Gruaja ime ka bërë një denoncim falls sikur unë kam trajtuar keq dhe kam dhunuar atë e fëmijët e mi. Tre vjet pas ndarjes me divorc, gruaja nuk më lë të shikoj fëmijët. I kam bërë thirrje gjykatës, por nuk më ka mbështetur. Unë kam të drejtë t’i shikoj, por ajo nuk më lë. Ku duhet ta bëj apelin për të rihapur gjyqin?
Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Ndyshimi i pasojave të zgjidhjes së martesës në lidhje me fëmijet është aspekt dinamik dhe i respektimit të ligjit. Kjo do të thotë se Gjykatës nuk i drejtohesh me thirrje por me kërkesë-padi. Prindi, që nuk i është lënë fëmija për rritje dhe edukim, ruan të drejtën të mbikëqyrë mbajtjen dhe edukimin e fëmijës e për pasojë të informohet dhe të konsultohet për zgjedhjet e rëndësishme që lidhen me jetën e tij. Ai kontribuon në raport me burimet e tij dhe ato të prindit tjetër. E drejta e vizitës dhe e banimit, sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata, nuk mund t’i refuzohen, veçse për arsye të rënda që dëmtojnë interesat e fëmijës. Vendimi lidhur me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore mund të ndryshohet në çdo çast nga gjykata, me kërkesën e njërit prej ishbashkëshortëve, një të afërmi ose të prokurorit. Në rast të zgjidhjes së martesës me kërkesë të përbashkët, kushtet e marrëveshjes së miratuar nga gjyqtari, lidhur me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, mund të rishqyrtohen për shkaqe me rëndësi dhe sipas kërkesës së njërit prej ish-bashkëshortëve ose të prokurorit. Më kontakto personalisht nëse jeni I interesuar për të iniciuar këtë proçes gjyqësor.