

Por këto gjëra nuk mund të kalojnë pa rënë në sy dhe sidomos në syrin e mamasë sime me të cilën isha shumë e lidhur. Ajo i tha babit dhe ai u nevrikos shumë e më urdhëruan të mos e takoja më. Kjo nuk mund të ndodhte po të ishte në dëshirën time, por survejohesha nga mami, kështu që u bë realitet. Kaloi një muaj dhe unë nuk e takova dot të dashurin tim. Vetëm më mesazhe në telefon merreshim vesh, por një ditë mesazhi nuk më shkonte dhe mendova se pse mund ta kishte fikur telefonin. As informacion nuk kisha nga të merrja. Tani më hynte në punë shoqja ime. Ajo do ta zbulonte këtë. Dhe ajo e zbuloi. Ai ishte në burg! Si ka mundësi? A mund t’i ndodhte kjo gjë një të riu të pafajshëm?

U mërzita shumë sepse mendoja më të keqen që ai mund të kishte bërë, por prapë në zemrën time ndjeja diçka që më bënte të besoja se ai nuk kishte faj. Dhe kështu ishte e vërteta.

Ai kishte qenë me dajën e vet dhe me një shokun e tij në të njëjtën makinë ku policia kishte gjetur drogë. Ai ishte i pafajshëm zemra nuk mund të gabojë. Ai doli dhe më çoi një sms ku më kërkonte falje për mërzinë që merrte me mend se më kishte shkaktuar. Takimi ishte i pamundur pasi unë nuk dilja dot vetëm dhe malli më digjte. Duhej patjetër të gjeja një mënyrë që ta takoja. Mami nuk mund të rrinte ngjitur me mua. Duhet të shkonte dhe të takonte njerëzit e saj dhe do të më merrte edhe mua me vete po të mos shtiresha si e sëmurë. Ajo e besoi dhe mbeta vetëm. E ftova të vinte te shtëpia ime. Erdhi! Na kishte marrë malli të dyve për njëri-tjetrin. Edhe pse në moshë shumë të vogël, ne e kuptonim se kjo ishte një dashuri e sinqertë. E vetmja gjë ishte t’u mbushej mendja prindërve të mi që ta pranonin këtë dashuri. E çuditshme! Njerëzit merakosen se si do ta gjejnë dashurinë e jetës së tyre, ndërsa unë e kisha gjetur dhe nuk mund ta thoja, se kështu donin prindërit dhe farefisi. Kjo është e tmerrshme, por unë nuk do të humbja këtë dashuri! Kokëfortësia ime nuk mund ta lejonte këtë.

Pas takimit tonë, unë vendosa të bëja diçka. Sapo erdhi mami me babin, u tregova se si e kisha ftuar atë në shtëpi kur ata nuk ishin. Të dy u tmerruan. Babi më rrahu dhe më tha se do të më mbyllte me çelës!

– Çfarëdolloj gjëjë që të më bësh, unë nuk do ta harroj kurrë atë djalë. Në qoftë se ju nuk e pranoni këtë dashuri, unë do të vras veten!

Edhe pse nuk isha e sigurtë se do ta bëja një gjë të tillë, të paktën doja t`u fusja frikën. Ata, si duket, e morën për të vërtetë. Megjithatë, mua nuk më thanë gjë. Mami më ishte ngjitur si me ngjitëse, nga frika se mos e bëja me të vërtetë atë që u kisha thënë. Pas dy ditësh, në shtëpinë time erdhi xhaxhai dhe dy burra të vjetër, kushërinj të mitë. Ata po bisedonin për mua dhe, pasi më thirrën, më thanë se nuk mund ta merrja se ai kishte qenë në burg. Edhe ata vetë e dinin se kjo ishte një gjë koti sepse ai ishte futur gabimisht në burg. Më në fund, vendosën që të thërrasin prindërit e tij. Ata nuk ishin dakord me fejesën e djalit të tyre në moshë të vogël. Biseduan dhe nuk morën asnjë vendim. Unë isha mjaft e shqetësuar sepse e dija se edhe prindërit e tij ishin si të mitë e nuk bënin dot gjë pa marrë mendjen e farefisit. Është çudia më e madhe që vendimi i dy njerëzve që do të jetojnë bashkë merret nga njerëz të tjerë, të cilët nuk do të kenë asnjë lidhje me çiftin.

Pas shumë kohësh, u bë e mundur që ne të dy të fejoheshim. E dua dhe më do. Të gjithë u habitën se si prindërit nuk më lanë të shkoja në shkollë që të mos gaboja e të bija në dashuri dhe unë prapë se prapë rashë, madje edhe u fejova, edhe pse prindërit nuk donin, edhe pse ishim të dy të vegjël. Pra, askush nuk e ndal dot dashurinë e vërtetë, as muret e një shtëpie, as braktisja e shkollës, asgjë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i shfrytëzoni bimët për të ruajtur shëndetin tuaj?

Next Post

Dashnoret më të famshme në historinë e njerëzimit

Advertisement