Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cila është zgjidhja më e mirë?


Përshëndetje Dr .Ersida! Jam 35 vjeç dhe më mungojnë të dyja dhëmballët nr 6 besoj duhet të jenë, në nofullën e sipërme. Kujdesem shumë për dhëmbët dhe dua zgjidhjen më të mirë. Ju çfarë më rekomandoni implante apo ura zirkoni? Theksoj se dua më të mirën.! Faleminderit!

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje ! Së pari, ju duhet të vini pranë Klinikes dentare Brilant për një konsultë të detajuar.Vizitat janë falas. Nga kjo konsultë e detajuar do vlerësoj gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore dhe nga ekzaminimi i detajuar oral do vlerësoj gjendjen e kockës në dy dhëmballët që ju mungojnë nëpërmjet një grafie skaner 3D dhe gjendjen e dhëmbëve fqinjë me dhëmballët nr 6 që mungojnë. Nëse dhëmbët fqinje janë të sheëndetshëm dhe kocka është e shëndetshme do t’ju rekomandoja implante. Nëse kocka ka pësuar humbje dhe dhëmbët fqinje janë të dëmtuar do t’ju këshilloja urë. Kostoja është e njëjte për të dyja mënyrat e zgjidhjes por implantet kanë disa avantazhe më shumë. Avantazhet e implanteve janë: 1-Zëvendësojne dhëmbët që mungojnë pa i prekur dhëmbët fqinje. 2-Ruajnë kockën e nofullave nga humbjet. 3-Janë biokompatibël për organizmin. 4-Funksioni i implantit është zëvendësimi i rrënjës që mungon. 5-Vendosja e implantit është proçedurë e padhimbshme dhe që zgjat shumë pak, afërsisht 20 minuta. Më e dhimbshme konsiderohet heqja e një dhëmbi sesa vendosja e një implanti. Ju uroj gjithë të mirat dhe ju pres në klinikë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ngec gjithçka në fyt

Next Post

Më shiti burri që më zgjodhën prindërit...!

Advertisement