Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ku qëndron forca tërheqëse e një mashkulli?


Disa psikologë thonë se forca tërheqëse e një mashkulli për ta bërë për vete një femër qëndron në radhë të parë të pamja e tij e jashtme. Disa të tjerë vënë mbi çdo veti tjetër mençurinë, kurse të tretët, gjendjen e mirë ekonomike. Të gjitha këto variante janë të pranueshme, por sipas anketave me një numër të madh grash, del se forca tërheqëse e një mashkulli, qëndroka gjetkë… Ku, pra? Meshkujt, nënvizojnë specialistët, kanë dy veçori, të cilat i bëjnë ata më tërheqës në sytë e femrave dhe këto janë: Besimi në vetvete dhe këmbëngulja për të arritur qëllimin. Me një fjalë, psikologët dhe sociologët nuk kanë rënë ende në një mendje për vetitë mashkullore që tërheqin më shumë një femër, por sidoqoftë, ata përcaktojnë shtatë rregulla, të cilat e ndihmojnë një mashkull t’u bjerë në sy grave dhe t’u pëlqejë atyre. Këto janë:

1. Vështrimi sa më mbresëlënës, para përshëndetjes

Psikologët mendojnë se në procesin e njohjes së një femre me një mashkull, “vendimin” për qëndrimin ndaj tij, gruaja e merr që në çastet e para të takimit, duke u bazuar te përshtypjet që i lë ai në këto çaste. Më pak rol se gjithçka tjetër në marrjen e këtij vendimi, zënë përshtypjet nga bisedat me të. Rolin vendimtar (55%) e luan informacioni nga gjestet, mimika dhe komunikimi tjetër, joverbal. Ndër të gjitha këto, përshtypjet më të mëdha ia lë gruas vështrimi i mashkullit para përshëndetjes, pra, mënyra se si e shikon ai femrën në momentet e para të takimit. Prandaj, psikologët i këshillojnë meshkujt që, kur duan të lidhen më nje femër, ta shikojnë atë drejt e në sy sepse kështu do të marrin vesh sakaq edhe “mendimin e saj për të”. Në rast se ajo ju shikon drejt në sy dhe aq më mirë, kur e shoqëron vështrimin e saj me buzëqeshje, këshillojnë ata, vazhdojeni bisedën. Në të kundërtën, në rast se ajo nuk di ku ta përqendrojë vështrimin dhe i hedh sytë sa andej-këtej, më mirë mos vazhdoni, pasi ju mbeten pak shance për të fituar shoqërinë dhe miqësinë e saj. Kërkoni më mirë një femër tjetër. Momentet e para të takimit e kanë bërë punën e tyre, vendimi është marrë: Ju i keni pëlqyer asaj (në rastin e parë) ose nuk i keni pëlqyer (në rastin e dytë). Mos harroni për asnjë çast se femra dëshiron të komunikojë më shumë me shenja e nojma sesa me fjalë, prandaj përpiquni të siguroni predispozitën e saj që në momentet e para, me anë të një vështrimi të përqendruar, sa më mbresëlënës. Praktikisht, që në segmentet e para të kohës, para përshëndetjes, përcaktohet më shumë se gjysma e fatit të marrëdhënieve tuaja me të…

Advertisement

2. Veçojeni që në fillim nga shoqet e saj

Në rast se jeni në një shoqëri vajzash e djemsh dhe doni të tërhiqni vëmendjen e ndonjërës, veçojeni atë që në fillim nga të tjerat, ama, në një mënyrë që ajo ta kuptojë. Përqendrimi i vëmendjes njëherësh te të gjitha, pa përjashtim, është një kusht i padiskutueshëm dështimi. Për të tërhequr vëmendjen e nje gruaje, i duhet lënë asaj të ndjejë dhe të kuptojë se për ju, ajo paraqet interes të veçantë dhe nuk është si gjithë të tjerat. Madje, edhe kur ju pëlqejnë në një shoqëri dy-tri femra njëherësh, ju duhet ta ndani menden për t’u përqendruar vetëm te njera, përndryshe, e humbët davanë dhe do të ktheheni në shtëpi vetëm…

3. Jepini të kuptojë se për ju, ajo është gruaja më e shkëlqyer në gjithë planetin

Psikologët dhe seksologët vënë në dukje se femra, shpeshherë, vendos kontakt me një mashkull vetëm sepse ai e detyron atë të ndjejë dhe të kuptojë se po ndodh diçka e jashtëzakonshme. Në rast se në praninë tuaj, nënvizon një seksolog i njohur, ajo e ndjen veten gruaja më e bukur në atë rreth ku ndodheni, ju do të keni patjetër shanc që të takoheni përsëri me të… Ky rregull, ç’është e drejta, vepron edhe në shumë sfera të tjera të marrëdhënieve reciproke me një grua. Kur shikojnë se kanë të bëjnë me një mashkull që u imponon një mendim dhe ndjesi të tillë, gratë e shikojnë më të mundshëm shoqërimin me të dhe i besojnë më shumë atij. Por, edhe ky rregull ka një përjashtim; në rast se ju shikoni se te një femër kjo ndjenjë dhe ky mendim është i dukshëm dhe shoqërohet me një shfaqje egoizmi, atëhere nuk ia vlen t’ia ushqeni më tepër…

4. Bëjini komplimente që mund t’ia kenë bërë të tjerët para jush

Ndodh që meshkujt, shpeshherë, nuk u afrohen grave të bukura dhe simpatike sepse mendojnë se nuk kanë çfarë komplimentesh t’u bëjnë dhe si ta fillojnë bisedën me to, sepse fjalët që do t’u thonë ata këtyre grave, ato i kanë dëgjuar me vakt e me kohë nga të tjerët…  Është vërtet për të qeshur, por realitet. Megjithatë, sipas anketave të vetë grave, komplimentet e përsëritura, fjalët që i kanë dëgjuar edhe nga meshkujt e tjerë, grave jo vetëm që nuk u sjellin mërzi, por përkundrazi, u pëlqejnë. Nguliteni në tru se të njëjtat fjalë nga meshkuj të ndryshëm, gratë i presin në mënyra të ndryshme  dhe se nuk janë fjalët ato që ndikojnë te gratë, por siç thamë, vështrimi, intonacioni, gjestet dhe mjete të tjera komunikimi joverbale. Silluni me femrat pa druajtje, natyrshëm, hapur dhe ato do t’ju jenë mirënjohëse e do t’ju simpatizojnë për këtë.

5. Kur vendosni të lidheni me një femër, shmanguni nga klishetë

Mos përdorni fraza stereotipe, të gatshme dhe të konsumuara sepse ato ose do t’ju lënë në një pozitë inferiore, ose do t’ju prezantojnë te femrat si një mashkull pa përvojë… Mjafton të jeni i hapur, i sinqertë dhe të përpiqeni të jeni “në një valë” me bashkëbiseduesen tuaj të preferuar.

6. Mos tentoni kurrë ta gjeni partneren nëpër baret dhe lokalet e natës

Kur shkon në bar ose në lokalet e natës, gruaja është shumë e kujdesshme dhe e përgatitur për t’i bërë ballë “sulmit” të meshkujve. Ajo mund t’ju refuzojë kur e ftoni në kërcim ose kur i kërkoni mundësi për të biseduar, për shkaqe nga më të ndryshmet. Në këto lokale, femrat, zakonisht, ndodhen në “pozita mbrojtëse” dhe pikërisht ky qëndrim i paracaktuar, mund t’ju dëmtojë rëndë. Gjendja e saj në gatishmëri numër 1 për të përballuar sulmet e meshkujve, do të punojë kundër jush. Prandaj, më mirë është që ju të njiheni me një femër në vende dhe rrethana të tjera…

7. Mësoni të tërhiqeni në momentin e duhur

Për femrat s’ka njeri tjetër më të neveritshëm sesa meshkujt “që të qepen”. Ndiqini me kujdes gjestet e femrës. Ato do t’ju tregojnë jo vetëm shkallën dhe nivelin e interesave të saj, por edhe kohën e saktë të largimit… Ndiqni me vëmendje nëse ajo ju shikon drejt në sy apo është e papërqendruar dhe e hedh vështrimin sa andej-këtej… Këtu duhet shumë kujdes: Nëse ju i harxhuat “të gjithë fishekët” dhe nuk qëlluat dot në shenjë, por ajo vazhdon të jetë ndaj jush indiferente, e painteresuar, ndaloni çdo përpjekje dhe ngrihuni e ikni. Rastis që, duke e ndërprerë bisedën në një çast kulminant, ju mund të ndikoni për të ngjallur tek ajo dëshirën e një takimi tjetër, por këtë takim, ama, mos ia propozoni dhe as mos iu impononi ju, lëreni, sepse, po të dëshirojë, ajo do t’i gjejë vetë mënyrat “për vazhdmin e bisedës së ndërprerë”.

8. Ndiqni rregullat e lojës…

Mos u dëshpëroni nga ndonjë refuzim i mundshëm, pavarësisht se në ç’formë shprehet ai nga një femër. Mos harroni se edhe vetë Don Zhuani pati refuzime nga femrat. Sekreti i suksesit të tij qëndron vetëm në faktin se ai nuk i humbte kurrë shpresat dhe as i ndërpriste orvatjet për t’u afruar me ato që i pëlqenin… Mos harroni se ky refuzim mund të mos ketë të bëjë fare me ju. Ajo, në ato çaste, mund të mos ketë qenë “në orë të mira”, mund të ketë patur ndonjë “hall” ose arsye jashtë raporteve tuaja. Psikologët pohojnë se, po të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni “rregullat e lojës”, nuk do të prisni një sukses të mundshëm. Përpiquni, duke mbajtur parasysh, sigurisht, atë që thamë, se për femrat s’ka njeri tjetër më të neveritshëm sesa meshkujt ngjitës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam gati ta mbuloj me puthje

Next Post

DJ Jony Doctor: Të bëjmë pak zhurmë me muzikën time...!

Advertisement