Vishnje
– Kam parë në ëndërr sikur isha në një dhomë bashkë me një djalë. Prisja që të ndodhte diçka atë natë, edhe pse mes nesh nuk kishte fare ndjenjë. Më e çuditshmja e kësaj ëndrre është që kur u ngrita për të dalë pak, më bëri përshtypje shtëpia që pikonte shi dhe ishte e mbuluar me tapete vishnje, madje edhe muret, edhe dera. Çne kjo shtëpi dhe ky person? Lola
– Ëndrra ka një çikë rrëmujë në të, por do mundohemi të ta shpjegojmë qartë. Djali që keni parë mund të jetë ndonjë person që po mundohet t’ju afrohet, por ju ende nuk e keni kuptuar. Shtëpia, shiu dhe tapetet kanë lidhje me projektet tuaja për të ardhmen në punë dhe në jetën private. Gjatë rrugës për të arritur ato çfarë dëshironi, do të hasni vështirësi, por në fund do të dilni fitimtare. Ëndrra ju këshillon të rrini gjithnjë me këmbë në tokë. Mos hidhni asnjë hap pa u menduar mirë. Gjithë të mirat!
Djalë
– Jam Merita. Kam parë në ëndërr një djalë që e shoh çdo ditë në shkollë. Kjo ëndërr s’më lë të qetë. Ju lutem, ma shpjegoni.
– E dashur Merita! Ndoshta në mënyrë të pandergjegjshme ti ndjen diçka për këtë djalë, prandaj edhe e sheh në ëndërr. Përveç kësaj, ti e ke në shkollë dhe e sheh çdo ditë. Këto janë arsye më se të mjaftueshme për ta parë në ëndërr. Suksese!
Inçest
– Jam X, 16 vjeç, nga Shkodra. Shoh në ëndërr duke kryer marrëdhënie me vajzën e tezes dhe kur më del gjumi, them me vete se po të më jepet rasti në jetën reale, nëse edhe ajo do të donte, unë do të bëja seks me të. Ju lutem më ktheni përgjigje sepse kjo gjë më ka bërë me fiksime. Faleminderit.
– I dashur djalë! Ju jeni në zhvillim e sipër dhe nevojat fiziologjike në këtë moshë bëhen gjithnjë e më të padurueshme. Kjo është edhe arsyeja pse keni parë një ëndërr të tillë. Në rastin tuaj, me sa duket, vajza e tezes ju tërheq shumë seksualisht, gjë kjo aspak normale, pasi ajo është kushërira juaj. Ëndrra, fatmirësisht, nuk parashikon një ngjarje si ajo që ju e keni parë në ëndërr. Ju këshillojmë të hiqni dorë sa më parë nga fiksime të tilla. Mendoni për një vajzë tjetër, me të cilën nuk keni lidhje gjaku. Nëse ju duket e pamundur, bëni mirë të flisni me një psikolog.
Akullore
– E nderuar astrologe! Isha në një fabrikë akulloresh ku edhe prodhoheshin, por edhe porosisje për të ngrënë. Porosita një vajzë që të më bënte një akullore. Vajza më solli një akullore shumë të madhe, plot me pana, e cila rrëshqiste bashkë me copat e frutave që kishte në të. Që të mos më binin në tokë, e rrotulloja akulloren vazhdimisht, por e çuditshmja ishte që kisha një ndjesi sikur s’po kuptoja dhe s’dija asgjë. Mund të ma shpjegoni? Genci
– I nderuar Genci! Situata jote në punishten e akullores është e bukur. Kjo lloj ëndrre përfaqëson marrëdhëniet tuaja intime me të dashuren. Raportet që keni me të, ju bëjnë të ndiheni shumë mirë seksualisht. Pra, të dashurën tuaj ju e shihni si një partnere të përsosur në krevat e megjithatë, nuk ndiheni shumë i kënaqur me të, sepse jashtë krevatit ju nuk dini asgjë për të, si nga ana e karakterit, ashtu edhe përsa i përket jetës së saj sociale.