Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Si të dalësh nga humori i keq i dimrit?
Disa të vërteta për dashurinë me shikim të parë
Vuaj pasojën e një goditjeje

Disa të vërteta për dashurinë me shikim të parë


është legjendë, apo realitet? Dashuria me shikim të parë shpesh është idealizuar, ushqyer nga filmat dhe pjesët teatrale, ose nga përrallat me princesha. Por, a ka mundësi që tërheqja që ndjen për tjetrin me shikimin e parë, të kthehet në një histori të vërtetë dashurie? Ja disa të vërteta mbi këtë lloj dashurie që përbën bazën e skenareve të Hollivudit dhe literaturës që prej 5000 vjetësh…

1. Dashuria me shikim të parë ekziston vërtet

Advertisement

Sipas një sondazhi të vitit 2012, të kryer në Francë, afro tre të katërtat e francezëve janë të bindur për ekzistencën e kësaj dashurie të momentit. Ajo ka edhe simpotmat e veta: Ritmi i zemrës përshpejtohet, ke ndjesi nxehtësie, shtim të djersitjes…Janë të shumtë elementet që shoqërojnë një mbingarkesë emocionale të papritur, që na bën të ndjejmë se diçka psikologjikisht e pazakontë po ndodh tek ne. Kini parasysh se kjo dashuri nuk është e rrallë: Afro 51,7% të atyre që janë marrë në pyetje pohojnë se e kanë përjetuar. Po ju?

2. Dashuria me shikim të parë shpjegohet shkencërisht

Në imagjinatën e përgjithshme dashuria me shikim të parë vjen si pasojë e një reagimi të zemrës. Në realitet kjo është e lidhur me trurin tonë që kontrollon gjithë ndjesitë dhe emocionet tona, i aktivizuar nga sistemi nervor limbik, në mënyrë krejtësisht të pavullnetshme. Trupi reagon atëherë duke prodhuar “molekulat e lumturisë”, që janë dopaminat, ositocina dhe endrofinat. Ndjesia e dashuriësë pra krijohet nga truri ynë. Jemi larg imazhit të Kupidit që na qëllon me një shigjetë dashurie…

3. Dashuria me shikim të parë është me bazë shoqërore-kulturore

Studime të shumta sociologjike kanë treguar se, gjatë një takimi, drejtohemi në mënyrë spontane drejt personave që i korrespondojnë geneve tona, por njëkohësisht joshemi edhe nga gjëra po aq të lehta dhe sipërfaqsore, si modeli i flokëve, apo veshja e zgjedhur. Me një fjalë, dashuria me shikim të parë përcaktohet nga mjedisi ku jetojmë dhe eksperiencat shoqërore. Një lloj kastingu i tipit të realitet shout Bachelor, jo shumë shik dhe krejtësisht i pandërgjegjshëm!

4. Për të rënë në dashuri nevojitet më pak se një sekodnë

Kjo është ajo që afirmon Stefani Ortig, profesoreshë në universitetin e Sirakuzës. Studimi i saj, i publikuar në revistën “Journal of Sexual Medicine”, afirmon se “mjaftojnë 0.2 sekonda për të rënë në dashuri” dhe kjo shkakton “të njëjtën gjendje euforike si kur ke marrë kokainë”. Por, ashtu si për drogën, efekti “i molekulave të lumturisë” nuk është i përhershëm dhe zbritja me këmbë në tokë mund të jetë nganjëherë brutale, si për Zonjën Bovari, që ndjehet e humbur dhe do të vrasë veten kur rikthehet në realiteit. Me një fjalë dashuria lind për një të pestën e sekondës dhe zgjat maksimumi tre vjet…

5. Dashuria me shikim të parë është një bast i rrezikshëm me të ardhmen.

Dihet se dashuria është e verbër. Në fakt, eksitimi që ndjen në fillim ndryshon perceptimin e tjetrit dhe krijon një vizion krejtësisht të idealizuar për të. Je si “i/e magjepsur” dhe nuk i respekton etapat “normale” të njohjes së tjetrit dhe të zbulimit të intimitetit. Nëse mirëkuptimi, humori, sensualiteti dhe seksualiteti janë elementet kyç të vrullit tonë pasional, mos harrojmë një gjë: Kjo është krejtësisht sipërfaqësore. Janë të shumë ata që janë rrëmbyer nga kjo dashuri dhe kanë lënë gjithçka (familjen, punën, fëmijën, vendin) për këtë lidhje shumë eksituese në fillim, por krejtësisht të deformuar. Kështu, ne harrojmë të përllogarisim pasojat e veprimeve tona…Kur je adoleshent këto gabime janë të kuptueshme dhe të falshme, por në moshë të rritur ato kanë pasoja. Me një fjalë mund të bini në dashuri me shikim të parë, por mos harroni të vini në punë edhe logjikën. Ju kemi paralajmëruar!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të dalësh nga humori i keq i dimrit?

Next Post

Vuaj pasojën e një goditjeje

Advertisement