-Dr Nevila Jam 32 vjeç. Kam një problem që ka kohë që po më shqetëson. Sapo ha, barku më fryhet shumë shpejt dhe ndihem i ngopur me pak ushqim. Kjo gjë më shqetëson, pasi më ka bërë dembel dhe pas ushqimit, dua të qëndroj patjetër shtrirë. Gjithashtu, kam shumë gazra. Theksoj se vaktet i ha të çrregullta për shkak të punës që bëj. Gjithashtu, jam edhe disa kile në mbipeshë. Pse e kam këtë shqetësim? Çfarë të bëj?
Dr Nevila Lëngu, gastro-hepatologe, QSUT :- -Do t’ju rekomandoja të kryenit eko abdominale, fece parazit dhe për H.Pylori,TSH dhe analizë gjak komplet, deri në marrjen e përgjigjes së ekzaminimeve përdorni Protech 40 mg 1 tb esell, sirup regulosio 15 ml 1 deri 2 herë në ditë dhe creon 10000 IU 3 herë 2 kapsula menjeherë para ngrënies.