Kam një pyetje për doktoreshë Nevilën, çfarë është saktësisht diarreja, cilat janë shkaktarët dhe a paraqet rrezikshmëri të lartë për trupin e njerit? Faleminderit
Dr Nevila Lëngu, gastro-hepatologe, QSUT :- Diarrea nënkupton defekim të shpeshtë disa herë në 24 orë dhe me përmbajtje të ujshme. Klasifikohet si akute kur zgjat deri 4 javë dhe kronike kur zgjat më tepër. Shkaqet më të zakonshme janë mikrobet .Shkaqe të tjera janë sëmundja inflamatore e zorrës; hipertireoza, celiakia, abuzimi me laksativë, sindromi i zorrës se irrituar; efekte anësore medikamentoze ,divertikujt e kolonit dhe më kryesori për sa i përket prognozes tumoret malinje të zorrës së hollë dhe të trashë. Nëse nuk zbulohet shkaku dhe nuk trajtohet diarrea shkakton së pari dehidrim dhe më pas vijojnë komplikacione serioze që rrezikojnë jetën e pacientit.