– Jam 30
vjeçe. Pyetja ime për doktorin është: A ka efekte anësore për shëndetin mbyllja
e tubave të mitrës? Unë po pres fëmijën e dytë. Me respekt D.
Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, whatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje! Pyetja juaj nuk është e qartë, se në një anë pyesni a ka efekt anësor për shëndetin mbyllja e tubave, e në anën tjeter doni fëmijë pa dhënë detaje nëse i keni mbyllur vetë tubat, apo janë mbyllur nga ndonjë sëmundje si infeksion, endometriozë apo operacion, ku nga vetë shkaktari duhen përcaktuar dhe efektet anësore nga mbyllja e tubave, ku në rast se nuk gjendet shkaktari dhe mjekohet sëmundja, dhe efekt i dytë anësor në rast se keni tubat uterinë të mbyllur, nuk ngeleni shtatzënë me rrugë natyrale normale. Pak anatomi për tubat e fallopit, që të kuptoni pyetjen tuaj! Tubat uterine janë organe çifte në formë tubi, me gjatësi 10 -12 cm, që fillojnë nga këndet e mitrës në pjesën fundore të saj, dhe, duke kaluar nëpërmjet të dy mureve të ligamenteve të gjerë , përfundojnë të lira në formë hinke në hapësirën e abdomenit . Gjerësia e tyre nuk është e njëjtë. Ato janë më të ngushta te këndi i mitrës dhe më të gjera në pjesën e lirë abdominale. Lumeni ose hapësira e tubave uterine komunikon me hapësirën e mitrës.Funksionitubat jane organ nëpër të cilin kalojnë spermatozoidet pas marrëdhënieve seksuale, dhe ku bëhet pllenimi-fekondimi i qelizës vezë në pjesën ampulare të tubit, dhe e bart qelizën vezë të fekonduar në hapësirën e mitrës nëpërmjet të lëvizjeve peristaltike dhe qelizave qerpikore-ciliare. Dëmtimi i murit të tubave uterine ose mbyllja e kalueshmërisë së tyre, pamundëson në mënyrë mekanike të arrihet kontakti në mes të qelizës vezë dhe spermatozoideve. Dëmtimi i tubave uterine më së shpeshti është pasojë e proceseve inflamatore, të shkaktuara me shkaktar që transmetohen me rrugë seksuale ( klamidie, gonokok, mikoplazma) , por mund të ndodhin edhe si pasojë e disa sëmundjeve të tjera si p.sh. tuberkulozes, pezmatimi me qelb i zorrës qorre, ose endometriozës. Mundësitë diagnostikuese në vlerësimin e kalueshmërisë së tubave uterine shfrytëzohen metodat me kontrast si : histerosalpingografia (HSG) dhe histerosalpingo-sonografija (HSSG). Në të dy rastet, mjeti i kontrastit futet në hapësirën e mitrës dhe pastaj në tubat uterine, ndërsa kalueshmëria e tyre analizohet dhe fotografohet me rëntgen ose me rrugë ultrasonografike. Një analizë e drejtpërdrejtë mund të bëhet me anë të laparoskopisë. Gjatë laparoskopisë me anë të instrumentit optikë futet në hapësirën abdominale dhe drejtpërsëdrejti vështrohet dhe analizohet dukja, pozita, dhe kalueshmëria e tubave uterine, me mundësi që kjo të vazhdohet edhe si metodë terapeutike gjegjësisht korirgjimit eventual mikrokirurgjik. Mjekimi: Dëmtimi dhe mbyllja e tubave uterine mjekohet në dy mënyra: me korrigjim gjerësisht, trajtim mikrokirurgjik dhe me metoda të riprodhimit të asistuar. Rekomandoj të paraqiteni te mjeku apo gjinekologu për një konsultë dhe informacion më të hollësishëm për gjendjen tuaj shëndetësore rreth tubave uterine dhe planifikimin për shtatzëninë e dytë . Ju uroj realizim të dëshirave tuaja.