Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Astrologia shpjegon…!

Tren

– Kam parë ëndërr sikur hipa në tren dhe po udhëtoja. Bashkë me gruan time shkuam të hipnim në tren, por ajo nuk hipi në të njëjtin vagon me mua. Unë u nevrikosa dhe u përpoqa të dilja nga vagoni për ta ndaluar, por nuk ia dola dot. Beni

– Nga ajo që na shkruani, e kuptuam që jeni i martuar. Treni simbolizon martesën dhe ecurinë e jetës suaj në çift. Me siguri, ju po kaloni një krizë, përderisa në ëndërr keni parë që keni hipur në vagona të ndryshem. Në jetën reale ju keni frikë të përballeni me problemet që ju kanë dalë në martesen tuaj. As ju dhe as bashkëshortja juaj nuk e pranoni që keni probleme, por vazhdoni t’i shmangeni njëri-tjetrit. Këshilla ime në këtë rast për ju është që të përballeni një herë e mirë me problemet që keni dhe të shpëtoni martesën tuaj. Hipini pra, të njëjtit vagon! Sa më shpejt ta bëni aq më mirë është për ju!

Advertisement

Zezakë

– Jam një zonjë 30 vjeçe. Më ndodh shpesh të shoh zezakë në ëndërr. Mbrëmë bile pashë sikur shkova në një parukeri për të prerë flokët, por brenda kishte vetëm meshkuj zezakë. U tremba. Rrethohesha nga meshkuj zezakë dhe kjo më terrorizonte. Ç’do të thotë kjo? S.

– Nuk duhet të trembeni. Sipas një sondazhi, shumica e femrave shohin zezakë në ëndërr. Ç’do të thotë kjo? Ju keni dëshirë të ndryshoni si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë seksual. Zezakët në ëndërr në planin erotik përfaqësojnë dëshira seksuale të frenuara, gjë që do të thotë se në jetën reale ju jeni një femër shumë pasionante, por nuk i realizoni ato çfarë ëndërroni. Atëherë çfarë prisni?! Tregojini partnerit tuaj ç’grua pasionante jeni!

Not

– Pashë në ëndërr sikur po notoja bashkë me të dashurën time në fund të detit, pa pasur aspak frikë. Nuk më zihej fryma, siç më ndodh zakonisht kur shoh ëndrra të tilla. Papritur, teksa notoja, më doli përpara një qenie që s’dukej as njerëzore, as kafshë. Ishte shumë e çuditshme. Nga kjo më doli gjumi! Eri

– Zakonisht, uji i pastër tregon që po përjetoni një histori shumë të bukur dashurie. Gjithashtu, tregon që gëzoni shëndet të plotë fizik, por duhet të keni kujdes nga një e papritur që mund t’ju dalë këtë javë. E papritura mund të jetë e pakëndshme për ju, por ju duhet të dini se si ta evitoni atë pa cënuar lidhjen tuaj. Ndoshta do jeni vetë ju ai që do t’i shkaktoni ndonjë të çarë lidhjes tuaj, për shkak të ndonjë xhelozie të vogël. Qenia e çuditshme që keni parë në ëndërr mund të jetë ndërgjegjja juaj. Duke qenë se lidhja juaj është kaq e bukur, pse ta prishni atë? Kini kujdes!

Pëllumb

– Jam një vajzë, dhe mbrëmë kam parë në ëndërr sikur isha në një fushë të madhe me lule të ndryshme. Unë i vështroja lulet dhe mahnitesha, kur papritur mes tyre u ul një pëllumb shumë i bukur. Dhe doja patjetër ta kapja. Ju afrova e zura me dorë, por kur e ktheva për ta parë ai kishte ngordhur. U ndjeva shumë keq dhe fillova të qaja. Çdo të thotë?

– E dashur vajzë pëllumbi në ëndërr ka shumë kuptimi, por në rastin tuaj, ëndrra tregon që keni kohë që po përjetoni një lidhje shumë të këndshme dhe të bukur. Çdo ditë mahniteni nga të rejat që zbuloni nga personi që keni në krah. Por në ditët në vazhdim do të ketë një thyerje mes jush. Nga një veprim apo debat jo i këndshëm nga ana juaj, do ta “plagosni” në shpirt djali që dashuroni. Dhe për këtë do të ndiheni shumë keq me vete, pasi do ta kuptoni që jeni shprehur shumë rëndë ndaj tij. Tani mendoni sesi ta evitoni këtë situatë, ose ta rregulloni atë nëse ka ndodhur tashmë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të bëhet padi pa një adresë konkrete?

Next Post

T’i tregoj vëllait për atë që më bëri shoku i tij?

Advertisement