Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

2018-a viti i humbjeve të mëdha të artistëve shqiptarë…!

2018-ta ishte një vit që shënjoi humbje të mëdha në radhën e artistëve të shquar shqiptarë.

Figura të nderuara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar ndër breza, fatkeqësisht u ndanë nga jeta. Megjithatë veprat e artistëve gjithmonë mbesin, kështu që një artist është e vështirë ta harrosh.

Mjeshtri i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku në 12 janar të 2018-tës u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Pak ditë përpara vdekjes presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit” për të gjithë kontributin e tij. Më parë Çeliku mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

Advertisement

Tenor i mirënjohur, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në gusht të 2018-tës. Ai ishte një nga emrat më të mëdhenj në Panteonin e muzikës shqiptare. I nderuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Artist i Popullit”, Gaqo ka qenë tenori kryesor për tre dekada me radhë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi u shua në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqipe, sepse Arapi është shquar gjithmonë për poezitë. 10 vite më parë ai fitoi “Kurorën e artë” në një manifestim poetik.

Legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa, në 16 korrik 2018 ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri, megjithatë la pas veprat e tij.

Hasa ka qenë ndër aktorët e preferuar të publikut dhe figura e tij është e pangatërrueshme për shkak të roleve shumë të njohura në filmat shqiptarë. Më i paharruari dhe sigurisht i preferuari i publikut shqiptarë do të mbetet roli i Hekuranit në filmin “Mao Ce Dun”. Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.

Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografinë shqiptare, Luan Qerimi, u nda nga jeta në dhjetor të 2018-tës. Artisti i shquar u shua në moshën 89-vjeçare.

Ai mbante titullin “Artist i Merituar” dhe ka luajtur në disa role si për shembull tek: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlint:”, “Vdekja e kalit” etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse ndihem boshe dhe pse nuk më mungon asgjë?

Next Post

E qëlluan 11 herë me thikë; Djali i Simona Venturës fundos shqiptarët..!

Advertisement