Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urrejtja që mposhti dashurinë


Isha vetëm 14 vjeçe kur nisi gjithçka. Po kaloja periudhën më të bukur, por edhe më të vështirën që mund të përjetojë dikush. Vërtet mund të quhet periudha e gabimeve të justifikuara, por kjo ndodh vetëm kur gabimet janë akoma hipotetike dhe jo një fakt i kryer. Nuk e dija nëse ëndërroja apo jeta ishte ëndërr, por për një gjë isha e sigurtë; se ajo që po kaloja, nuk mund të ishte gjë tjetër veçse tmerr i pamerituar. E dija se jeta nuk është e lehtë për askënd, veçse për ata që kanë shëndet, lek dhe dashuri. Nuk e di nëse mund të përfshihem në grupin e atyre njerëzve që janë të ndjeshëm, por dija se dy herë kam qarë. Lufta shkakton shumë dëme, shkatërron gjithçka që gjen, por mendoja se mua nuk do të më prekte. Në fakt, mua nuk më preku lufta, por koha që kaloi nga ajo dhe pasojat që la pas në njerëz, nuk ishin aq të mëdha sa më la mua. Shumë humbën familjarët, ndërsa unë humba dëshirën për të jetuar. Që e vogël, kisha probleme shëndetësore. Pjesën më të madhe të jetës e kisha kaluar në spital. Vuaja nga veshkat. Me vite të tëra kurohesha nëpër spitalet e Greqisë dhe Turqisë, duke humbur ditët më të bukura të fëmijërisë e disa vite shkolle. Më në fund, pas shumë vuajtjesh fizike, më bënë transplant veshke në Greqi. U ktheva në atdheun tim për të kaluar e lumtur pjesën tjetër të jetës, pasi mendoja se vuajtjet e mia apo më saktë, pjesa ime e vuajtjeve kishte mbaruar, por në fakt, jo. Ato akoma nuk kishin filluar. Kaloi lufta dhe unë ndjehesha më mirë. Tmerri i vërtetë fillon tani.

Në shtëpi, ndërkohë që po ndizja furrën për të pjekur bukë, mora një letër të mbështjellë. Nuk e pashë çfarë kishte në të, por ndeza shkrepësen dhe ajo shpërtheu. Kaq mbaj mend dhe, kur u zgjova, e gjeta veten në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Nuk e dija se çfarë kishte pasur brenda letra, barut, kapsolla, por njoha pjesën më të tmerrshme; kërkoja dorën, kërkoja gishtin në të cilin do të vendosja unazën e fejesës, me të cilën do realizoja ëndrrat e mia vajzërore. E dini se  me çfarë ishte zëvendësuar ajo? Me një fashë të bardhë e cila shumë shpejt do mbulohej përgjithmonë me një dorashkë të zezë të endur me dorë, e cila nuk mbushet dot nga gishtat, por që gishta do kishte kyçin e dorës. Nga ai shpërthim, humba dorën e majtë duke u bërë tani një sakate e plotë, që nuk shërbente për askënd. Tani nuk kisha më në trupin tim vetëm një veshkë të huaj, por edhe një çorape të zezë në dorë. Mendova se në atë kohë, jeta ime kish përfunduar, edhe pse vetëm 14 vjet kishin kaluar prej saj. Pyesja veten me çfarë do ta mbushja pjesën tjetër të saj? A do të vazhdoja të jetoja në një botë dhe mentalitet që kërkon njerëz me dy duar? Dashurisë ia kisha hequr vizën. As në skutat më të errëta të ndërgjegjes nuk mendoja se mund të ekzistonte dashuria për mua.

Advertisement

Koha kalonte dhe përpiqej të shëronte gjithçka. Unë mund të bëja punët e shtëpisë, madje kisha mundësi edhe të qëndisja në makinë. Fillimi ishte i vështirë, por më pas ia mora dorën, u bëra eksperte e punëve shtëpiake me një dorë. Kjo kohë e kaluar bëri që jo vetëm të përshtatesha, por edhe të rifitoja besimin dhe të ecja përpara. Me anë të të njohurve që kishte im atë, pata mundësi të mbaroja shkollën tetë-vjeçare dhe të ndiqja më pas rregullisht të mesmen. Në fillim, të gjithë më rrinin pranë nga mëshira, por pas disa kohësh, shoqëria filloi të zbehej me disa dhe të forcohej me të tjerët. Shokët e klasës kërkonin femra që t’i plotësonin ata dhe jo një femër të paplotë si unë. Ishte i vetmi E, ai që më qëndroi pranë për të më ndihmuar. Afrohesha çdo ditë e më shumë me të, madje më shoqëronte në shtëpi pasi mbaronim shkollën sepse banonim në të njëjtën lagje. Mendoja se ai s’më shikonte si femër, por thjesht si një njeri i cili ka nevojë për mbështetjen e një miku. Një ditë, kur po shkonim për në shtëpi, erdhën me makina luksoze disa djem dhe na ndaluan te këmbët. Ai tha se ishin disa kushërinj të tijtë. U takuam dhe u njoha me ta. Në njërin nga takimet (kjo ndodhi me B.), ndjeva se ai ma shtrëngoi dorën me një forcë më të madhe se të tjerët. Ata ishin pesë djem. Atë ditë më shoqëruan deri te rruga e shtëpisë. Më pas, nuk u dukën për disa ditë.

Ndodhi që me datë 19 dhjetor, kur po kthehesha nga shkolla, erdhi B. vetëm dhe më takoi. Ai e dinte historinë time, por përsëri dëshironte të më njihte. Fillova të takohesha me të. Mendoja me vete se nuk kisha çfarë të humbja pasi gjithçka që kisha e kisha humbur e asgjë nuk më pengonte. Edhe pse isha e përkëdhelura e shtëpisë, isha një vajzë jo shumë e zhvilluar dhe nuk kisha ndonjë pamje të veçantë. Kisha pamjen e një njeriu që ka hequr shumë. Ndodhi që një ditë, E. dhe B., bashkë me tre kushërinjtë e tjerë, erdhën dhe më morën me makinë për të më dërguar në shtëpi, pasi po binte shumë shi. Doja të ikja në shtëpi, por makina mori drejtim tjetër. Më thanë që do shkonim për të pirë një kafe, por kur pashë një tabelë në rrugë, e kuptova se kisha mbërritur në Tiranë. Hymë në një nga lokalet më të mira të kryeqytetit i cili kishte edhe hotel. Nuk e di çfarë kam pirë, por di që aty humba edhe diçka tjetër, pastërtinë prej vajze, veçse jo me një njeri, por me katër meshkuj. Mora vesh se ata e kishin pasur këtë plan më përpara dhe se B. ishte ai që do të lozte rolin, por në fakt ai kishte rënë në dashuri me mua dhe për këtë arsye, nuk kishte marrë pjesë në atë çfarë shokët e tij bënë me mua, madje nuk qe aty. Urrejtja ime nuk do mposhtej kurrë nga dashuria e atij. Kurrë. Është e vërtetë kur thonë se kurrë mos urre se bie në nivelin e atij që urren, por unë e urreja atë që më çoi në atë nivel.

Ajo ditë në atë hotel, të cilit nuk ia mësova asnjëherë emrin, nuk do të hiqet nga kujtesa ime.  Ndjeja një boshllëk që edhe tani nuk e shpjegoj dot. Më dukej sikur gjithçka kishte marrë fund për jetën time, por me ndihmën e nënës sime, e cila nuk më është ndarë për asnjë sekondë, që në momentin e operimit tim të parë në Greqi e deri më sot, kam arritur ta marr veten. Ajo gjithmonë më thotë se Zoti të mbyll një derë, por të hap një dritare dhe në fakt, kështu është. Një ditë, në një nga emisionet sociale që unë i shikoja vazhdimisht, ndoqa historinë e një vajze e cila kishte lindur e verbër. Më bëri shumë përshtypje fakti që ajo kishte mbaruar shkollën për Psikologji me nota të shkëlqyera, por nuk e pranonte dot idenë se nuk shihte, përkundrazi, ishte shumë optimiste. Menjëherë, më shkoi në mendje të bëj diçka për jetën time. Kur vazhdoja shkollën, më pëlqente shumë lënda e anglishtes dhe nga filmat e shumtë që kisha parë, kisha arritur ta përvetësoja këtë gjuhë akoma më shumë. E hodha si mendim dhe menjëherë, prindërit bënë të pamundurën që unë të ndiqja kurset në gjuhën angleze. Aty kam krijuar shoqërinë time të re, madje jam njohur dhe me Tomin që është nga Amerika dhe më ka angazhuar të punoj në një shoqatë në ndihmë të njerëzve më aftësi të kufizuara. Historitë e këtyre njerëzve më bëjnë gjithnjë e më të fortë për të harruar të kaluarën time dhe për të patur një shpresë për të ardhmen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Burrat dhe gratë? Dy polet e një magneti!

Advertisement