Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Si ta heq erën e keqe që vjen nga stomaku?
Androniki Kolka: Gazetarët shqiptarë janë të pambrojtur
Ostrike

Androniki Kolka: Gazetarët shqiptarë janë të pambrojtur


Sezoni i ri televiziv sapo ka nisur dhe në News 24, duket se emisioni i mëngjesit do të vijojë të moderohet nga moderatorja simpatike dhe shumë e dashur për publikun, Androniki Kolka. Prej shumë sezonesh ajo na shoqëron në këtë emision dhe sjell përmes tij gjithçka që duhet për audiencën e saj.Një emision i konceptuar në këtë format është  për një mëngjes të rehatshëm, shoqërues, informues pa stres dhe lodhje, sepse edhe dita nis më ëmbël”:- thotë ajo ndër të tjerash për emisionin e saj. Këtë sezon do ketë edhe risi dhe këto na i zbulon vetë Androniki!

Fabjola Kuburi:- Androniki përshëndetje, si je?

Advertisement

Androniki Kolka:- Pershendetje Fabjola. Jam mire, faleminderit.

– Ti ke një emër shumë të bukur dhe të veçantë, meqë të kemi këtu, do të na e thuash nga vjen ky emër dhe çfarë kuptimi ka?

– Ne fakt, po të tregoj një sekret që shumë pak njerez që më njohin e dinë. Emri im i lindjes është Rezarta dhe në moshë fare të vogël, prindërit më pagëzuan ( sepse familja ime është ortodokse) me emrin Androniki, dhe që atëherë une njihem si  Niki. Është emri i stërgjyshes sime, është një emër grek që rrjedh nga fjalët greke “Andros” dhe “niki”, që do të thotë respektivisht “njeriu” dhe “fitorja”.

– Tashmë ka nisur sezoni i ri dhe ti je përsëri në “Vila 24” në News 24. Si i kalove pushimet, ku i bëre këtë vit?

– Pushimet i kalova një pjesë në Greqi, Kalkidhiki me bashkëshortin dhe vajzën. Ndërsa pjesën tjetër në Shqipëri.

– Cilat janë risitë që do të sjellë për këtë sezon “Vila 24”?

– Vila 24, si çdo sezon vjen me rubrika të reja, ku pjesë e pandarë është gatimi. Jemi munduar që këtë vit të kemi në fokus edhe fëmijët, me tema që lidhen me mirërritjen e tyre, problemet psikologjike, problemet shendetësore. Një mjek dhe një psikolog do të jenë vazhdimisht në studio për t’iu përgjigjur pyetjeve të prindërve në lidhje me problemet dhe shqetësimet e tyre. Por edhe rubrika të reja që lidhen me shëndetin dhe mënyrën sesi ne duhet te jetojmë shëndetshëm, meqënse keto janë problematikat më të mëdha të njerëzve. Padiskutim panele me të ftuar janë dobësia ime, pasi më pëlqen të kem përballë njerëz që dinë teflasin dhe kanë cfarë të më thonë, edhe unë të mësoj prej tyre, njësoj si publiku. Ky sezon ka plot surpriza, do ti zbulojmë në ekran, sidomos për amvisat kemi menduar bashke me zonjën Katerina si t’ua lehtësojmë punët e gatimit akoma më shumë.Një emision i konceptuar në këtë format është  për një mëngjes të rehatshëm, shoqërues, informues pa stres dhe lodhje, sepse edhe dita nis më ëmbël.

– Unë mendoj por besoj se edhe publiku është në një mendje me mua që mëngjeset në Neës 24 i zbukuron emisioni yt, ti si ndihesh ti vetë nga këto vlerësime?

– Mendoj që është shpërblimi më i madh për punën time dhe energjinë e vazhdueshme që jap për këtë program Tashmë Vilën e kam si shtëpinë time, ku gatuaj, pi një kafe, diskutoj për tema te ndryshme, dhe mar kënaqësi .Kam një staf të mrekullueshëm, me të cilët diskutojmë cdo ditë sesi mund të përmirësohemi më tej. Zonja Katerina është një ogur shumë i mirë për amvisat, ndaj edhe ato e duan dhe e ndjekin. Janë shumë elementë, sepse sado e thjeshtë të duket, një program i përditshëm, të kërkon të investosh gjithë energjinë dhe veten tënde. Nëse dashuria dhe pasioni për punën nuk është e vazhdueshme, të kthehet në vuajtje.

– Niki, si u “lidhët” ti dhe televizioni?

– Ka qenë një ëndërr e hershme ekrani. Prindërit e mi, që në moshë të vogël shihnin tek unë një dhunti apo talent për prezantim dhe komunikim. Dëshira e tyre ishte të më shihnin në ekran dhe ia dolën . Që e vogël shkruaja, lexoja shumë, kisha dëshira dhe ëndrra si cdo vajze . Studiova për Gazetari dhe Komunikim,masterin  për Marrëdhënie me publikun. Kontaktin e parë me televizionin e kam patur në ish Tv A1 , ku drejtuesit më besuan ekranin, pra nisa si spikere lajmesh, më pas vazhdova në Planet TV, po spikere, gazetare   më pas kryeredaktore lajmesh.Pas mbylljes së këtij televizioni,  erdha ne Neës24, fillimisht tek emisioni “Natë me Xhaxhiun”, dhe plot 6 vite tek Vila 24. Pra, kam një lidhje gati 10 vjecare me televizionin dhe e konsideroj një magji të vërtetë, kam mësuar shumë dhe kam akoma për të mësuar prej tij dhe sigurisht për ti dhënë publikut.

– Sa ke ndryshuar që  nga hera e parë që je prezantuar me kamerën?

– Nëse e ke fjalën për imazhin, nuk kam ndryshuar shumë. Por, kur kujtoj herët e para para kamerës mbaj mend që nxitoja shumë në të folur, kisha shumë emocione dhe pasiguri. Formati i lajmeve më pëlqente shumë dhe nuk e mendoja se do kaloja në nje emision krejt ndryshe nga çfarë kisha bërë më parë. Eksperienca është ajo që te bën më të pjekur, më të përgjegjshme , të rritesh në profesion dhe të dish cfarë do publiku dhe cfarë di të bësh më mirë.Tani e kuptoj sesa e rëndësishme është të kesh bazat e duhura.

– Sa i ngjan Niki e ekranit  Nikit të jetës së përditshme?

– Pika që I bashkon është thjeshtësia..Janë shumë të afërta me njëra tjetrën.Takohen cdo mëngjes dhe janë po njësoj. Nuk ka asnjë ndryshim nga jeta ime e përditshme sepse është emisioni I konceptuar si në një familje ku gatuajmë , bisedojmë. Unë jam po ajo e jetës së përditshme, ah përvecse make up – it që e fshij pas emisionit.(Qesh)

– Përveç emisionit tënd, cilin nga emisionet e ekraneve të tjera ke më përzemër?

– Më pëlqejnë formatet që thithin audience, trajtojnë tema të jetës së përditshme, që i prekim në 24 orëshin tonë.

– Gazetaria ka bërryla. Ti, i ke hasur këta bërryla gjatë rrugës tënde?

– Në çdo profesion ka bërryla Prej tyre edhe meson të mos gabosh apo edhe të sillesh ndryshe. Por realisht nuk më kanë penguar në punën time deri tani. Kam patur dhe kam marrëdhënie shumë të mira me kolegët, kudo ku kam punuar. Jam me fat për këtë.

– Çfarë është më e rëndësishme për ty?

– Të bëj punën që dua dhe të kem një familje të lumtur.

– Nëse nuk do t’i kishe hyrë botës së televizionit, çfarë mund të kishe bërë tjetër?

– Ëndrra ime në sirtar ka qenë mjekësia. Kam qenë një nxenëse me mesatare 10 në gjimnaz, studente e shkelqyer në gazetari, por në adoleshencë aspiroja pediatrinë, pasi i kam shumë qejf fëmijët.

– Çfarë çmon më shumë te njerëzit?

– Shpirtin dhe besnikërinë.

– A mendon se ke arritur në fazën e famës?

– Jo. Realisht smë intereson fama.

– Cili do ishte emisioni që do përmbushte ambiciet e tua?

– Jam ende duke e kërkuar.

– Cila do ishte një arsye e fortë për të refuzuar moderimin e një programi?

– Kompromisi në dëm të interesit të publikut dhe një program që nuk i përket natyrës sime.

– A ke një moto së cilës i përmbahesh?

– Motoja ime është: Puno dhe lufto fort për të arritur ambicjet dhe aspiratat e tua, pa dëmtuar të tjerët. Dashuro fort, duaje veten , jetën dhe familjen.

– Çfarë mendon se do thoje në një intervistë pas 10 vjetësh?

– Sa shpejt kaluan 10 vite haha.Shpresoj të jem më mirë se cjam  Rrugëtimi i kërkimit ndaj vetes është i pashmangshëm, ne kërkojmë e kërkojmë çdo ditë. Ndaj edhe pas 10 viteve unë do ti kërkoj përgjigje pyetjeve që si kam gjetur ende.

– Çfarë nuk duron dot te mediat/gazetaria shqiptare?

– Lajmet e pavërteta, mungesen e lirise, etikes , presionet. Por më shumë, atë “ censurën e padukshme” në përzgjedhjen e informacionit për publikun , por edhe në përzgjedhjen e personazheve dhe ekspertëve nga ana e gazetarit apo drejtuesve të emisioneve. Të gjitha bashkë pengojnë gazetarinë e lirë.

– Çfarë mund të përmirësohet dhe a mendon se do të ndodhë ndonjëherë?

– Gazetari shqiptar është i pambrojtur , pa status të qartë. Pra, kjo gazetari vazhdon të qëndrojë në vend numëro .Për këtë temë mund të rrimë e të flasim gjatë.Por , ndoshta një ligj që media të vetërregullohet është një mënyrë e mirë për të shmangur shume nga problemet që hasim në përditshmërinë tonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta heq erën e keqe që vjen nga stomaku?

Next Post

Ostrike

Advertisement